46 ditë protestë/ Mbahet sot tubimi i radhës kundër qeverisë
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...

Ndërsa shifrat e kërkesave për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian kanë ardhur në rënie të ndjeshme vitet e fundit, ikja tashmë është në një formë tjetër, më zyrtare.
Personat që vendosin të largohen po e bëjnë këtë përmes kontratave të rregullta të punës, siç referohet nga shifrat e Eurostat për lejet e qëndrimit dhënë për herë të parë dhe arsyet e tyre.
Numri i individëve shqiptarë, që largohen për arsye punësimi, ka ardhur në rritje të ndjeshme vitet e fundit. Eurostat raportoi se vetëm në 2022-2024 janë dhënë mesatarisht 20 mijë leje pune në vit, kryesisht në Itali, Greqi e Gjermani, nga rreth 3-4 mijë që jepeshin një dekadë më parë.
Që nga viti 2021, Bashkimi Europian ka dhënë rreth 72 mijë leje qëndrimi për herë të parë për arsye punësimi për shtetasit shqiptarë. Kjo shifër, që përfshin vetëm ikjet zyrtare, pa llogaritur ata të paregjistruar, që punojnë në të zezë, apo ata që ikin për punësim sezonal, është sa 13% e të punësuarve në sektorin privat jo bujqësor, sipas të dhënave të tjera të INSTAT.
Ikja në këto përmasa ka bërë që gjetja e fuqisë punëtore të bëhet një problem gjithnjë e më shqetësues, që po pengon planet e bizneseve vendase për të menaxhuar aktivitetin e përditshëm dhe mbi të gjitha për t’u zgjeruar me investime të reja.
Numri më i lartë i lejeve u dha në 2022, me rreth 22 mijë të tilla, por dhe në dy vitet në vijim janë dhënë mesatarisht 18-19 mijë lekë në vit.
Në vitin 2015, lejet e qëndrimit dhënë për arsye pune përbënin vetëm 4.5% të totalit, pasi pjesa më e madhe e tyre jepeshin për arsye familjare (bashkim familjesh për emigrantët që ikën në vitet 2000).
Vala e re e emigracionit që nisi pas vitit 2016 ishte më e orientuar drejt punësimit. Në vitin 2024, sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor, rreth 29% e lejeve u dhanë për arsye punësimi, 51% për arsye familjare, 3.1% për arsye studimi dhe rreth 17% për arsye të tjera.
Në vitin 2024, Greqia kryesoi për numrin më të lartë të lejeve të dhëna për arsye punësimi, me 7.2 mijë. Gjermania është bërë një destinacion gjithnjë e më i kërkuar, që je mesatarisht 4.5 mijë leje në vit dhe po tërheq kryesisht infermierë, mjekë e specialistë të teknologjisë së informacionit. Italia është shteti tjetër që vijon të janë rreth 3 mijë leje në vit.
Kroacia është një vend që po tërheq punonjës në ndërtim e në turizëm, me rreth 1.4 deri në 2 mijë lejë në vit. Një vend i preferuar ishte dhe Malta, në ndërtim e turizëm, por në 2024-n lejet e dhëna nga ky shtet u përgjysmuan në rreth 500.
Franca, që është pritësi më i madh i kërkesave për azil jep mesatarisht 400-500 leje për punë.
Tani ikja është përmes lejeve të punës, jo azilit
Numri i atyre që po ikin me leje pune është tashmë gati dy herë më i lartë se ata që kërkojnë të largohen përmes azilit. Të dhënat e tjera të Eurostat bëjnë të ditur se në vitin 2022 kishte 15 mijë kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë në vendet e BE-së, në 2023 numri i tyre zbriti në 11 mijë dhe në 2024-n ishte 9.3 mijë./ Monitor
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ambientet e Muzeut Historik të Shkodrës u zgjodhen për të ...
Më pak se 30 për qind e punonjësve në Shqipëri përdorin in...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Tetori është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Sot, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të që...
Sot ka nisur faza e parë e raundit të dytë të regjistrimit...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Si pasojë e masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me or...
Vetëm koha do ta tregojë nëse projektet e planifikuara në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Dy ditë më parë, në fshatin Strelcë të Maliqit, një banesë...
Shqipëria renditet në fund të Europës për të ardhurat neto...
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paq...
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qën...
Një pjesë e konsiderueshme e punonjësve shqiptarë po mendo...
Këtë të martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Varësia e Europës nga mjekët dhe infermierët e huaj po rri...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të udhëtoj...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...