Kapriçot e motit/ Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e sotme
Ashtu si të shtunën, edhe këtë të diel moti parashikoh...

Në Shqipëri, integrimi i personave me aftësi të kufizuara vazhdon të përballet me vështirësi, sidomos për përfshirjen e tyre në procesin e punësimit. Përmes ndryshimeve ligjore të viteve te fundit, Ministria e Financave synon që të punësohen rreth 9000 persona me aftësi të kufizuara, rreth 3600 në institucione publike dhe rreth 5400 në sektorin privat. Megjithatë, deri tani janë të pakta rastet e punësimit të personave me aftësi të kufizuara.
45-vjeçari Ardit Mancaku vazhdon të jetë i papunë dhe kjo, siç thotë ai, për shkak të aftësisë së tij të kufizuar që në lindje. Kjo e ka shtyrë atë që t’i bashkohet projektit “Shpresë”, në Shkodër, projekt që mbështet personat me aftësi të kufizuara nga rrethet veriore të Shqipërisë.
Por Arditi thotë se dëshiron të punojë dhe se po vazhdon me këmbëngulje të kërkojë të drejtën e tij për një vend pune, të përshtatshëm për aftësitë e tij të kufizuara.
“Kam kërkur punë. Jam në bashkëpunim me zyrën e punës. Edhe projekti “Shpresë” është duke na ndihmuar për të gjetur punën përmes nxitjes së punësimit”, tregon ai.
Edhe personat me aftësi të kufizuara, thotë Arditi, mund të punojnë, mjafton që t’u ofrohen mundësi punësimi dhe aftësimi profesional.
“Dëshira ime është që të kem vendin e punës, të punoj si të gjithë të tjerët. Jo me shkëputje, por rregullisht. Sepse po pate punë ecën përpara, e kalon ditën. Po nuk pate punë nuk ecën dita. Edhe mërzitesh kur nuk ke punë. Kur ke punën, e kalon kohën. Më pëlqen të punoj me të tjerë pasi jam edhe tip social”, tregon ai.
Sipas CENS-sit të vitit 2023 mbi popullsinë dhe banesat, rreth 6.5 për qind e popullsisë në Shqipëri mbi moshën 5 vjeç janë me aftësi të kufizuara, ku lloji më i përhapur i aftësisë së kufizuar është pamundësia për të ecur.
Në vitin 2022, në Shqipëri u regjistruan si punë kërkues të papunë 237 persona me aftësi të kufizuara, ndërsa një vit më vonë, në vitin 2023, ky numër thuajse u trefishua duke arritur në 720.
Megjithatë, sipas drejtueses së fondacionit të personave me Sindromën Down në Shqipëri, Emanuela Zaimi, treguesit e punësimit të personave me aftësi të kufizuara janë ende shumë të ulëta.
“Shifrat e punësimit të personave me aftësi të kufizuara në rang kombëtar, por sidomos në qytetet jashtë Tiranës, janë shumë të ulëta. Çështja është se duhet ndërgjegjësim në të gjitha drejtimet, përfshirë edhe vetë personat me aftësi të kufizuara, sepse vijmë nga një kulturë ku vetë personat me aftësi të kufizuar mjaftohen vetëm me pagesat që u jep shteti”, thotë ajo.
Drejtuesja e fondacionit, Emanuela Zaimi, thotë se personat me aftësi të kufizuara kanë nevojë për një punë të qëndrueshme dhe aftësim profesional, në përshtatje me gjendjen e tyre.
“Sipas ligjit shqiptar, personat me aftësi të kufizuara, në rastin kur punësohen, vazhdojnë të përfitojnë edhe pagesën e aftësisë së kufizuar”, thotë Daniela Jakoja, Drejtore Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror.
“Momentalisht kemi referuar drejt zyrave të punës 1043 skeda, nga të cilat 39 skeda me aftësi të kufizuara janë punësuar dhe 90 të tjerë janë drejtuar drejt formimit profesional. Personat me aftësi të kufizuar marrin pagesën e aftësisë së kufizuar dhe, dëshiroj të theksoj, se përfshirja në një punë apo formim profesional nuk i pengon ata që të marrin pagesën e aftësisë së kufizuar”.
Pavarësisht ndryshimeve ligjore, sipas drejtoreshës rajonale të punësimit në Shkodër, Rozafa Zmijani, është e nevojshme edhe dalja e udhëzimeve për punësimin e personave me aftësi të kufizuar, udhëzime që duhet të detyrojnë institucionet dhe bizneset, që kanë më shumë se 25 punëtorë, të punësojnë edhe persona me aftësi të kufizuar.
“Kemi plot raste, na vijnë edhe bashkë me prindërit e tyre, vijnë edhe vetëm, sepse janë persona të cilët janë të aftë tashmë për tregun e punës. Por kemi vështirësi për punësimin e tyre në biznese, pavarësisht se ne u telefonojmë bizneseve, u kërkojmë të marrin punëtorë nga aftësia e kufizuar, pasi kanë mbi 25 punëtorë, por pak reagojnë bizneset”.
Sipas Ministrisë se Financave, përmes ndryshimeve ligjore të viteve të fundit synohet që të punësohen rreth 9000 persona me aftësi të kufizuara, prej të cilëve rreth 3600 në institucione publike dhe rreth 5400 në sektorin privat. Megjithatë, deri tani, janë të pakta rastet e punësimit të tyre./ VOA
Ashtu si të shtunën, edhe këtë të diel moti parashikoh...
Këtë të shtunë, moti parashikohet me alternime vranë...
Këtë fundjavë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga k...
Për ditën e Premte, vendi ynë do të vijojë të ndikohet...
Anketa e fundit nga barometri i Ballkanit zbuloi se përgji...
Shqipëria vlerësohet të ketë përparime në legjislacionin e...
Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet n...
Sipas të dhënave të fundit nga INSTAT, Shqipëria ka një to...
Ditën e sotme vendi ynë do të këtë mot të paqëndrueshëm, m...
Moti për ditën e sotme parashikohet të jetë me alternime, ...
Moti parashikohet me kthjellime (orë me diell) si dhe alte...
Çadra, mëngë të shkurtra dhe netë të freskëta. Mund të...
Ditën e sotme pjesërisht në zonën e veriperëndimit dhe...
Për fundjavën që presim përpara, vendi ynë do të vijoj...
Këtë të premte, vendi ynë do të jetë në ndikim të kush...
Vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrues...
Këtë të mërkurë, vendi ynë do të jetë në ndikim të mas...
Këtë të martë, moti parashikohet i vranët dhe me reshj...
Pas një vere “përvëluese” me temperatura të larta, tashmë ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një shtetas 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi p...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Presidenti rus Vladimir Putin është në pushtet prej 26 vit...
Të shtëna me armë zjarri shpërthyen në Ohio të SHBA-së në ...
Qytetarët e Kosovës do të përpiqen sot t’i japin drejtim n...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...