Hetimi zbulon dështimet e Britanisë gjatë pandemisë së Covid-19/ U shpërdoruan rreth 10 miliardë paund për pajisje mbrojtëse
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...

Kontrollet e syve të përforcuara nga inteligjenca artificiale mund të zbulojnë sëmundjen e Parkinsonit deri në 7 vite përpara se tek njerëzit të shfaqen simptomat e sëmundjes.
Teknologjia është larg miratimit nga autoritetet rregullatore, por megjithatë ajo shihet nga ekspertët si një zbulim që mund t'i ndihmojë në diagnostikimin dhe trajtimin sa më pare të Parkinsonit.
Kushdo që ka bërë një ekzaminim të syve ka parë dhe një aparaturë të tillë diagnostikuese, ate që njihet si skaneri i tomografisë koherente optike.
Okulistët e përdorin atë për skanime 3D, apo tre dimensionale të syve me rezolucion të lartë, për të identifikuar sëmundje serioze të syrit si glaukoma.
Por pajisja mund të ndihmojë mjekët okulistë të diagnostikojnë sëmundjen e Parkinsonit tek pacientët, deri në shtatë vjet përpara se të shfaqen simptomat.
"Një nga gjërat unike të sëmundjes së Parkinsonit është se ajo prek një lloj të caktuar qelize në tru, qeliza që përdorin një kimikat të quajtur dopaminë. Ne në fakt kemi qeliza që përdorin dopaminë edhe në sy, dhe shumica e tyre janë të vendosura në një zonë specifike të retinës", thotë Dr Siegfried Wagner, i spitalit të syve ‘Moorfields’ në Britani.
Falë inteligjencës artificiale, shkencëtarët kanë përshtatur algoritmet duke kryer me qindra mijëra skanime të syve, me qëllimin për të identifikuar ndryshimet në retinë që tregojnë praninë e Parkinsonit.
Ndërsa ky mund të shihet si një zhvillim interesant, teknologjia është shumë larg nga të qenit gjerësisht e disponueshme, thonë ekspertët.
Zbulimi i sëmundjeve në pjesë të tjetra të trupit nga ekzaminimet në sy nuk ështe diçka e re: shenja te Alzheimerit, sklerozës së shumëfishtë dhe skizofrenisë janë zbuluar falë skanimeve në sy, një fushë kërkimore në zhvillim e quajtur ‘oculomiks’.
"Ajo që ne shpresojmë të arrijmë është se pas disa vitesh, të mund të shkoni tek okulisti dhe të identifikonie shenjat e hershme të sëmundjes. Kjo mund të ketë përfitime masive për shëndetin publik", thotë profesor Pearse Keane, mjek okulist në spitalin e syve ‘Moorfields’.
Diagnostikimi i hershëm do t'u jepte mundësi pacientëve të fillonin trajtimin më shpejt dhe të shijonin jetën normale, pak më gjatë.
"Nëse do të kishte ekzaminime të sëmundjes së Parkinsonit të lidhuara me ekzaminimin e syve do ta kisha bërë, gjë që do të më jepte mundësi të bëja shumë gjëra, që nuk i bëj dot aktualisht”, thotë Angela Orchard, e e cila vuan nga Parkinsoni./ VOA
Kimikatet e dëmshme në produktet ushqimore që ne konsumojm...
Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, sipas nutri...
Të gjithëve na ka ndodhur që një mëngjes të zgjohemi me go...
Arresti kardiak ndodh shpesh pa asnjë shenjë paralajmë...
Plakja e lëkurës ka të bëjë me plakjen biologjike dhe plak...
Temperatura e lartë është një reagim mbrojtës i trupit kun...
Për gratë, mbajtja e një peshe të qëndrueshme pas moshës 6...
Tradicionalisht për ne, shqiptarët ëmbëlsirat kanë qen...
Pirja e alkoolit, edhe në sasi të moderuar, mund të ke...
Shumë njerëz që shërohen nga COVID-19 vuajnë nga simptoma ...
Shkencëtarët kanë zbuluar një mekanizëm të panjohur më par...
Pema juaj familjare mund t'ju japë një paraqitje të sh...
Pandemia COVID-19 ka ndikuar, në rritjen e numrit të pacie...
Fuqia transformuese që zotëron shpirti i njeriut, mund të ...
Sindroma pas përfundimit të pushimeve, ose mërzia nga rikt...
Trupi i një të porsalinduri përbëhet rreth 80 për qind...
Një variant i ri i koronavirusit, i identifikuar si EG.5, ...
Shpeshherë dietologët ju thonë se ju jeni ajo që hani. Por...
Inteligjenca artificiale mund të përdoret në ekzaminimet e...
Shkencëtarët po studiojnë se përse tek disa persona të lin...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...