
Partia Socialiste ka si synim që të marrë të paktën 6 mandate deputetësh në qarkun e Korçës.
Këtë e bëri të ditur drejtuesi politik i PS-së për Korçën, Niko Peleshi, në një prononcim për mediat.
Peleshi tha se PS do të ketë një diferencë prej të paktën 2 deputetësh nga PD-ja.
Ai theksoi se qarku i Korçës mund të ketë një mandat më pak nga zgjedhjet e kaluara për shkak të largimit të popullsisë.
“Partitë e mëdha në zgjedhjet parlamentare kanë gjithmonë synim të fitojnë zgjedhjet. PS shkon për mandatin e 4-t dhe është shumë pranë tij gjithsesi ne jemi mësuar që i marim me seriozitet punët dhe në kohën e duhur pavarësisht si është kundërshtari përballë, ne shohim punën tonë dhe sfidat e PS-së janë me të ardhmen dhe objektivin e Shqipërisë jo të PS-së vetëm, që është anëtarësimi i Shqipërisë në BE në vitin 2030. Një objektiv që 10 vite më parë përdorej si fjalë për t’i dhënë lezet deklaratave politike që sot është një realitet që artikulohet edhe nga zyrtarët e lartë të BE-së. Është një datë që ne e kemi kthyer në plan pune, Parlamenti nga ana tjetër ka detyrat e veta në këtë process. Pra, synimi ynë është të fitojmë mandatin 4 për të vazhduar pa humbur ritmin, në rrugën drejt destinacionit historik të shqiptarëve që është anëtarësimi në BE në 2030.
Ka mundësi që për shkak të rritjes së numrit të votuesve të popullsisë në Tiranë, qarku i Korçës mund të ketë një mandat më pak, ndonëse Korça si bashki dhe qark ishte zona me uljen më të vogël të popullsisë. Objektivi ynë vazhdon të jetë i njëjti, ne do të marrim minimalisht 6 deputetë, me një diferencë prej të paktën 2 deputetësh nga PD, por duke patur parasysh dhe potencialin e ri që i ofrohet politikës me kodin e ri të ndryshuar zgjedhor, që është vota e Diasporës, objektivat dhe mund të rriten sepse ka një potencial të madh në Diasporë. Pra, ne mund të kemi votues në Diasporë po aq sa edhe në Shqipëri. Një nga pikat e takimit në çdo asamble të PS-së, në bashkitë e qarkut është organizimi për votën e Diasporës”, u shpreh ai.
Drejtuesi politik i PS-së shpjegoi edhe listat e PS-së për Korçën, mdërsa theksoi se për të nuk ka rëndësi nëse do të jetë në listë të hapur apo të mbyllur.
“Nëse do të jenë 10 deputetë do jenë 3 mandate të mbyllura në qarkun e Korçës, nëse do të jenë 11 deputetë do të jenë 4 mandate të mbyllura
Këtu nuk është çështja e emrave, as e emrit tim, as e ndonjë emri tjetër. Objektivat janë me numra jo me emra, ne duam të mbajmë minimalisht 6 deputetë në qark. Ky sistem nxit garën e shëndetshme brenda partisë dhe maksimizon votën, pra pjesa jashtë listës së mbyllur duhet të vrapojë më shumë, të sjellë më shumë vota. Kjo është demokracia.
Ne nuk kemi akoma një formulë të konsoliduar, por është vendosmëria jonë për të shënuar një tjetër hapje edhe më të madhe të PS në këtë proces zgjedhor. Hapja e PS-së është në AND-në e saj, çelësi i suksesit të pothuajse 4 mandateve, por edhe më herët. Unë vetë jam një produkt i hapjes në një kohë të caktuar, ne po krijojmë mekanizma siç është akademia politike për të rinjtë apo platforma që inkurajon të rinjtë, pra një korsi më e shkurtër krahasuar me korsinë normale burokratike të kontributeve në parti”, nënvizoi Peleshi./ CNA
Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka komentuar inici...
Punimet për ujësjellësin e ri të Patosit po vijojnë dhe kj...
Pasi u akuzua nga deputeti i Partisë Demokratike, Ervi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në Mble...
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, në Mbledhjen e Komision...
Nisi me debate mbledhja e Komisionit për Sgurinë Kombëtare...
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga një delegacion ...
Kreu i PD Sali Berisha, gjatë protestës të ditës të sotme ...
Drejtuesi politik i PS-së për Diasporën Taulant Balla ka z...
Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti ka...
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar mbi ni...
Partia Demokratike ka hapur degën e saj në Parma të It...
Kreu i PAA, Agron Duka ka deklaruar se partitë e vogla...
Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazm...
Opozita është një çështje serioze, njerëzish seriozë e...
Edi Rama ka udhëtuar drejt New York-ut për të marrë pjesë ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një ...
Zgjedhjet e përgjithshme të 2025-ës po afrojnë dhe demokra...
Në deklaratën e tij të përnatshme për mediat, ish-krye...
Kryedemokrati Sali Berisha foli për zgjedhjet e 2025 n...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...