Ministria e Shëndetësisë nxjerr bilancin ditor/ Ja sa raste janë konfirmuar me Covid-19
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikua...

Një grup i përzgjedhur i studiuesve më të mirë të botës që studiojnë mbipeshën, u mblodhën kohët e fundit në selinë e Shoqërisë Mbretërore, akademisë ku dikur bënte pjesë Isak Njuton dhe Çarls Darvini, dhe ku debatoheshin ide të mëdha si graviteti dhe evolucioni.
Këtë herë shkencëtarët po debatonin rreth shkaqeve të obezitetit, një dukuri që prek më shumë se 40 për qind të të rriturve në SHBA, dhe që i kushton sistemit shëndetësor rreth 173 miliardë dollarë çdo vit. Në seancën përmbyllëse të takimit, biologu Xhon Spikmen, dha këtë përfundim mbi këtë çështje: “Nuk ka asnjë konsensus se cili është shkaku i tij”.
Kjo nuk do të thotë që studiuesit nuk ishin dakord mbi gjithçka. Takimi 3-ditor ishte i mbushur me një kuptim të nënkuptuar të asaj çfarë nuk është obeziteti: një dështim personal. Asnjë nga folësit në takim nuk tha se njerëzit e humbën kolektivisht vullnetin rreth viteve 1980, kur u rritën ndjeshëm nivelet e obezitetit, fillimisht në vendet me të ardhura të larta, pastaj në pjesën më të madhe të pjesës tjetër të botës.
Asnjë shkencëtar nuk tha se gjenet tona ndryshuan në atë periudhë të shkurtër. Nepsi dhe përtacia nuk u cilësuan si ndihmës të kësaj dukurie. Në kontrast të plotë me një pikëpamje mbizotëruese sociale për obezitetin, e cila supozon se njerëzit kanë një kontroll të plotë mbi madhësinë e trupit të tyre, ata nuk i fajësuan individët për gjendjen e tyre, ashtu siç nuk fajësojmë as njerëzit që vuajnë nga efektet e nënushqyerjes, si shtatshkurtësia dhe të qenit nën peshë.

Përkundrazi, studiuesit iu referuan obezitetit si një gjendje komplekse, kronike dhe ata u mblodhën për të kuptuar se pse njerëzit kanë shtuar kaq shumë në peshë gjatë gjysmëshekullit të kaluar. Një biolog i dietave tha se të gjitha karbohidratet dhe yndyrnat në ushqimin tonë sot po i reduktojnë proteinat për të cilat ka nevojë trupi ynë, duke na nxitur të hamë më shumë kalori për të kompensuar sasinë e munguar.
Një endokrinolog foli për modelin shkencor që qëndron pas dietave me pak karbohidrate, duke sugjeruar se modelet e të ngrënit të pasura me karbohidrate nxisin në mënyrë unike yndyrën. Ndërkaq një antropolog evolucionar argumentoi se shumë shoqëri gjuetarëmbledhësish me peshë trupore normale konsumonin shumë karbohidrate, me një prirje të veçantë për mjaltin.
Të tjerë sugjeruan se problemi janë ushqimet ultra të përpunuara, produktet e përgatitura dhe të paketuara që përbëjnë më shumë se gjysmën e kalorive që konsumojnë amerikanët. Një fiziolog ndau të dhënat e një studimi që tregonte se njerëzit konsumojnë më shumë kalori dhe fitojnë më shumë peshë nga dietat me ushqime ultra të përpunuara krahasuar me dietat me ushqim bio që kanë të njëjtën përbërje.
Por ai shtoi se është ende e paqartë pse këto ushqime i nxitin njerëzit të hanë më shumë.
Misteri mund të shpjegohet me mijëra substanca toksike që mund të përmbajnë ushqimet ultra të përpunuara në formën e plehrave kimike, insekticideve, plastikës dhe aditivëve, argumentoi një biokimiste. Hulumtimi i saj mbi qeliza ka treguar se këto kimikate ndërhyjnë në metabolizmin e njeriut.
Disa ekspertë të tjerë thanë se ndoshta problemi qëndron më pak tek ajo që po hamë dhe më shumë tek ajo që nuk po hamë. Një dietologe ndau studimin e saj mbi lidhjen midis pasigurisë ushqimore dhe obezitetit te zogjtë. Kur ushqimi bëhet i pakët, kafshët konsumojnë më pak kalori, por shtojnë më shumë peshë.

