Helmimi i studentëve/ SORI-AL: Asnjë konfirmim nga institucionet, kush mban përgjegjësi për dëmin ndaj biznesit
Kompania SORI-AL përmes një deklarate zyrtare bën me dije ...
Kompania SORI-AL përmes një deklarate zyrtare bën me dije ...

Vinicius Junior duket se do të transferohet te PSG-ja në Francë. Ky është lajmi i bujshëm, që ka tronditur Spanjën së fundmi.
“Mundo Deportivo” raporton se ylli i sulmit të Real Madrid, ka firmosur një parakontratë me klubin francez, për 10 sezone.
Në një skenar që tingëllon si një roman sportiv, thuhet se Vinicius ka shfrytëzuar pushimet e Krishtlindjeve për të fluturuar drejt Kinës. Atje, në një atmosferë të mbushur me diskrecion, braziliani ka hedhur firmën në një marrëveshje që e lidh atë me PSG-në për një dekadën e ardhshme. Udhëtimi është realizuar me një avion privat, të vënë në dispozicion nga legjenda e futbollit, Luis Figo, i cili duket se ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë operacion.
Për t’i dhënë formë përfundimtare marrëveshjes, Vinicius dhe përfaqësuesit e tij kanë bërë një ndalesë teknike në Doha, ku janë takuar me delegacionin e PSG-së. Delegacioni parizien, i kryesuar nga drejtori i përgjithshëm Melero, ka ardhur i përgatitur me një ekip të tërë juristësh dhe përkthyesish francezë, për të siguruar që gjithçka të realizohej pa asnjë pengesë. Kjo lëvizje tregon seriozitetin dhe përkushtimin e klubit francez për ta bërë këtë transferim një realitet.
Ky operacion duket se ka qenë një strategji personale e presidentit të PSG-së, Nasser Al Kelaifi, për t’i dhënë një goditje të fortë rivalit të tij, Florentino Pérez. Transferimi i Mbappé te Real Madrid gjatë verës së kaluar ka lënë plagë të thella në kampin parizien, dhe marrëveshja me Vinicius shihet si një mënyrë për të rikthyer dinjitetin dhe për të mbajtur nën kontroll narrativën e klubeve elitare në Europë.
Një rol thelbësor në këtë operacion është luajtur nga ish-ylli i PSG-së, Nejmar, i cili ka shfrytëzuar marrëdhënien e tij të ngushtë me Vinicius për të lehtësuar komunikimin mes palëve. Nejmar, që shpesh është kritikuar për mungesat e tij në fushë për shkak të dëmtimeve, duket se këtë herë ka kontribuar në një mënyrë krejt të veçantë, duke qenë një ndërmjetës kyç. Madje, sipas raportimeve, baraziliani ka ndihmuar edhe në detaje si përzgjedhja e numrit të fanellës së Vinicius, që pritet të jetë 77, një zgjedhje simbolike për të shmangur krahasimet me Mbappé.
Në Madrid, ky lajm ka rënë si një bombë. Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga klubi, por është e qartë se një lëvizje e tillë do të ndezë polemika të ashpra. Vinicius është një prej yjeve më të ndritur të “Los Blancos” dhe një lojtar që pritet të ndërtojë të ardhmen e klubit. Humbja e tij ndaj një rivali të drejtpërdrejtë si PSG do të ishte një goditje e rëndë për Florentino Pérez dhe gjithë tifozërinë madrilene.
Nëse kjo marrëveshje përfundon me sukses, Vinicius mund të jetë lojtari që do të hapë një kapitull të ri në historinë e PSG-së. Me një kontratë të gjatë dhe një potencial të jashtëzakonshëm, braziliani pritet të kthehet në simbolin e klubit për dekadën e ardhshme, duke ndihmuar parizienët të realizojnë ëndrrën e tyre të madhe, triumfin në Ligën e Kampioneve.
Lajmi mbetet për t’u konfirmuar zyrtarisht, por nëse është i vërtetë, do të jetë një nga historitë më të jashtëzakonshme të futbollit modern.
Marko Juric pritet të largohet nga Vllaznia. Mbrojtësi kro...
Bedri Greca do të vazhdojë karrierën te Besa e Kavajës. S...
Redon Xhixha është kthyer në objektivin kryesor të Partiza...
Florian Marku ka lënë qelinë e burgut në Gjermani. Boksier...
Juventusi prej kohësh ka nisur punën për të gjetur një sul...
Dubai, u kthye në qytetin e ndarjes së çmimeve më prestigj...
Superiorja U-17 për vitin 2024 është mbyllur me një rivali...
Këtë të premte ka ndërruar jetë ish-sulmuesi i Dinamos, St...
Barcelona po përballet me një nga periudhat më të vështira...
Fjoart Jonuzi pritet të vazhdojë karrierën tek Elbasani. M...
Fernando Medeiro do të rikthehet tek Egnatia. Mësohet se k...
Granit Xhaka është zgjedhur në formacionin më të mirë të v...
Rey Manaj pritet të vazhdojë karrierën në Turqi, ndonëse l...
Anis Mehmeti shpreson të jetë pjesë e Shqipërisë ndaj Angl...
Egnatia fitoi Superkupën e Shqipërisë. Rrogozhinasit trium...
Nuk ka fund kriza te Manchester United. As trajneri i ri, ...
Besa nuk ka humbur kohë për trajnerin e ri. Pas shkarkimit...
Është zhbllokuar finalja e Superkupës së Shqipërisë, mes E...
Sulmuesi Roko Vata, ishte sërish protagonist për Watford n...
Pesë ndeshjet e Premier League, të vlefshme për javën e 18...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas njoftimit...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Andy Burnham është shpallur zyrtarisht lideri i ri i Parti...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...