Funerali i “Investitorit Strategjik”, ligji më i zi në historinë e Parlamentit Shqiptar!
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...

Mungesa e punonjësve është bërë një problem themelor për bizneset shqiptare vitet e fundit, por ndërkohë mijëra persona me arsim të lartë në të gjithë vendin janë pa punë.
Megjithëse ky kontingjent është në ulje edhe për shkak të tkurrjes së popullsisë, vitin e kaluar ende rreth 19 mijë persona me arsim të lartë ishin në kërkim të punës por nuk gjenin, sipas të dhënave të INSTAT. Rreth 13 mijë prej tyre ishin të moshës 25-64 vjeç.
Në total, numri i të papunëve me arsim të lartë për grupmoshën mbi 15 vjeç ra nga 22.198 në vitin 2023 në 18.832 në vitin 2024.
Të dhënat tregojnë se papunësia është rritur disi tek të rinjtë 15–24 vjeç, nga 4.892 në vitin 2023 në 5.266 persona në 2024, çka tregon se hyrja në tregun e punës për të rinjtë e sapodiplomuar është vështirësuar.
Nga ana tjetër, grupmosha 25–29 vjeç ka shënuar një ulje të ndjeshme të papunësisë, nga 8.498 në 2023 në 6.770 persona në 2024, rënie që veç të tjerash lidhet edhe më pakësimin e popullsisë në këtë grup-moshë nga emigrimi.
Edhe për personat me arsim të lartë 25–54 vjeç, që përfaqësojnë pjesën më të madhe të forcës së punës me arsim të lartë, papunësia ka rënë nga 16.353 në 2023 në 12.989 persona 2024.
Shifrat tregojnë se vitin e kaluar papunësia ndër të rinjtë mbetet një problem i mprehtë që mund të stimulojë më tej emigracionin me kontratat pune jashtë vendit.
Arsyet pse personat me arsim të lartë e kanë të vështirë të gjejnë punë në Shqipëri janë të shumta dhe lidhen si me strukturën e tregut të punës, ashtu edhe me cilësinë e arsimit.
Një nga problemet më të mëdha është mospërputhja mes diplomave që prodhon sistemi arsimor dhe nevojave reale të tregut të punës.
Universitetet shqiptare vazhdojnë të nxjerrin një numër të madh juristësh, ekonomistësh dhe menaxherësh, ndërkohë që tregu kërkon më shumë profesione teknike, inxhinierike, IT, krah pune në bujqësi, turizëm dhe zanate të specializuara, punonjës pastrimi etj. Si rezultat, shumë të diplomuar mbeten pa punë ose pranojnë punë nën nivelin e tyre të kualifikimit.
Edhe kur ka vende pune për të diplomuar, paga mesatare për profesionistët e rinj mbetet e ulët. Shumë kompani private preferojnë të punësojnë me paga minimale ose kontrata afatshkurtra, gjë që nxit zhgënjimin dhe emigrimin e të rinjve me arsim të lartë. Një pjesë e mirë e të diplomuarve shohin më shumë mundësi jashtë vendit, ku puna e tyre vlerësohet financiarisht dhe profesionalisht.
Në shumë institucione mungojnë strukturat e avancimit në karrierë, mentorimi dhe vlerësimi në pagë dhe në karrierë në bazë meritës faktorë këto që po nxisin gjithnjë e më shumë të rinjtë të largohen nga vendi./ Monitor
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndr...
Protesta e minatorëve të minierës së bakrit në Spaç, e nis...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ndërsa qeveria premton reforma dhe 24 orë furnizim, qyteta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Problemet e shëndetit mendor çdo vit e më shumë janë evide...
Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, vëmendja është përq...
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Lodrat dhe produktet për fëmijë, që prindërit i blejnë me ...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Sot, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relat...
Moti për ditën e sotme pritet që të nisë me temperatura re...
Familjarët që janë në gjyq për pronën me familjen Shkëmbi ...
Ditën e sotme ka nisur viti i ri akademik 2025-2026 në të ...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Sot është Dita Botërore e Mësuesve, e themeluar në vitin 1...
Në Shkodër u zhvillua një aktivitet i veçantë me rastin e ...
Parashikimi i motit për vendin tonë sipas të dhënave nga S...
Ndërsa shifrat e kërkesave për azil nga shtetasit shqiptar...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...