web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pandemia drejt shuarjes/ Vetëm 1 të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit

21 Nëntor 2022, 17:30, Shëndeti CNA
Pandemia drejt shuarjes/ Vetëm 1 të infektuar me Covid-19 në 24
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit, sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave, mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 66 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1 qytetar në Bashkinë Pogradec.

Janë 186 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,363 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 1

Të shëruar në 24 orë 9

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 66

Testime totale 2,006,085

Raste pozitive 332,143

Raste të shëruara 328,363

Raste Aktive 186

Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 145

Gjirokastër 14

Fier 6

Elbasan 6

Vlorë 4

Berat 3

Durrës 3

Lezhë 3

Shkodër 2./ B.A. - CNA.al





Lajmet e fundit nga