“Lumë” presioni në rrjetet sociale/ Të famshmit në “shënjestër”, kush po i nxit për protestat
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...

Opozita është një çështje serioze, njerëzish seriozë e të sinqertë përballë popullit
Dihet se rezultati i zgjedhjeve të prillit 2021 dhe 14 majit 2023 ka krijuar një asimetri të mprehtë politike në vend midis një partie dominuese në pushtet dhe një opozite zyrtare jashtëzakonisht të dobët dhe copëzave të tjera opozitare të dala nga ajo.
Pasojat e kësaj asimetrie janë të dukshme.
Nga njëra anë, shumica qeverisëse vazhdon të demonstrojë një qëndrim arrogant ndaj institucioneve kyçe të legjislativit; kontrollit dhe llogaridhënies së ekzekutivit (shih p.sh. raportet periodike të ISP, institucioneve të tjera të pavarura apo deklaratat e ambasadave); një qëndrim arrogant ndaj opozitës, dhe, në të njëjtën kohë, vendimmarrje të njaënshme në lidhje me çështje veçanërisht serioze. Këtyre u shtohet edhe vendosja e personave me kualifikime të diskutueshme në poste qeveritare apo lista për deputetë të ardhshëm, pavarësisht studimeve në Oksford e Kembrixh, (mos)menaxhimi komunikues i patologjive kronike, etj.
Nga ana tjetër, opozita zyrtare është pothuajse e shpërbërë, dhe, deri tani nuk ka treguar se mund të ngrihet mbi vetveten e të jetë alternativë e besueshme për marrjen e pushtetit.
Nga 9 shtatori 2021 e deri më sot, por sidomos vitin e fundit po përjetojmë situata tragjikomike, të cilat dëshmojnë se sa të paaftë dhe të papërgatitur për demokraci jemi.
Një opozitë zyrtare peng i egoizmit dhe paaftësisë për reformim, që pret të ndryshojë sjellje shoqëria ndaj saj dhe jo ajo kundrejt shoqërisë; pa ide të reja, e konsumuar në retorikë dhe e personalizuar tek një njeri; e izoluar ndërkombëtarisht, me liderin në arrest shtëpiak, të akuzuar tashmë për korrupsion e të marrë të pandehur; me të vetmet kauza: “lirimin e kryetarit dhe qeverinë teknike”; e ndarë në shtatë copëza, ose edhe më shumë; me aleatë tradicionalë, të cilët historikisht i kanë pirë gjakun opozitës së sotme, por që presin se çfarë do të ndodhë në ndarjen e vendeve në listat për parlament- janë pamja e opozitës sot.
Në këtë gjendje, pra, që është opozita, nuk mund të ushtrohet asnjë presion efektiv mbi veprimet e qeverisë. Mbështetja popullore për qeverinë mund të bjerë në mënyrë dramatike nga zgjedhjet e vitit 2021 e në vazhdim, megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve janë në kërkim të një propozimi alternativ qeverisës dhe kryeministror dhe nuk po e gjejnë atë. Sidomos nuk e gjejnë tek opozita e sotme. Me të drejtë shprehet drejtori i ISP, politologu Afrim Krasniqi: “Opozita aktuale është “arritja më e madhe” e qeverisë dhe dhurata më e çmuar për të.”
Përgjegjësitë e partive opozitare janë të dukshme, por sigurisht jo të barabarta. Përgjegjësinë kryesore e ka Partia Demokratike dhe lideri i saj. Formimi dhe ushtrimi i një opozite të përgjegjshme është një çështje serioze dhe një kusht i domosdoshëm për një funksionim të qetë demokratik.
Çdo shfaqje e lidershipeve të reja dhe çdo propozim i pozicioneve të veçanta politike, pavarësisht nga shenja e tyre më specifike ideologjike (e qendrës së djathtë, e djathtë, centriste, e majtë apo e majtë ekstreme), para së gjithash duhet të frymëzojë në elektoratin shqiptar opozitar besueshmërinë dhe bindjen se ekziston vërtet një plan për të shkuar nga 1 te 2.
