Parashikimi i motit, 10 tetor 2025
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...

Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, vëmendja është përqendruar te rëndësia e kujdesit ndaj gjendjes emocionale dhe psikologjike të individit, një aspekt shpesh i neglizhuar, por thelbësor për mirëqenien e përgjithshme.
Në këtë ditë simbolike, mjekja psikiatre Nikolina Bode nga Korça, thekson se gjatë viteve të fundit është vërejtur një rritje e ndjeshme e numrit të personave që përballen me probleme të shëndetit mendor, duke përfshirë gjithnjë e më shumë të rinj dhe fëmijë. Fenomeni, sipas saj, po shfaqet në moshë gjithnjë e më të hershme dhe po lidhet ngushtë me ndryshimet sociale, ekonomike dhe familjare që po përjeton shoqëria.
“Vëmë re në punën tonë që ka rritje të personave që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor krahasuar me vitet më parë. Ulja e moshës së fillimit të problemeve të shëndetit mendor, kemi të rinj e të vegjël që vuajnë, pra gjithmonë e më shumë ne kemi të rinj e të vegjël që vuajnë”, tha mjekja.
Sipas të dhënave botërore, më shumë se një në katër persona përjeton çrregullime të shëndetit mendor, ndërsa pjesa më e madhe e tyre nuk kërkojnë ndihmë profesionale.

Kjo ndodh për shkak të disa faktorëve si mungesa e profesionistëve, distanca nga qendrat e specializuara, kostot e trajtimit, por edhe stigmatizimi i sëmundjeve mendore që shpesh bën që njerëzit të fshehin simptomat e tyre.
“Në bazë të statistikave botërore flitet që më shumë se 1 në 4 persona vuajnë nga probleme të shëndetit mendor dhe ndër ta 70% nuk trajtohen. Marr trajtim vetëm një pjesë e vogël për shkak të shumë arsyeve, ku përfshihet distanca e kostot që ka në zonat e largëta me qëndrat e specializuara. Mungesa e profesionistëve në të gjitha institucionet publike, ku paraqiten mungesa të psikologëve dhe këshilluesve. Një tjetër faktor është mungesa e institucioneve rezidente për kërkesat në rritje të personave të vetmuar që vuajnë nga shëndeti dhe një tjetër arsye është mbajtja e fshehtë e simptomave si pagjumësia, ankthi, depresioni, të cilat sjellin pasoja të rënda të shendetit mendor”, u shpreh Bode.
Në qendrën ku punon mjekja Bode, çdo ditë kërkojnë ndihmë nga dhjetë deri në pesëmbëdhjetë persona, numër që tregon rritjen e kërkesës për shërbime psikiatrike dhe psikologjike. Shumica e rasteve lidhen me probleme që burojnë nga faktorë ekonomikë, papunësia, vetmia dhe emigracioni, të cilët kanë ndikuar në prishjen e lidhjeve familjare e sociale, sidomos te moshat e treta.
“Mesatarja ditore arrin në 10-15 persona në ditë, të cilët kerkojnë ndihmë në qendrën tonë. Është niveli i ulët social-ekonomik që lidhet me papunësinë, vetminë, emigracionin, i cili ka zbehur lidhjet familjare, më e theksuar për moshën e tretë. Kategoria e personave që kanë probleme me varësitë e substancave narkotike dhe përdoruesit e teknologjisë që janë grupmoshë e hershme, fëmijë të cilët preken nga probleme të shendetit mendor duke bërë kështu të ulet mosha e fillesave të këtyre problemeve”, tha psikiatrja.
Një tjetër shqetësim në rritje janë rastet e fëmijëve me vonesa në zhvillim dhe në të folur, që tregojnë se shumë prindër, ndonëse të pranishëm fizikisht, mungojnë emocionalisht në procesin e rritjes dhe edukimit të fëmijëve të tyre. Fenomeni lidhet edhe me përdorimin e hershëm të teknologjisë, që shpesh zëvendëson ndërveprimin e drejtpërdrejtë mes prindërve dhe fëmijëve.
“Unë do ta filloja hershëm problemin, me vonesa të zhvillimit të fëmijëve, probleme në të folur, kam parë fëmijë që flasin anglisht dhe jo shqip, e kjo më ka çuditur. Kjo tregon që prindërit janë fizikisht, por jo emocionalisht, pranë rritjes e edukimit të fëmijës”, u shpreh Bode.
Në këtë ditë ndërkombëtare, mjekja Nikolina Bode nënvizon se kujdesi për shëndetin mendor është pjesë e kujdesit për jetën dhe mirëqenien e çdo individi.
Ajo apelon që shëndeti mendor të mos shihet si tabu, por si një pjesë e pandarë e shëndetit të përgjithshëm, sepse të kujdesesh për mendjen do të thotë të kujdesesh për veten, për familjen dhe për shoqërinë./CNA
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Lodrat dhe produktet për fëmijë, që prindërit i blejnë me ...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Sot, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relat...
Moti për ditën e sotme pritet që të nisë me temperatura re...
Familjarët që janë në gjyq për pronën me familjen Shkëmbi ...
Ditën e sotme ka nisur viti i ri akademik 2025-2026 në të ...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Sot është Dita Botërore e Mësuesve, e themeluar në vitin 1...
Në Shkodër u zhvillua një aktivitet i veçantë me rastin e ...
Parashikimi i motit për vendin tonë sipas të dhënave nga S...
Ndërsa shifrat e kërkesave për azil nga shtetasit shqiptar...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ambientet e Muzeut Historik të Shkodrës u zgjodhen për të ...
Më pak se 30 për qind e punonjësve në Shqipëri përdorin in...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Tetori është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Sot, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të që...
Sot ka nisur faza e parë e raundit të dytë të regjistrimit...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Garda Revolucionare i Iranit, ka paralajmëruar të gjitha a...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...