Klodjan Braho mesazh të qartë politikës: Për SPAK të gjithë janë të barabartë para ligjit
Kreu i SPAK Klodjan Braho i ka përcjellë mesazhin e qartë ...
Kreu i SPAK Klodjan Braho i ka përcjellë mesazhin e qartë ...

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka dhënë disa informacione të vlefshme për qytetarët lidhur me linë e majmunëve, teksa janë konfirmuar rastet e para edhe në Greqi, shtetin fqinj me Shqipërinë.
Në një intervistë për CNA.al, Dasho tha se qytetarët duhet të tregohen të kujdeshëm dhe të jenë të vëmendshëm.
“Nuk do të thosha “të rrezikuar”, por sigurisht duhet të kemi kujdes. Në rreth 40 vjet që kjo sëmundje ndiqet kanë qenë raportuar rreth 400 raste në gjithë botën, ndërkohë që gjatë shpërthimit të fundit kemi mbi 200 raste të konfirmuara ose të dyshuara në pak javë. Kjo situatë kërkon vëmendje për të kuptuar nëse ka ndryshuar diçka në strukturën e virusit që e bën atë më të përhapshëm”, u shpreh ai, ndërsa tregoi simptomat e virusit.
Eksperti deklaroi se simptomat e para përfshijnë ethe, lodhje, dhimbje muskujsh dhe ënjtje të nyjeve limfatike, ndërsa pas disa ditësh shfaqen dëmtimet në lëkurë.
“Sëmundja ka një periudhë inkubimi nga një deri në dy javë, por mund të shtrihet deri tri javë. Simptomat e para përfshijnë ethe, lodhje, dhimbje muskujsh dhe ënjtje të nyjeve limfatike. Pas disa ditësh shfaqen dëmtimet karakteristike në lëkurë, në fillim puçrrat e kuqe të cilat më vonë shndërrohen në flluska që çahen dhe cikatrizohen. Sëmundja zakonisht zgjat nga 2 javë deri në një muaj, por raportohen raste me ecuri deri 3 ose 4-mujore. Nga e kaluara njihen dy forma të virusit, një tipike për Afrikën Qendrore dhe një tipike për Afrikën Perëndimore, ku forma e dytë është më e rëndë dhe ka edhe vdekshmëri më të lartë. Fatmirësisht, forma që po qarkullon tani i përket variantit të Afrikës Qendrore, pra formës më të lehtë”, theksoi Dasho.
Më tej, ai theksoi se personat që kanë risk më të lartë për të zhvilluar forma më të rënda janë ata që kanë imunitet të dobësuar.
“Virusi transmetohet nëpërmjet ekpozimit direkt ndaj lëngjeve biologjike të një kafshe apo personi të infektuar (përfshi edhe spërklat e pështymës) dhe depërton kryesisht nëpërmjet mukozave apo lëkurës së dëmtuar. Edhe ekspozimi dytësor ndaj veshjeve apo çarçafëve të infektuar është i njohur pasi virusi është shumë rezistent në mjedis. Nuk kam hasur në literaturë një moshë më të prekshme, por raportohen disa kategori që kanë risk më të lartë për të zhvilluar forma të rënda, p.sh., personat me imunitet të dobësuar, si ata të prekur nga HIV/AIDS apo në kimioterapi, fëmijët me moshë nën 8 vjeç, gratë shtatzana, etj.”, vijoi Dasho.
I pyetur nga CNA.al për rrugët e infektimit, eksperti i Shëndetit Publik tha se janë ekspozimet ndaj lëngjeve biologjike, përfshi edhe spërklat e pështymës.
“Përmenda më lart kontaktin e ngushtë, që mundëson ekspozimin ndaj lëngjeve biologjike, përfshi edhe spërklat e pështymës. Lëkura e dëmtuar dhe sidomos mukozat, ajo e hundës, gojës e syve, gjenitale dhe anale janë vendet ku virusi rrezikon të hyjë në organizëm”, u shpreh ai, teksa kërkoi që autoritetet tona shëndetësore të jenë më të përgatitura se në kohën kur në Shqipëri shpërtheu pandemia e COVID-19.
“Përvoja me COVID-in tregoi se autoritetet tona shëndetësore nuk janë të afta për të përballuar siç duhet shpërthimet epidemike. Uroj që kësaj here të merren masa profesionale. Në radhë të parë, janë masat parandaluese që nisin me informimin dhe edukimin e popullatës për të mos lejuar që njerëzit të bien në panik apo të bëhen pre e teorive konspirative. Kjo duhet të vazhdojë me trajnimin e personelit mjekësor për identifikimin e hershëm dhe raportimin e rasteve të mundshme dhe për të përfunduar me sigurimin e medikamenteve që janë provuar të efektshme në të kaluarën. CDC në SHBA rekomandon disa medikamente që mund të përdoren për të trajtuar format e rënda të sëmundjes ku hyjnë tecovirimat, cidofovir apo edhe antitrupa monoklonalë. Të paktën autoritetet shëndetësore duhet të kenë kontakt me prodhuesit e këtyre medikamenteve për të siguruar një rrugë të shpejtë për blerjen e tyre në rast shfaqjesh të rasteve edhe në vendin tonë”, theksoi eksperti i Shëndetit Publik për CNA.al.
Në fund, Dasho dha edhe një mesazh për të gjithë qytetarët, në mënyrë që të mos keqinformohen.
“Qytetarët duhet t’u drejtohen burimeve të besueshme të informacionit ku veçohen faqe interneti të organizmave si CDC në SHBA apo Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Të aplikojnë masat parandaluese që rekomandohen në këto burime informacioni. Për informacion të personalizuar t’u drejtohen mjekëve apo specialistëve të shëndetit publik. Në rast dyshimi sidomos kur shfaqen dëmtimet në lëkurë tipike për linë, të cilat unë edhe i përmenda më lart, të drejtohen menjëherë te mjeku i familjes për kujdes shëndetësor”, përfundoi ai./ CNA.al
Teksa qytetarët shqiptarë ankohen çdo ditë për të ardhmen ...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka treguar s...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka kritikuar...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka folur për...
Paraditja do të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimev...
Për të tretën herë, Rana e Hedhun në Shëngjin do të elektr...
Qyeti Studenti strehon 5300 të rinj, në të cilën janë ...
Vendi ynë do të vijojë të mbizotërohet nga moti i qënd...
Shërbimi Meterologjik Ushtarak, ka njoftuar ndryshimet...
Rreth 2 mijë qytetarë kërkojnë uljen e moshës së përfi...
Nga Blerta Brati, mjeke mikrobiologe 1 Simptomat e para j...
Shqipëria mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirav...
Edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga masa a...
Kryqyteti shqiptar, ndoshta është kryeqyeti i vetëm në botë ...
Ditën e sotme, deri në orët e mesditës territori do të jetë ...
Vendi ynë do të ndikohet nga mot i kthjellët më të gjithë te...
Territori shqiptar gjatë orëve të para të ditës do të jetë n...
Java që vjen do të nisë me kthjellime e vranësira të cilat n...
Pjesa e parë e ditës në vendin tonë do të jetë në dominimin ...
Një fundjavë e kthjellët dhe e nxehtë. Temperaturta e ajrit...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...