web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndahet nga jeta ish-sulmuesi i Dinamos, Duka: Personalitet i vlerësuar

27 Dhjetor 2024, 15:58, Sport CNA

Ndahet nga jeta ish-sulmuesi i Dinamos, Duka: Personalitet i vlerësuar

Këtë të premte ka ndërruar jetë ish-sulmuesi i Dinamos, Stavri Lubonja. Ish-futbollisti i njohur shqiptar, u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare, pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje.

Për këtë ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili i ka shprehur ngushëllime familjes, ndërsa shkruan se ishte një personalitet i vlerësuar nga i gjithë komuniteti i futbollit për natyrën e çiltër dhe respektin që kishte për njerëzit e futbollit dhe kolegët.

Postimi i Dukës:

Një lajm i trishtë për komunitetin e futbollit na erdhi në këtë fundvit. Është ndarë nga jeta Stavri Lubonja, ish-sulmues i shquar i viteve 1950’60 i Dinamos dhe ekipit Kombëtar. Golashënues i spikatur dhe lojtar elegant, që pasi e mbylli me futbollin e luajtur vijoi karrierën si trajner dhe drejtues i klubit Dinamo. Personalitet i vlerësuar nga i gjithë komuniteti i futbollit për natyrën e çiltër dhe respektin që kishte për njerëzit e futbollit dhe kolegët. I shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes Lubonja dhe të afërmve e miqve të tij. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!





Lajmet e fundit nga