web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lëvizje e papritur! Greca largohet nga Elbasani, firmos me skuadrën tjetër në Shqipëri

28 Dhjetor 2024, 12:07, Sport CNA

Lëvizje e papritur! Greca largohet nga Elbasani, firmos me skuadrën


Bedri Greca do të vazhdojë karrierën te Besa e Kavajës.

Sulmuesi ka mbyllur aventurën tek Elbasani dhe do të vazhdojë karrierën në Kategorinë e Parë. 

Mësohet se Besa ka mbyllur akordin me Grecën dhe mungon vetëm zyrtarizimi që pritet të vijë në orët e ardhshme. 

Përforcim i rëndësishëm për verdhezinjtë, që këtë sezon synojnë ngjitjen në Superiore. 

Në orët e ardhshme Besa pritet të prezantojë edhe trajnerin e ri, Emiljano Çela. 





Lajmet e fundit nga