Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Tetori është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ të kësaj sëmundjeje.
Informacionet në lidhje me kancerin e gjirit jepen çdo vit për të rritur ndërgjegjësimin për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë globin.
Kanceri i gjirit është një nga sëmundjet më të zakonshme te gratë në mbarë botën, me rreth 2.3 milionë raste të reja të diagnostikuara çdo vit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Njohja e shenjave të hershme është thelbësore për zbulimin e hershëm dhe trajtimin e suksesshëm të kësaj sëmundjeje.
Një nga shenjat e para që mund të vërehet është një ndryshim i papritur në madhësinë ose formën e gjinjve. Kjo përfshin enjtjen, rënien ose asimetri të papritur. Gratë duhet të jenë të vetëdijshme për çdo ndryshim të tillë dhe të konsultohen me mjekun e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.
Prania e një mase në gjoks ose në zonën e sqetullës është një tjetër shenjë alarmante.
Këto masa shpesh janë të forta dhe mund të jenë të palëvizshme ose të lëvizshme nën lëkurë. Një vetekzaminim i rregullt mund të ndihmojë në identifikimin e këtyre ndryshimeve në një fazë të hershme.
Kanceri i gjirit është një tumor që zhvillohet nga qelizat e vetë gjirit.
Kanceri i gjirit është rritja jashtë kontrollit dhe përhapja e qelizave jonormale të indit të gjirit. Këto qeliza grumbullohen dhe formojnë një tumor, i cili shtyp, përhapet dhe shkatërron indin normal të gjirit. Pa mjekim, këto qeliza përhapen në pjesët fqinje, e më pas në të gjithë trupin.
Njihuni me rrezikun
Askush nuk e di shkakun e vërtetë të kancerit të gjirit, apo nëse kanceri i gjirit ka një shkaktar të vetëm, apo jo. Dihet se disa njerëz janë më të rrezikuar për të zhvilluar kancer gjiri. Dihet se disa faktorë duken se rrisin rrezikun për të zhvilluar kancer gjiri. Çdo grua është e rrezikuar për kancer gjiri.
Faktorë rreziku per kancerin e gjirit janë:
-Pasja e një kanceri gjiri më parë;
-Histori familjare të kancerit të gjirit (veçanërisht me nënën, motrën ose vajzën) të diagnostikuara përpara menopauzës;
-Ndryshimet gjenetike prezente me genet BRCA1 ose BRCA2;
-Histori familjare me kancer të ovarit;
-Femrat që nuk kanë lindur fëmijë ose lindjen e parë e kanë bërë në moshë më të madhe se 30 vjeç;
-Menstruacione në moshë shumë të hershme, para 12 vjeç;
-Menopauzë pas moshës 50 vjeç;
-Përdorimi i mjekimit me hormone (estrogjen + progesteron) për një kohë të gjatë, më shumë se 5 vite;
-Densitet të shtuar të indeve të gjirit (e dukshme në një mamogram);
-Një histori e një biopsie gjiri që tregon një numër të rritur të qelizave jonormale që nuk janë kanceroze (hiperplazi atipike);
-Trajtimi me rreze të sipërfaqes së gjirit, veçanërisht para moshës 30-vjeçare, p.sh., trajtimi i limfomave Hodgkin;
-Mbipesha dhe obeziteti, sidomos në menopauzë;
-Përdorimi i alkoolit;
-Duhanpirja;
-Marrja e kontraceptivëve nga goja e pakontrolluar nga mjeku;
-Dieta dhe ushqimet e pasura me yndyrna shtazore;
-Moskryerja e aktivitetit fizik.
Kujdes! Rreth 70% e rasteve të kancerit të gjirit ndodh te gratë, të cilat nuk kanë faktorë që rrisin rrezikun për të zhvilluar kancer gjiri!
Zvogëloni rrezikun tuaj
Ju nuk mund të ndryshoni shumicën e faktorëve të rrezikut për kancerin e gjirit, si sëmundjet tuaja familjare ose menstruacionet në moshë shumë të re, por ajo çka ju mund të bëni lehtësisht, është ndryshimi i disa faktorëve, si pesha juaj apo dieta e asaj çfarë konsumoni.
Për zvogëlimin e rrezikut tuaj…
• Mbani dhe ruani një peshë trupi të shëndetshme;
• Kryeni rregullisht aktivitet fizik;
• Konsumoni ushqime me yndyrna të pakta;
• Konsumoni perime dhe fruta;
• Mos konsumoni alkool;
• Konsultohuni me mjekun për përdorimim e kontraceptivëve;
• Mos pini duhan dhe shmangni duhanpirjen pasive;
• Përdorni ushqyerjen me gji për fëmijën tuaj;
• Flisni me mjekun tuaj për vlerësimin e rrezikut tuaj;
Pyesni mjekun tuaj për ekzaminimet e gjirit që ofrohen në qytetin ku ju banoni. Konsultohuni me mjekun e qendrës suaj shëndetësore për çdo informacion që ju kërkoni të dini.
Ky informacioni mund t'ju ndihmojë ju të kuptoni më shumë rreth kancerit të gjirit dhe se çfarë mund të bëni ju për të zvogëluar rrezikun tuaj për këtë sëmundje./ CNA
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Sot, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të që...
Sot ka nisur faza e parë e raundit të dytë të regjistrimit...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Si pasojë e masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me or...
Vetëm koha do ta tregojë nëse projektet e planifikuara në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Dy ditë më parë, në fshatin Strelcë të Maliqit, një banesë...
Shqipëria renditet në fund të Europës për të ardhurat neto...
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paq...
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qën...
Një pjesë e konsiderueshme e punonjësve shqiptarë po mendo...
Këtë të martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Varësia e Europës nga mjekët dhe infermierët e huaj po rri...
Vit pas viti kryeqyteti po e humbet rolin e vet si qendër ...
Këtë të hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Në Europë, jetëgjatësia vlerësohet në 81.7 vite në vitin 2...
Sot, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të që...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...