Balla për protestën: Sot aty kanë mbetur “sorrat”, qytetarët meritojnë dialogun
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...

Ministria e Arsimit ka miratuar “Planin e Veprimit të Dokumentit të Politikave të Arsimit të Lartë 2030”, një paketë masash që synojnë përmirësimin e ofertës akademike dhe përafrimin e tij me kërkesat e tregut të punës.
Në dokumentin e publikuar në Fletoren Zyrtare theksohet se fokusi kryesor i planit është forcimi i arsimit të lartë si faktor kyç për zhvillimin e kapitalit njerëzor, social dhe ekonomik të vendit, përmes një oferte akademike më bashkëkohore dhe të përshtatur me nevojat e shoqërisë dhe tregut të punës.
“Arsimi i lartë, faktor i rëndësishëm për zhvillimin e kapitalit njerëzor, social dhe ekonomik të vendit, përmes ofertës akademike bashkëkohore, në përshtatje me nevojat e shoqërisë dhe kërkesat dinamike të tregut të punës, për të pajisur studentët me aftësitë e së ardhmes dhe duke synuar rritjen e produktivitetit”, theksohet në dokument.
Kostoja e përgjithshme e planit të veprimit është llogaritur në rreth 11 mln euro, sipas vlerësimeve të Ministrisë së Arsimit.
Konkretisht, Plani i Veprimit për Arsimin e Lartë 2030 parashikon një paketë masash në disa drejtime kryesore.
Me qëllim “Përmirësimin e ofertës akademike”, Ministria e Arsimit parashikon marrjen e një sërë masash që nga rishikimi i ligjit 80/2015, “Për arsimin e lartë” deri në dhjetor 2026 dhe rishikimi i programeve ekzistuese + kurrikula të reja (STEM, digjital, turizëm) sipas tregut të punës (afati 24 muaj). Po ashtu parashikohet që brenda 2026-s të rishikohet formula e financimit të IAL-ve (performancë). Deri në qershor 2026 parashikohet të rishikohet gjithashtu edhe kuadri ligjor për konkurrencën dhe llogaridhënien.
Për forcimin e lidhjeve me tregun e punës, plani i veprimit përcakton masa për “Fuqizimin e zyrave të karrierës”, Bashkëpunime me sektorin privat për praktika dhe intershipe etj.
“Për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe kërkimit shkencor”, masat do të fokusohen në marrëveshje me universitete të huaja dhe programe të përbashkëta; Aplikime në programe si Erasmus+ dhe Horizon; Financim i 60 doktoraturave deri në 2028 në një kosto prej 180 mijë euro etj.
Në dokument përcaktohet se zbatimi i planit do të koordinohet nga një sërë institucionesh, përfshirë Sekretariatin e Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, drejtoritë përkatëse të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, Qendrën e Shërbimeve Arsimore, si dhe vetë institucionet e arsimit të lartë./Monitor
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka kritikuar në Kuvend, ...
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka komentuar në K...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në Folt...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka komentuar në Kuvend d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka folur sot në...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një seance...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka marrë fjalën në foltoren...
Debate dhe akuza të forta politike shoqëruan mbledhjen e s...
Politikani Dashamir Shehi komentoi sot zhvillimet në kampi...
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka ...
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, vijoi edhe sot me publ...
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ish...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Yerevan, kryeqytetin e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndau sot një...
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet pasditen e sotme në nj...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Samitin e 8-të t...
Përgjatë ditëve të fundit, duket se Ervin Salianji ka zgje...
Politikani Dashamir Shehi komentoi sot gjerësisht mbi zhv...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar lidh...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...