web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhjet në Himarë/ Rama mbledh Kryesinë, diskutime për kandidaturën

8 Korrik 2024, 08:28, Politikë CNA
Zgjedhjet në Himarë/ Rama mbledh Kryesinë, diskutime për
Kryeministri Edi Rama

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama do të mbledhë kryesinë për të diskutuar për kandidaturën e mundshme për Bashkinë Himarë, zgjedhje që priten të zhvillohen në muajin gusht.

Në mbledhjen e kryesisë do të ketë diskutime edhe për përgatitjet për kongresin e PS-së më 20 korrik.

Ndërkohë opozita ende nuk e ka qartësuar se si do të përzgjedhë kandidatin, pasi ajo kritikon presidentin Bajram Begaj se shpalli në kundërshtim me Kodin Zgjedhor datën e zgjedhjeve.

4 gushti u caktua nga presidenti Begaj si datë për zgjedhjet e Himarës, pasi me praninë e Fredi Belerit në sallë, KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e tij.

Gjithë procedura, nga pavlefshëria e mandatit deri në caktimin e zgjedhjeve, u bë brenda pak orësh./CNA 





Lajmet e fundit nga