Kthjellime, reshje e shkarkesa elektike/ Si e parashikojnë sinoptikanët motin për nesër
Dita e enjte do të vijojë të mbetet në të njejtat kush...

Lumi i dytë më i gjatë i Europës ka arritur një nga nivelet më të ulëta në 100 vjet, për shkak të thatësirës së madhe në të gjithë kontinentin. Danubi shtrihet nga Pylli i Zi në Gjermaninë jugperëndimore deri në Detin e Zi në Rumaninë lindore. Rënia i nivelit të ujit ka vështirësuar trafikun ujor në Danub dhe ka zbuluar anije të fundosura gjermane të periudhës së Luftës së Dytë Botërore.
Niveli i ujit në Danub ka rënë me pesë metra në tre javë në një zonë afër Budapestit, si rezultat i thatësirës së vazhdueshme dhe temperaturave të larta.
Kompania kryesore e furnizimit me ujë në këtë zonë paralajmëroi se rënia e papritur e nivelit të ujit në Danub mund të kërcënojë furnizimin e me ujë të pijshëm.
Në Zimnicea të Rumanisë, nivelet e ujit janë aq të ulëta sa që anijet duhet të presin në radhë në rrjedhën e sipërme dhe në rrjedhën e poshtme për të udhëtuar përmes një rruge të vetme ujore në dispozicion për të shmangur kontaktin me rërën.
"Ka rënie të madhe të niveli të ujit mes kilometrit të 563 dhe 565, dhe kemi 80 anije që presin të kalojnë. Ato që duan të lundrojnë lart lumit po presin në kilometrin e 559 dhe ato që duan të zbresin në rrjedhën e poshtme në kilometrin e 570", thotë kapiteni Radoi Lili Dorel, shefi i portit rumun në Zimnicea.
“Nuk kam parë kurrë një niveli kaq të ulët të ujit në Danub. Në fëmijëri kam parë nivel të ulët uji por jo siç është këtë vit. Thatësira është e rëndë këtu, në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara për shkak të nxehtësisë së madhe dhe mungesës së shiut”, thotë Mercel, banor i Zimniceas.
Më në veri, kryeqyteti rumun i Bukureshtit është gjithashtu i rrethuar nga fusha të thara.
Rënie e nivelit të ujit në Danub ka ekspozuar dhjetëra anije luftarake gjermane të mbushura me eksplozivë të fundosura gjatë Luftës së Dytë Botërore pranë qytetit Prahovo të Serbisë.
Ato ishin në mesin e qindra luftanijeve të flotës së Gjermanisë naziste në Detin e Zi që u shkatërruan përgjatë Danubit në vitin 1944, ndërsa po tërhiqeshin nga presioni i forcave sovjetike. Anijet e fundosura ende vazhdojnë të pengojnë trafikun kur niveli i Danubit është i ulët.
Megjithatë, thatësira e këtij viti, që shkencëtarët thonë se është pasojë e ngrohjes globale, ka ekspozuar më shumë se 20 luftanije në një pjesë të Danubit pranë Prahovos në Serbinë lindore, shumë prej të cilave ende përmbajnë tonelata municione dhe eksplozivë dhe përbëjnë rrezik për transportin ujor./ VOA
Dita e enjte do të vijojë të mbetet në të njejtat kush...
Më shumë sport sot, për të mësuar më shume si të menax...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Shqipëria do të jetë në ndikimin e kushteve të paqëndruesh...
Intermedica është rrjeti laboratorik mjekësor më i mad...
Për mjekun Kita Sallabanda, lija e majmunëve nuk është...
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion zyrtar mbi ...
Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do ...
Fundjava pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të...
Mbi 35 mijë pushues, mes tyre 10 mijë turistë të huaj ...
Robert Neçaj, është djali i ri i cili shpëtoi nga mbyt...
Në qytetin e Vlorës, mungesa e korsive të emergjencës ...
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira te pakta n...
Edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të jet...
Deri në orët e pasdites vendi ynë paraqitet nën dominimin ...
Duke filluar nga dita e nesërme, vendi ynë do të ndiko...
Vendi ynë, gradualisht do të jetë në periferi të valëve të...
Fshatrat e Njësisë Administrative Novoselë, në Vlorë, ...
Ditën e mërkurë në vend do të ketë ndikim të masave aj...
Pas disa ditëve me temperatura jo shumë të larta, pritet që ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...