Protesta e opozitës para bashkisë, Këlliçi: Hijet e skandalit mbi Carlo Bollino-n
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi,...

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, hodhi akzua në drejtim të SPAK-ut, duke pretenduar se nuk i ka arritur pritshmëritë.
Vangjeli renditi dosjet duke thënë se ndaj tyre është kryer një hetim i mangët. Sa i përket aferës me inceneratorët, ajo tha se janë arrestuar disa punëmarrës të gradës “F”, ndërsa kryebashkiaku Veliaj vijon të mbetet i lirë.
Edhe për dosjen “5D”, sipas saj, rezultati mbetet i njëjtë, Veliaj qëndron i lirë, ndërsa vjedh i pashqetësuar.
“Sipas Spending Data, për vitet 2019-2024 shqiptarët kanë shpenzuar 100 milion euro vetëm për paga për të gjitha prokurorët e vendit. Në këtë shifër luksi nuk përfshihet sistemi gjyqësor.
Rezultati është:
Hetim i mangët i dosjes së sterilizimit – kallëzuar nga PD;
Hetim i mangët i dosjeve për të tre inceneratorët – kallëzuar nga PD. Rezultati ka qenë dhe mbetet arresti i disa punëmarrësve, të gradës “F” në shkallën e vjedhjeve dhe të implikimit. Çka publikut vërtetë duhet ta dijë: asnjë para e gjetur, asnjë para e kthyer në arkën e shtetit, në xhepat e tyre, në rrugë, shkolla, ndihmë sociale apo parqe. Mbi të gjitha, Edi Rama dhe Erion Veliaj vijojnë të jenë të lirë, vijojnë të shesin mend, vijojnë të marrin dhe të fshehin 80 mijë euro në ditë vetëm për Tiranën, e cila nuk ka incinerator, por është mbytur në plehra.
Sa i takon vjedhjes tjetër të madhe, mamuthit të korrupsionit, dosjes 5D, kallëzuar nga PD, rezultati është i njëjtë: Veliaj vazhdon të jetë i lirë, të vjedhë i pashqetësuar, ndërsa paratë shkojnë në ‘drejtim të paditur’. Edhe ky krim, ashtu si inceneratorët, është klasifikuar nga Altin Dumani si ‘krim intelektual’ i vështirë për t’u zbuluar”, u shpreh ajo.
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD përmendi edhe disa dosje të tjera, për të cilat sipas saj nuk ka rezultate të frytshme.
Vangjeli tha se ngelet e patrajtuar nga SPAK-u edhe çështja e manipulimit me pronën publike nga botuesi Carlo Bollino.
“Nëse kërkoni rezultat për hetimin e çështjes 'McGonigal', kallëzuar nga PD, lodheni kot: Edi Rama as nuk është pyetur! Pavarësisht se ka korruptuar një kryeagjent të partnerit më të madh të Shqipërisë, ai vazhdon të luajë liderin global.
Tuneli i Llogarasë, kallëzim i PD, dhe vepër kriminale mbetet e pahetuar, e pangacmuar, ndërsa autorët rrisin pushtetin dhe oreksin me shpenzimet e shqiptarëve.
Rezultati për vjedhjen e pronës publike nga 'investitori strategjik' Artan Gaçi, bashkëshorti i ministres strategjike, Olta Xhaçka, e ka një rezultat: arrestimin e Jorgo Goros, ‘kokës së turkut’ për të shpëtuar ministren e Ramës. Investimi strategjik vazhdon, kështu edhe shpërgfillja që qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë i bëjnë Gjykatës Kushtetuese dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Manipulimi me pronën publike dhe vjedhja ashiqare e saj me VKM nga Edi Rama, në përfitim të ‘botuesit të oborrit’ dhe përfituesit të paligjshëm, Carlo Bollino, gjithashtu është i patrajtuar nga SPAK-u. Carlo vazhdon të përfitojë para duke ushtruar aktivitet privat mbi pronën private të familjes Begeja, dhuruar prej tyre si vakëf për ndërtimin e gjimnazi publik për fëmijët e komunitetit.
Rama ndërkohë zhvendoset në jug ku hedh në emër të familjarëve të tij 34 mijë metra tokë bregdetare, me qëllim gllabërimin e Gjirit të Gjipesë, një nga më të bukurit dhe i vetmi ende i pashfrytëzuar në vijën Dhërmi-Himarë.
Të nderuar qytetarë, kjo është punëzeza e Prokurorisë Speciale dhe të reformuar vetëm në emër, ndërkohë që shpërblimi nga taksat tuaja nuk i ka munguar.
Mos harroni këtu faturën edhe më të kripur, që paguhet ‘nën dorë’, që këto dosje as të mos hapen dhe as të mos mbyllen. Apo pagesat që merren që të mos hetohen dosjet që sjell opozita, por e kundërta të ndodhë, ata që sjellin dosjet kundër qeverisë të hetohen dhe të burgosen. Janë pra 100 milionë të deklaruara e disafish të padeklaruara, që ‘drejtësia e re’ të mbyllë të gjitha kallëzimet e PD dhe të hapë hetime kundër liderit të opozitës Sali Berisha dhe familjes së tij, deri te nipërit e mbesat, ende të palindur në kohën kur ai ishte kryeministër”, theksoi Vangjeli ndër të tjera./ CNA
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi,...
Gjatë një konference për shtyp, mbajtur mesditën e sot...
Një kryetar bashkie që askush nuk e kishte në listë - në k...
Jamarbër Malltezi, drejtuesi i Departamentit të Mjedis...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një dalje publike dy...
Sot është mbajtur protesta e 26-të kundër kryebashkiakut E...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shpjegoi...
Vajza e ish-kryeministrit, Sali Berisha, Argita Mallte...
Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë do të jenë sëri...
Në rast se PD-ja mund PS-në në zgjedhjet e ardhshme pa...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pye...
Drejtuesi i “Mundësisë”, Agron Shehaj dhe Kryetarja e ...
Argita Malltezi, vajza e ish-Kryeministrit Sali Berish...
Prej kohësh, në media është përfolur për një angazhim ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar arsyen se për...
Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berish...
Akuzave ndaj Berishës se kërcënoi gazetarët u është përgji...
Drejtuesi i “Mundësisë”, Agron Shehaj ka folur për man...
Nesër në Gjykatën e Apelit pritet të zhvillohet seanca...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...