Qeveria plan për rivlerësimin e profesioneve të rregulluara, në fokus 323 kategori
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se sulmi kibernetik ndaj platformave online ka qenë nga një grup i mirëstrukturuar hakerash dhe jo një haker amator.
Në një deklaratë për shtyp, Balluku kërkoi kujdes për të mos patur dezinformim të publikut, ndërsa theksoi se ky nuk është një moment për tu përdorur politikisht.
Ministrja nënvizoi se po merren një sërë masash, pas këtij mësimi për të përmirësuar pikat e dobëta.
“Ashtu siç thamë, bëhet fjalë bëhet fjalë për një atak masiv dhe një agresion të vërtetë kibernetik, i cili edhe kur i kemi pyetur specialistët kanë thënë që ka qenë nga një grup i mirëstrukturuar hakerash dhe jo një haker amator siç mund të thuhej. Megjithatë unë do të desha të bëja thirrje për të gjithë ata të cilët kanë vendosur që të komunikojnë publikisht idetë dhe mendimet e tyre. Në situata të tilla do të ishte shumë më mirë që të prisnim atë që edhe znj.Karçanaj tha, një hetim të thellë të të gjithë këtij sulmi kibernetik, i cili po bëhet nga agjencitë përkatëse dhe që pas raportit padyshim do të jetë një raport që për aq sa do mundemi do të bëhet transparent, pasi ka dhe pjesë në sulmet kibernetike, ashtu siç thamë dhe sot që mungesa e gazetarëve në sallë vjen për shkak të kërkesës që Microsoft na ka bërë, duke qenë se ka një shkallë të sekretimit të të gjithë procesit, i cili nuk mund të bëhet transparent në këto momente.
Megjithatë gjithçka që do të mund të bëhet transparente pas hetimit të plotë të këtij agresioni, ne do ta bëjmë me shumë kënaqësi. Deri në atë moment për të mos patur dezinformim të qytetarëve apo qoftë dhe të punonjësve të administratës, të cilët janë të shumtë dhe janë përballur me këtë situatë, do të ishte mirë të ishim të kujdesshëm në gjithçka themi dhe në gjithçka marrim përsipër për të pasur parasysh që teknologjia ndryshon. Nga çfarë aplikohet sot në AKSH, apo çfarë aplikohet në vendet e tjera apo çfarë diturie apo dijeni mund të kenë të gjithë ekspertët, ky nuk është një moment për të shprehur apo për tu përdorur politikisht. Ky është një moment i cili ka prekur shqiptarët dhe ashtu siç e thashë në fillim të fjalës sime, ka shqetësuar padyshim edhe partnerët, pasi Shqipëria është vënë në shënjestër dhe ky atak ka krijuar një sërë problematikash. E rëndësishme është dhe është kjo diçka për tu shënuar në gjithë procesin që vetëm në 4 ditë kemi pasur rikthim të më shumë se 98% të shërbimeve dhe siç znj.Karçanaj e përmendi një pjesë e mirë e këtyre shërbimeve po rikthehen.
Padyshim nga momenti që ne kemi vendosur që shërbimet të jenë pothuajse të gjitha online edhe sensibiliteti i këtyre shërbimeve duke qenë online është më i madh. Për këtë arsye përveç punës që ne po bëjmë për të kaluar të gjithë këtë situatë, nga ana tjetër po marrim një sërë masash dhe ky është një mësim edhe për AKSH-in, edhe për gjithë strukturat e tjera, për të na treguar pikat e dobëta, pasi çdo sistem ka pika të dobëta, kudo, edhe sistemet më inteligjente që përdoren nga forcat militare apo edhe nga struktura të tjera sërish kanë pikat e tyre të dobëta. Ne po nxjerrim një mësim, po bëjmë një skanim të të gjitha sistemeve, skanim të forcave të cilat janë dhe punojnë për të mbrojtur apo për të operuar me këto sisteme dhe për të dalë më pas në një rezultat, qoftë edhe për një reformim të thellë të të gjithë sektorit, apo nga ana tjetër edhe për të ngritur të gjitha ato mburoja kibernetike që do të na duhet për të ardhmen”, u shpreh Balluku./ B.A. – CNA.al
Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe E...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka takuar sot ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar...
Ilir Meta sërish ka shenjëstruar kryebashkiakun e Tiranës,...
Grupi i Lulzim Bashës po ndjek rrugës e socialistëve të Ra...
Ministri i Mbrojtes, Niko Peleshi, ndërsa prezantoi vendim...
Ilir Metës, kreut të PL-së, nuk i del e keqja e me Autorit...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, ka deklaruar sot se një nga tragj...
“Nëse do tëkisha qenë në krye të PD-së, Rama s’do të ishte...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në konferencën e tij të përjav...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, sërish ka paralajmëruar revolu...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, është pyetur për mungesën e ti...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, konferencën e përjavshme për s...
Pas koncert-mitingut të djeshëm që organizoi Qeveria, ka a...
Aktori Julian Deda ka sulmuar ish-kryetarin e PD-së, L...
Analisti Andi Bushati, ka komentuar mbrëmjen e sotme k...
Mbrëmjen e sotme është duke u mbajtur një koncert në s...
Analisti Andi Bushati ka habitur mbrëmjen e sotme me n...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, gjatë takimit me perso...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, gjatë takimit me personali...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...