SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...

Një teori e re argumenton se çrregullimet mendore janë në fakt çrregullime metabolike të trurit. Ky kuptim i ri mund t’u japë përgjigjeve pyetjeve që prej kohësh i kanë munduar ekspertët në këtë fushë. Trajtimet metabolike mund të çojnë në rezultate më të mira sesa ato që janë aktualisht në dispozicion.
Çrregullimet mendore janë një problemi në rritje dhe shkaku kryesor i paaftësisë në botë. Edhe pse ne kemi shumë trajtime për të ofruar, ato nuk funksionojnë për shumë njerëz.
Nëse mendoni që kjo është shumë pesimiste, është e rëndësishme të theksohet se depresioni është sëmundja që shkakton më shumë paaftësi madje më shumë sesa problemet me zemrën, dhimbjet e shpinës, kanceri dhe gjendje të tjera - edhe pse kemi dhjetëra antidepresantë, lloje të ndryshme psikoterapie, terapi elektrokonvulsive, stimulim magnetik transkranial, etaminën etj.
Edhe pse problemet me qasjen në kujdesin e shëndetit mendor mund të shpjegojnë disa nga këto rritje, edhe kur njerëzit marrin trajtim, shpeshherë ai nuk arrin të shërojë plotësisht sëmundjet.
Pse nuk mund të bëjmë më mirë sesa kaq?
Kjo gjë ndodh sepse askush nuk mund t’i japë përgjigje një pyetjeje shumë të thjeshtë “Çfarë e shkakton një sëmundje mendore?”. Në vend të një përgjigje të plotë dhe shteruese, ne njohim vetëm disa nga faktorët e përfshirë, ku përfshihen neurotransmetuesit, gjenetika, hormonet, inflamacioni, përdorimin e substancave, traumat, përvojat e dhimbshme në fëmijëri dhe stresi në jetën e përditshme. Si ndikojnë të gjitha këto së bashku? Sërish askush nuk e di me saktësi.
Energjia e trurit
Në një libër që do të dalë shumë shpejt në treg me titull “Energjia e trurit”, unë argumentoj se çrregullimet mendore janë në fakt çrregullime metabolike të trurit. Kjo teori e re integron dekada të kërkimeve klinike, neuroshkencës, gjenetike dhe metabolike.
Ai përfshin të gjithë faktorët biologjikë, psikologjikë dhe socialë, të cilët ne e dimë se luajnë një rol tek sëmundjet mendore dhe i kombinon ato në një teori unifikuese. Ky kuptim i ri u përgjigjet pyetjeve që janë diskutuar shpesh në fushën e shëndetit mendor, po ashtu ofron trajtime të reja, që rritin shpresën e shërimit afatgjatë në krahasim me vetëm zvogëlimin e simptomave. Ky kuptim i ri, na ndihmon edhe të kuptojmë lidhjet midis shëndetit mendor dhe atij fizik.
Çfarë është metabolizmi?
Ndonëse shumë njerëz mendojnë se metabolizmi është “djegia e kalorive” e lidhur me peshën tonë trupore, ai është në fakt shumë më tepër se kaq. Metabolizmi është procesi që të gjithë organizmat e gjallë e përdorin për të kthyer ushqimin në energji ose blloqe ndërtimi për proteinat, membranat dhe pjesët e tjera qelizore.
Për këtë arsye ka një rol thelbësor për përkufizimin e jetës. Kur kemi probleme me metabolizmin, atëherë do të kemi me siguri probleme edhe me funksionimin e qelizave. Në studimin tim, unë argumentoj se mosfunksionimi metabolik në qelizat e trurit mund të shpjegojë të gjitha simptomat e sëmundjeve mendore.
Megjithëse metabolizmi ynë është tejet kompleks dhe përfshin reaksione dhe shtigje të shumta kimike, rezulton se ekziston një mënyrë më e lehtë për ta kuptuar metabolizmin, dhe kjo është nëpërmjet organeleve të vogla që ndodhen në shumicën e qelizave tona, dhe që njihen si mitokondri.
