web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shefi i Departamentit dhunoi pedagogen ish-deputete/ Reagon PD: Autoritetet të tregojnë profesionalizëm

6 Korrik 2024, 14:23, Politikë CNA
Shefi i Departamentit dhunoi pedagogen ish-deputete/ Reagon PD: Autoritetet
Selia blu, burimi PD

Partia Demokratike ka reaguar për sherrin tek Fakulteti Ekonomik, ku Shefi i Departamentit të Marketingut, me iniciale M.A, goditi me grusht në korridor vartësen Liljana Elmazi-Billa, e cila ka qenë deputete e PD-së.

Nëpërmjet ish-deputetit Klevis Balliu, PD dënoi ashpër dhunën.

Balliu deklaroi se dhunimi në mjediset e universitetit publik kapërcen kufijtë etikë, moralë dhe profesionalë dhe kërcënon gratë arsimtare për sigurinë në sistemin shkollor.

Ai u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse të tregojnë profesionalizëm në trajtimin e rasteve të tilla.

“Partia Demokratike dënon ashpër dhunën verbale dhe fizike të ushtruar kundër pedagoges Liljana Elmazi-Billa. Ushtrimi i dhunës në mjediset e universitetit publik, në auditorët e fakultetit të Ekonomisë, e bën edhe më të rëndë dhe të papranueshëm këtë akt. Goditja e zonjës Elmazi-Billa përmban, jo vetëm lëndimin e pedagoges, por edhe fyerjen për institucionet e arsimit të lartë dhe kolegët.

Ne nuk i dalim sot zot Liljana Elmazit si kolege, apo si ish-deputete e Partisë Demokratike, por si arsimtare, si grua dhe si nënë. Çdo akt i tillë, jo vetëm kapërcen kufijtë etikë, moralë dhe profesionalë, por është kërcënim për gratë arsimtare, për sigurinë në universitetet tona dhe në sistemin shkollor.

Fakti që është shkaktuar nga një koleg i saj, në mjedis universitar, është një këmbanë që ka brenda alarmin e dhunës, por edhe të degjenrimit të sistemit arsimor në Shqipëri, gjë të cilën Partia Demokratike e ka theksuar me forcë në qëdnrime publike.

Spiralja e dhunës e frymëzuar nga pushteti i Edi Ramës, ushtruar herë nga bandat, e herë nga Policia mbi protestues dhe qytetarë të pafajshëm, mbështetur nga segmente të medias dhe shoqërisë që nuk reagojnë kundër saj, duhet ndalur një herë e më parë. Duke i uruar shërim të shpejtë zonjë Elmazi-Billa, u kërkojmë institucioneve përgjegjës profesionalizëm në trajtimin e rasteve të tilla të një ndjeshmërie publike të lartë”, nënvizoi Balliu./ CNA





Lajmet e fundit nga