web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hap i rëndësishëm në karrierë, futbollisti shqiptar drejt transferimit tek Arsenali

10 Maj 2024, 15:08, Sport CNA

Hap i rëndësishëm në karrierë, futbollisti shqiptar

Ndonëse kampionati nuk është mbyllur ende, tek Arsenali kanë filluar të mendojnë që tani për lojtarët që do të afrohen në merkaton e verës.

“Topçinjtë” janë në kërkim të një portieri dhe në listë ka përfunduar një shqiptar.

Bëhet fjalë për Diant Ramajn. 22-vjeçari ka zhvilluar një supersezon me Ajaxin e Amsterdamit. Ramaj përfitoi në fillim të sezonit nga dëmtimet e Rullit dhe Gorte dhe e shfrytëzoi në maksimum situatën në favorin e tij, duke blinduar vendin e titullarit.

Për Ramajn do të ishte padyshim një hap i madh në karrierë lëvizja drejt Arsenalit në Premier League dhe ai është edhe opsioni më i lirë dhe më i lehtë për të arritur një marrëveshje.





Lajmet e fundit nga