Edhe studimet te njerëzit kanë gjetur gjithashtu një lidhje “të fortë” midis pasigurisë ushqimore dhe obezitetit, tha ajo, një dukuri që quhet edhe “paradoksi i mbipeshës së shkaktuar nga uria”. Për më tepër studiuesit e bënë të qartë në këtë takim se mbipesha nuk mund të konsiderohet si një sëmundje.
Ata folën për raste të rralla të shkaktuara nga mutacione ose çrregullime të një gjeni. Por shumë më shpesh, obeziteti besohet se lind për shkak të ndërveprimeve ende të turbullta midis gjeneve dhe mjedisit përreth.
Në fund të konferencës, të pranishmit nuk ishin më afër një teorie unifikuese për rritjen globale të obezitetit. Por ata kanë identifikuar më shumë se 1 mijë gjene dhe variante që e rrisin rrezikun e obezitetit të një personi. Ata kanë kuptuar se yndyra e trupit është shumë më tepër se një depo e ruajtjes së energjisë, dhe se jo të gjithë personat me obezitet vazhdojnë të zhvillojnë komplikimet e saj, të cilat përfshijnë kancerin, diabetin e Tipit 2, presionin e lartë të gjakut, sulmin në zemër, goditjen në tru dhe vdekjen e parakohshme.
Gjithsesi, ata kanë arritur një përparim të jashtëzakonshëm duke përcaktuar se si truri nxit mënyrën e ushqyerjes dhe u përshtatet dietave të ndryshme, duke ndryshuar rrugës preferencat ushqimore. Unë vetë u habita nga hendeku i madh midis bisedimeve që dëgjova dhe debatit mbi obezitetin që po ndodh në kulturën tonë.
Asnjë nga shkencëtarët nuk foli për ndonjë nga rregullimet e supozuara që mbushin librat e dietave dhe raftet e dyqaneve, me përjashtim të diskutimit mbi karbohidratet. Nuk pati asnjë diskutim serioz mbi detoksifikimin, aplikacionet dietike apo agjërimin me ndërprerje. Askush nuk sugjeroi suplementet që mund t’i ndihmojnë njerëzit të bien në peshë apo që metabolizmi ka nevojë për rritje. Eksperti i vetëm mbi mikrobiomën e zorrëve tha se provat e deritanishme mbi obezitetin e deritanishëm kanë qenë kryesisht zhgënjyese.
Në këto kushte, njerëzve u thuhet thjesht që të hanë më shumë perime dhe të ushtrohen fizikisht. Ndërkohë “gurutë” e dietave dhe kompani që operojnë në këtë fushë, fitojnë miliarda nga shitja e produkteve që përfundimisht dështojnë të frenojnë obezitetin.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikua...
Kur jeni të ftohur, apo në gjendje gripale, apo me cik...
Një gjumë i mirë gjatë natës është thelbësor për një s...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Më shumë se gjashtë milionë amerikanë po jetojnë me së...
Kina ka raportuar vdekjet e para me koronavirus pas gjashtë ...
Në një mbledhje me të gjitha strukturat e Shëndetësisë në ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po zhvillon bise...
Thashethemet për fuqitë e një palë çorape të thjeshta për ...
Vaksinat e adaptuara për Shqipërinë, falë marrëveshjes së ...
Një teori e re argumenton se çrregullimet mendore janë në ...
Më shumë se një mijë vajza të moshës 13-vjeçare janë vaksi...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Natyralisti britanik, Çarls Darvin, që në shekullin XIX-të...
Ekspertët e kujdesit shëndetësor po na paralajmërojnë ...
U hap sot Spitali i Ri Infektiv, një investim i qeveri...
Në mjekësi, fjala “detoks” do të thotë një trajtim për të ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...