Ata janë rregullatorët kryesorë të metabolizmit tonë. Një analizë e thellë e shkencës së mitokondrive na ndihmon të kuptojmë të gjithë faktorët që lidhen me sëmundjet mendore.
Për shembull, mitokondritë luajnë një rol jetik në prodhimin dhe rregullimin e neurotransmetuesve, si serotonina, dopamina dhe GABA.
Po ashtu, ato luajnë një rol kyç në prodhimin e hormoneve kryesore si kortizoli, estrogjeni, testosteroni dhe progesteroni. Në fakt, mitokondria na ndihmon për të kontrolluar shprehjen e gjeneve në bërthamën e qelizës, dhe ajo luan gjithashtu një rol kyç tek inflamacioni. Duke kuptuar më mirë shkencën e metabolizmit dhe mitokondrive, ne mund të kuptojmë si duhet dhe të adresojmë shkaqet e çrregullimeve mendore.
Trajtimet e reja
Unë mendoj se aspekti më emocionues rreth kësaj teorie, është se ajo hap derën për trajtime të reja. Qasjet alternative si dieta ushqimore e duhur, ushtrimi fizik, reduktimi i stresit, menaxhimi i gjumit dhe reduktimi i përdorimit të substancave të ndryshme, mund të trajtojnë në mënyrë efektive çrregullimet mendore tek shumë njerëz.
Ju mund të mendoni në një moment se kjo nuk është asgjë e re, pasi e dinim tashmë shumicën e tyre. Megjithatë, të kuptuarit e detajeve të kësaj shkence mund të çojë në trajtime të reja dhe befasuese, siç janë ndërhyrjet dietike për të trajtuar çrregullime si skizofrenia dhe alkoolizmi, të cilat në sipërfaqe nuk duken sikur kanë lidhje me dietën tonë ushqimore. Disa pacientë me skizofreni kanë përjetuar një lehtësim të plotë dhe të qëndrueshëm të simptomave duke hequr dorë nga ilaçet antipsikotike që merrnin për vite me radhë.
Një qasje e re mbi shëndetin mendor
Teoria e energjisë së trurit për sëmundjet mendore, çon në një qasje të re në fushën e shëndetit mendor. Ekspertët do të jenë në gjendje të ofrojnë trajtime dhe ndërhyrje të
reja. Pacientët dhe klientët do të kenë shumë më tepër opsione për trajtim.
Po ashtu studiuesit mund të çojnë përpara studimet në këtë fushë duke kuptuar më mirë shkaqet themelore metabolike të çrregullimeve mendore, si dhe duke identifikuar trajtime të reja. Pra më në fund ka një burim të ri shprese për miliona njerëz që vuajnë nga këto çrregullime.
Shënim:Chris Palmer, është drejtor i Departamentit të Edukimit Pasuniversitar në Spitalin Meklin dhe ndihmës/profesor i psikiatrisë në Shkollën Mjekësore të Universitetit të Harvardit, SHBA.
Më shumë se një mijë vajza të moshës 13-vjeçare janë vaksi...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Natyralisti britanik, Çarls Darvin, që në shekullin XIX-të...
Ekspertët e kujdesit shëndetësor po na paralajmërojnë ...
U hap sot Spitali i Ri Infektiv, një investim i qeveri...
Në mjekësi, fjala “detoks” do të thotë një trajtim për të ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Sipas hulumtimeve, 48% e njerëzve e kanë shumë më të v...
Në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive të Shqip...
Në 14 nëntor, në Ditën Botërore të Diabetit, të gjitha kom...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Seksi mund të shkaktojë sulme astme, zbuloi një studim...
Një gjumë cilësor lidhet zakonisht me një shëndetit të mir...
Ministria e Shëndetësisë ka pasqyruar situatën pandemi...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Trupi i njeriut është një makineri mahnitëse dhe e sofisti...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Qeveria do të financojë fishat e diabetit falas për të...
Bluzat e bardha të spitalit të Dibrës kanë realizuar m...
Vijon fushata e vaksinimit kundër gripit dhe COVID-19....
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...