Temperatura mbi 40 gradë/ Parashikimi i motit për ditën e sotme
Gjatë ditës së diel, do të vijojë i nxehti sërish në t...

Për javën që presim përpara vendi ynë pritet të përjetojë “ferrin mbi tokë” me temperatura tepër të larta si në vlerat maksimale ashtu dhe ato minimale dhe të zgjatura në kohë (ditë).
Sipas SHMU, kjo situatë vjen si pasojë e ndikimit të theksuar të Anticiklonit Afrikan (dhe jo vetëm pasi gradualisht bashkohet edhe me Anticiklonin e Azoreve) shoqëruar me masa ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut (shkretëtira e Sahara-së).
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit por përgjatë relieveve kodrinore – malore në orët e mesditës dhe pasdites nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare.
Në relievet malore në lindje kryesisht ditën e Enjte dhe atë të Premte vranësirat do të shoqërohen edhe me reshje shiu me intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra dhe në mënyrë lokale këto reshje do të jenë në formën e shtrëngatave apo rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Kjo javë pritet të jetë “torturuese” për disa arsye dhe ndër më kryesoret është se vala e të nxehtit po zgjat (duke marë parasysh ditët që lamë pas) dhe do të zgjasi deri dhe në fund të javës. Thënë kjo pasi vendi ynë për periudhën që ndodhemi ka përjatuar edhe herë të tjera tempertura 40 apo 42-43°C por për një periudhë kohore jo më shumë se disa ditë (kryesisht 3-4 ose maksimumi 5 ditë).
Arsyeja tjetër është se depërtimit i këtyre masave të nxehta mbi detin Mesdhe bën që ato të mbartin me vete një sasi relativisht të lartë lagështire.
Në këtë mënyrë nëse në kafazin meteorologjik zhiva e termometrit mund të shënojë deri në 42°C për trupin e njeriut kjo temperaturë ndjehet disa gradë më e lartë për shkak të lagështirës së lartë.
Ndryshe do të ishte situata nëse masat ajrore do të ishin të thata dhe trupi ynë do të ndjente këto temperatura disa gradë më të ulta.
Gjithashtu vlen për tu theksuar edhe fakti i temperaturave të larta në orët e mbrëmjes sic njihet ndryshe me termin “netët tropikale”.
Me temperatura që nuk zbresin më poshtë se 26-27°C (kryesisht zonat urbane) dhe lagështirën e lartë në ajër netët pritet të jenë “mbytëse” njësojë si në vendet tropikale ku në mesditë temperaturat arrijnë 38-40°C ndërsa në mbrëmje nuk zbresin më poshtë së 28-30°C.
Për sa u tha më sipër për këto ditë të gjithë duhet të tregohemi të kujdesshëm për të shmangur sa më shumë kohëzgjatjen e qëndrimit në diell dhe kryesisht kategoritë e njerëzve të ndjeshëm ndaj këtyre temperaturave./ CNA
Gjatë ditës së diel, do të vijojë i nxehti sërish në t...
I nxehti afrikan do të vijojë të ketë nën kontroll në vend...
I njohur si qyteti luleve, Pogradeci edhe këtë vit ësh...
Fundjava do të vijojë të mbetet nën ndikim të kushteve...
"Sporti i Vogël" është një nga fushat sportive më të n...
Vala e të nxehtit tashmë ka përfshirë vendin tonë. Dit...
Vala e të nxehtit tashmë ka mbuluar vendin tonë, dje termo...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte at...
Elbasani është përfshirë nga një stuhi e madhe, me shi...
Ditën e martë moti pritet të jetë fillimisht i kthjellët e...
Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atm...
Maturantët e Devollit vijojnë traditën e festimit të n...
Tuneli i Llogorasë, I hapur dy ditë mw parë do të jetë...
Në një kohë që temperaturat kanë arritur pikun, dhe rr...
Marrëveshja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë ka...
Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosfe...
Gjatë fundjavës vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qën...
Procesi i ndjekjes së vazhdueshme të aktivitetit të di...
Qyteti i Korçës është tronditur nga ngjarjet e rënd...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masav...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...