Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot që beson tek Autoriteti i Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit “i cili thotë shkresërisht, se Iliri që doli nga Presidenca para pak ditësh është i njëjti Ilir, që doli edhe nga dosja e Sigurimit”.
Mes ish presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Rama nisën komente të ndërsjellta në "Facebook" lidhur me çështjen e hapur prej disa ditësh nga Autoriteti i Dosjeve mbi bashkëpunëtorin I.M. të Sigurimit të Shtetit.
“Padiskutim që unë i besoj trupës së drejtuar nga Genta Sula e vetë asaj” - ka shënuar zoti Rama në një shkrim të publikuar përmes "Facebook"-ut.

Ai thekson se këtë histori nuk i takon politikës ta ndajë, po vetëm Autoritetit të Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.
“Politika thjesht duhet të vërë në dispozicion të atij Autoriteti mjetin e kërkuar ligjor, duke votuar në Kuvend ndryshimet e kërkuara nga vet Autoriteti. Me ato ndryshime i hapet rruga një hetimi të plotë mbi aktivitetin e bashkëpunëtorit me inicialet I.M. në shërbim të Sigurimit të Shtetit, po edhe për të tjerë me iniciale të tjera, të cilët deri më sot e kanë fshehur identitetin e tyre, pas klauzolës së privilegjit që u ka krijuar kontrolli kaotik e politik i viteve '90” - komentoi zoti Rama.
Ish-presidenti Ilir Meta ka hedhur poshtë komentet sipas të cilave ai ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit në vitet studentore, duke renditur episode, që e largojnë nga detajet e paraqitura nga Autoriteti i Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Zoti Meta publikoi sot në Facebook një karikaturë nga revista e Sigurimit të Shtetite vitit 1983, e cila sipas tij është krijuar nga kryeministri Edi Rama.
“Partia e Punës e kishte Edi Ramën karikaturistin e preferuar të shkrimeve propagandistike kushtuar Sigurimit dhe spiunazhit. Ndërsa Partia Socialiste e ka Edi Ramën, Kryetarin e bandës së inceneratorëve. Ne do të fokusohemi për të zbardhur grabitjet e tij galopante dhe për t'i dhënë ndëshkimin e merituar” - shënon zoti Meta në faqen e tij në Facebook, përkrah fotove nga revista.
Ish presidenti Meta ka deklaruar se “Autoriteti i Dosjeve do të mbajë përgjegjësi ligjore për falsfikimet dhe shkeljet e rënda që bëri me shkresat e fundit drejtuar Kuvendit”.
Autoriteti i Dosjeve i propozoi Kuvendit ndryshime ligjore në Kodin Zgjedhor dhe në Ligjin për të drejtën e informimit mbi dokumentet e Sigurimit të Shtetit për t’i hapur verifikimit të plotë të ish bashkëpunëtorëve të tij, edhe nëse ata kanë marrë më herët çertifikata të pastërtisë së figurës.
Autoriteti e ka ilustruar këtë nevojë për ndryshime ligjore me inicialet e 6 personave, që mendon se janë bashkëpunëtorë të ish Sigurimit të Shtetit, mes tyre edhe I.M., e megjithatë u kanë shpëtuar verifikimeve dhe kanë vazhduar karrierën gjatë viteve të demokracisë
Menjëherë pas kësaj nisme të Autoritetit, dy grupet më të mëdha parlamentare i kërkuan Kuvendit ndryshime në ligjet, që kanë të bëjnë me sekretin shtetëror dhe me dokumentet e Sigurimit të Shtetit.
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike kërkoi de-klasifikimin si sekrete shtetërore të gjithë dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit nga viti 1944 deri në 1991.
Ndërsa socialistët kërkuan që Autoriteti për Informim mbi Dokumentat e ish-Sigurimit të Shtetit të ketë lirinë e verifikimit të pastërtisë së zyrtarëve dhe kandidatëve për deputetë dhe kryebashkiakë, sa herë që ka zgjedhje,
Amendamentet e socialistëve në Kodin Zgjedhor kërkojnë verifikimin e kandidatëve për deputetë dhe kryebashkiakë në çdo palë zgjedhje parlamentare dhe vendore.
Dosjet e Sigurimit famëkeq të Shtetit, krimet e tij, drejtuesit, urëdhëruesit dhe bashkëpunëtorët e tyre janë një histori e pandriçuar asnjëherë në Shqipëri, gjatë 31 viteve të tranzicionit dhe të demokracisë, edhe pse janë ndërruar 8 kryeministra dhe 10 qeveri nga shumicat socialiste dhe demokrate, që kanë zevëndësuar njëra tjetrën në pushtet./ VOA
Ish-presidenti Ilir Meta, i cili është panikosur për d...
Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka reagu...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar një foto , të...
Ish-presidenti Ilir Meta ka bërë një reagim të menjëhe...
Ish Presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta...
‘Ilir Floriri’. Ky është epiteti i Ilir Metës, ish-Presid...
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar për rritjen ...
Jo vetëm për korrupsion dhe trafik vajzash, të miturish, a...
Kryenegociatorja e re Majlinda Dhuka përherë të parë p...
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar ndaj zërave që kontestuar...
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp me ekipi...
“Tërmeti” i dosjes 339 dhe njëherësh numri dy i PS-së Dami...
“Për Partinë Demokratike, Ilir Meta është njeriu që përf...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbroj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publi...
Analisti Besnik Mustafaj ka kritikuar presidentin e ri...
Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Beli...
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar një takim që ka zhvil...
Avokati Altin Goxhaj ka bashkuar kryetarin e PD-së Sal...
Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe E...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...