web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Konfirmohet dëmtimi, sulmuesi i Bayern-it humb Europianin

10 Maj 2024, 18:11, Sport CNA

Konfirmohet dëmtimi, sulmuesi i Bayern-it humb Europianin

Ndodhi ajo që i frikësoheshin me shumë. Serge Gnabry, ka humbur Europianin, për shkak dëmtimi.

Bayern Munich, konfirmoi se sulmuesi ka mbyllur sezonin, për shkak një çarjeje muskulore në bicepsin femoral të këmbës së tij të majtë.

Koha e parashikuar e pushimit mjekësor është rreth gjashtë javë. Ndaj, pritet që Julian Nagelsmann të mos e llogarisë për finalet e Europianit, që nisin pas pak më shumë se një muaji.

Lëndimi ndodhi gjatë pjesës së parë të ndeshjes së kthimit kundër Realit të Madridit në “Santiago Bernabeu”.





Lajmet e fundit nga