web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Java e fundit e Superiores/ Të gjithë "sy e veshë" në Shkodër, Teuta-Dinamo si finale

11 Maj 2024, 12:34, Sport CNA

Java e fundit e Superiores/ Të gjithë "sy e veshë"

Këtë të shtunë do të luhet java e fundit e sezonit të rregullt në Superiore. Lufta më e ashpër do të jetë padyshim për vendin e katërt.

Skënderbeu, Tirana, Teuta dhe Dinamo Siti do të luftojnë deri në minutën e fundit për një vend në “Final Four”.

Skënderbeu ka gjithçka në dorë dhe do të përballet në stadiumin “Loro Boriçi” me Vllazninë. Korçarët kërkojnë fitoren për të siguruar vendin e katërt që e mbajnë aktualisht, ndërsa kuqeblutë synojnë triumfin për të shpresuar deri në fund për vendin e dytë në kampionat. Padyshim, te kjo ndeshje do të jetë edhe vëmendja e kundërshtarëve, që shpresojnë në një ndalesë të juglindorëve, për tu rrëmbyer vendin e katërt.

Në Rrogozhinë, do të luhet ndeshja Egnatia – Tirana. Kryesuesit e Superiores, me fitoren e fundit ndaj Dinamo Sitit siguruan vendin e parë dhe vijnë të qetë në këtë sfidë, ndërsa bardheblutë luajnë vetëm për fitore, për të shpresuar deri në fund për “Final Four”.

Në “Niko Dovana” zhvillohet një tjetër përballje e fortë mes Teutës dhe Dinamo Siti. Objektivi i të dyja skuadrave është vetëm fitorja, pasi janë në luftë për katërshen e parë.

Partizani në “Arenën e Demave” do të synojë fitoren e pestë radhazi ndaj Erzenit për të siguruar vendin e dytë në kampionat, ndërsa në Laç do të luhet sfida Laçi – Kukësi, ku të dyja ekipet nuk kanë asnjë objektiv në këtë takim.





Lajmet e fundit nga