web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Finalja e vogël/ Skënderbeu-Vllaznia luhet për vendin e tretë

24 Maj 2024, 11:53, Sport CNA

Finalja e vogël/ Skënderbeu-Vllaznia luhet për vendin e

Skënderbeu dhe Vllaznia do të përballen mes tyre për finalen e vogël, që përcakton vendin e tretë në “Final Four”.

Dy ekipet dështuan për titullin kampion, duke u eliminuar në gjysmëfinale. Korçarët u mposhtën minimalisht nga Partizani, por nuk kishte vend për hidhërim, për shkak se skuadra plotësoi pritshmëritë për këtë sezon.

Ndryshe ishte situata në kampin shkodran. Vllaznia u eliminua nga Egnatia, pas barazimit pa gola. Rrogozhinasit kishin avantazh barazimin, për shkak të renditjes më të mirë në kampionat, aty ku e mbyllën në vendin e parë.

Zhgënjimi te kuqeblutë ishte i madh, për shkak se skuadra e kishte titullin kampion si objektiv dhe është e detyruar të presë edhe për të paktën një tjetër sezon.

Skënderbeu dhe Vllaznia do të përballen mes tyre për vendin e tretë, në një sfidë ku interesi është i ulët dhe priten shumë pak tifozë.

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Vllaznisë do të luhet mbrëmjen e kësaj të premte në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 19:00.





Lajmet e fundit nga