Si e ndihmon gjumi i thellë trurin të mbajë larg sëmundjet
Gjumi është një nga proceset më natyrale dhe të nevojshme ...

Sytë janë të brishtë e të rrezikuar nga një sërë problemesh shëndetësore që shkaktojnë dhimbje e probleme me shikimin. Një prej problemeve në fjalë ka të bëjë me ndjesinë e presionit të fortë në sy që shoqërohet me dhimbje të mprehta e të forta.
Presioni në sy ka të bëjë me ndjesinë e tendosjes së fortë brenda syve. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për këtë problem, shkaqet dhe trajtimet e mundshme.
Shkaqet e presionit në sy
Ekspertët thonë se një gjë e tillë mund të shkaktohet nga dhimbjet e kokës, problemet me sinozitin, dhimbjet e dhëmbit apo dëmtimi i nervit optik.
Infeksionet e Sinuseve
Një nga shkaqet më të zakonshme janë infeksionet e sinuseve që shkaktohen nga baktere të ndryshme që zaptojnë zonën pas hundës, syve dhe mollëzave. Infeksione të tilla shoqërohen me dhimbje në këto zona, bllokim të hundëve, sekrecione, kollë, dhimbje të kokës dhe veshit, por edhe plogështi e temperaturë.
Dhimbjet e kokës
Dhimbjet e kokës mund të nxisin ndjesinë e presionit në sy, por jo vetëm kaq. Dhimbjet e kokës shoqërohen me pezmatim të muskujve të qafës e shpatullës, skuqje të syve, enjtje të fytyrës, rënie të qepallave etj.
Sëmundjet autoimunitare
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, sëmundjet autoimunitare mund të shkaktojnë enjtje apo inflamacion në zonën pas syrit. Kësisoj ato dëmtojnë nervin optik që transmeton informacionet vizive nga sytë te truri. Në raste të tilla, njeriu mund të përjetojë humbje të shikimit, probleme me dallimin e ngjyrave, dhimbje të syve dhe dhëmbëve.
Dhimbjet e dhëmbit
Një problem me dhëmbët ose nofullën mund të tensionojë muskujt e fytyrës. Një gjë e tillë nxit dhimbjet e kokës, për shkak të të cilave presioni te syri bëhet më i ashpër.
Kur duhet të konsultoheni me mjekun
Një konsultë me mjekun është e nevojshme kur ju keni temperaturë të lartë, turbullim apo rënie të shikimit, dhimbje të forta të kokës apo humbje të ndjeshmërisë në trup.
Trajtimet në kushtet e shtëpisë
Ekspertët rekomandojnë zbatimin e një regjimi të shëndetshëm ushqimor. Ata këshillojnë konsumin e ushqimeve të pasura me vitaminat C, E, A, por edhe me bakër, selenium dhe zink. Sipas tyre, njeriu duhet të tregojë kujdes me pirjen e sasive të mëdha të kafeinës, e cila shton presionin në sy.
Konsumi i bollshëm i lëngjeve është i domosdoshëm thonë ekspertët.
Sa i përket gjumit, ju duhet të flini me kokën lehtas të ngritur që të zbusë presionin ndërsa ju flini. Nëse përdorni medikamente ose solucione për sytë, qëndroni striktë ndaj dozave të rekomanduara. Në të kundërt mund të dëmtoni nervin optik./AgroWeb.org
Gjumi është një nga proceset më natyrale dhe të nevojshme ...
Kudo që të ndodhin, në kuzhinë, zyrë apo në plazh, të ...
Mund të këtë një mori arsyesh se përse nuk ju zë gjumi gja...
Sëmundja e refluksit gastroezofageal, e njohur më shpe...
Migrena prek miliona njerëz në mbarë botën, duke shkak...
Trupi juaj ka nevojë për kolesterol në mënyrë që të nd...
Mani më shumë njihet për frutin e tij me shije të veçantë,...
Studimi i ri zbulon se përdorimi i rregullt i suplemen...
Kanceri i mushkërive është një nga sëmundjet më serioz...
Bajamet janë ndër arrorët më të mirë për organizmin. Ato ...
Celuliti është një problem që prek thuajse të gjithë n...
Përse shëndoshemi? Kjo është një nga ato pyetjet “ekzisten...
Studimi i ri i botuar në "Neurology online" thekson lidhje...
Kripa është një përbërës thelbësor në kuzhinën tonë, p...
Përse shëndoshemi? Kjo është një nga ato pyetjet “ekzi...
Trakti gastrointestinal apo sistemi stretës është thelbëso...
Ekzema është një nga sëmundjet më të përhapura të lëku...
Botox, një trajtim kozmetik i njohur për zvogëlimin e rrud...
Sapunët industrial dhe produkte të tjera të bukurisë e...
Hulumtimi global i Fondacionit të Paketimit të Ushqimi...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...