Por opozita zyrtare dëshmon dita- ditës se është e paaftë, pa strategji për marrjen e pushtetit dhe e pazonja që ta përmbysë mazhorancën e sotme. Artikulimi i saj jo serioz, por me reminishenca të viteve 1996 dhe 1997, mungesa e kauzave reale për shqiptarët, mungesa e programit konkret, mungesa e hapjes së vërtetë në shoqëri, bëjnë që të bjerë në grackën e pozitës duke i shkuar mbas në arsyetim dhe sherrnajë.
Kërkesa për bashkim të të gjitha forcave opozitare në një front të vetëm antisistemik është e parealizueshme dhe jorealiste.
Mungesa e mbështetjes popullore ndaj opozitës sa vjen e bëhet edhe më e madhe, tashmë kur njihen me pasurinë përrallore të idhujve të tyre dhe sheshet e protestave ngelen gjithnjë e më bosh.
Mungesa e mbështetjes së elektoratit ndaj opozitës shtohet kur shohin bashkimin e votave me mazhorancën, thjesht për interesin e tyre, amnistimin penal, listat e mbyllura për besnikët e kryetarit, luftën kundër meritokracisë dhe Drejtësisë!
Mungesa e mbështetjes për opozitën bëhet edhe më e madhe kur shohin se ajo thjesht shan e denoncon dhe nuk shpalos program qeverisës, nuk dëshmon vullnet për reforma thelbësore, në shëndetësi, arsim, në trajtimin e pabarazive social-ekonomike, varfërinë, shtrenjtësinë dhe shpopullimin, si dhe konsolidimin institucional. Një program politik për të ardhmen e vendit nuk mund të mos përfshijë gjithashtu propozime specifike për sistemin politik dhe luftën kundër korrupsionit apo sistemin zgjedhor, në mënyrë që të reduktohet varësia e politikanëve nga interesat (kryetari apo oligarkët).
Opozita e sotme nuk ka detyrë të vetme marrjen e pushtetit, sepse në kushtet që është sot, nuk e merr dot. Opozita e sotme ka për detyrë që gradualisht të ngrerë frymën, të bindë popullin, të jetë pasqyra ku pozita të shohë veten dhe për sa kohë është në pushtet të mundohet të korrigjohet. Opozita ka detyrën të shohë pasqyrën e pozitës dhe të mos sillet si ajo, por të ndryshojë, të reformohet thelbësisht, jo vetëm me burime njerëzore, por edhe në sjellje, qëndrim e, sidomos në veprim.
Prandaj jam skeptik ndaj zërave që kërkojnë bashkimin e të gjitha forcave opozitare, të djathta, të qendrës së djathtë e të majtë, populiste, të gjitha forcave antisistemike, të gjitha forcave anti Rama & Berisha & Meta.
Sepse bashkimi i tyre do të jetë mekanik, i paqëndrueshëm, jo me bazë ideologjike e programore dhe, edhe sikur të vijnë në pushtet, vështirë se do ta mbajnë bashkëjetesën me kontradiktat e brendshme ideologjike e programore.
Por, kushdo në hapësirën opozitare, duhet të jetë përgatitur seriozisht që të ketë vlerën dhe peshën e duhur morale për të kryer një detyrë të vështirë: të bindë qytetarët se ofron vërtet një alternativë të besueshme. Përndryshe, ekziston rreziku që opozita të jetë gjithmonë opozitë dhe mesatarja e sistemit tonë politik të jetë edhe më e ulët nga ç’është aktualisht...
Edi Rama ka udhëtuar drejt New York-ut për të marrë pjesë ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një ...
Zgjedhjet e përgjithshme të 2025-ës po afrojnë dhe demokra...
Në deklaratën e tij të përnatshme për mediat, ish-krye...
Kryedemokrati Sali Berisha foli për zgjedhjet e 2025 n...
Kryetari i Partisë së Lirtisë, Ilir Meta ka publikuar ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritiku...
Kryeministri Edi Rama, në podkastin e kësaj të shtune ...
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, h...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi,...
Gjatë një konference për shtyp, mbajtur mesditën e sot...
Një kryetar bashkie që askush nuk e kishte në listë - në k...
Jamarbër Malltezi, drejtuesi i Departamentit të Mjedis...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një dalje publike dy...
Sot është mbajtur protesta e 26-të kundër kryebashkiakut E...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shpjegoi...
Vajza e ish-kryeministrit, Sali Berisha, Argita Mallte...
Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë do të jenë sëri...
Në rast se PD-ja mund PS-në në zgjedhjet e ardhshme pa...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...