Këlliçi: Shqiptarët paguajnë miliona euro për tekat e Ramës dhe Veliajt
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi u shpreh sot se qytetarë...

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me reformën zgjedhore, duke marrë si shembull modelin e Gjermanisë dhe duke iu drejtuar drejtpërdrejt eurodeputetëve McAllister dhe Krichbaum.
Murrizi thotë se në Gjermani deputetët zgjidhen nga qytetarët me lista të hapura dhe jo përmes listave të mbyllura të hartuar nga kryetarët e partive. Sipas tij, ky sistem garanton përfaqësim të drejtpërdrejtë dhe forcon sovranitetin e votës së qytetarëve.
Duke iu referuar reformës zgjedhore në Shqipëri, sipas tij, procesi po menaxhohet nga Rama dhe Berisha. Ai shprehet se sistemi aktual u jep kryetarëve të partive kontroll mbi përbërjen e Kuvendit dhe kërkon miratimin e listave 100% të hapura, si dhe shpalljen e Shqipërisë një zonë të vetme zgjedhore.
Në mesazhin e tij, Murrizi u bën thirrje McAllister dhe Krichbaum që, gjatë vizitave në Shqipëri, të sqarojnë publikisht modelin zgjedhor të Gjermanisë dhe mënyrën se si zgjidhen deputetët atje.
Reagimi i Murrizit
Të nderuar z. Mekalister dhe z. Krichbaum,
Kjo është fleta e votimit në vendin tuaj, Gjermani.
Pra, gjermanët zgjedhin me votë deputetët e tyre dhe nuk votojnë listën e kryetarëve të mbushur me njerëz pa asnjë vlerë. Gjermania ka një ligj zgjedhor me lista të hapura dhe çdo qytetar zgjedh atë që mendon se e përfaqëson më mirë.
Prandaj, kur vini për vizitë në Shqipëri dhe shtrëngoni në qafë apo puthni deputetë shqiptarë që i keni për zemër, mirë është t’u tregoni se çfarë sistemi zgjedhor ka Gjermania dhe si zgjidhen deputetët në vendin tuaj, që çifti i bashkëkryetarëve të komisionit për reformën zgjedhore PS–PD të mos flasin sikur po shpikin armë bërthamore.
Gjithashtu, as Rama dhe as Berisha të mos kenë mundësi të jenë “pronarë” të Parlamentit, duke qenë padrino të partive politike militantiste, sepse me lista të hapura asnjëri prej tyre nuk do të kishte rreth vetes servilë që kërkojnë favore apo dalin në fotografi.
Madje, z. Mekalister e di mirë çfarë do të thotë votë me listë të hapur, sepse e ka provuar vetë: edhe pse ish-kancelarja Angela Merkel e kishte të preferuar, qytetarët gjermanë nuk e votuan në vitin 2013 dhe prej 13 vitesh nuk është më deputet në Bundestag. Në vitin 2014 u përfshi në listën e mbyllur të partisë për të qenë eurodeputet.
Prandaj, deklaratat si “liderë të mëdhenj” apo “të votuar nga populli” mund t’ua shisni atyre që ju kërkojnë një foto.
Ligji që rikthen demokracinë dhe sovranitetin e votës së qytetarëve, që u cenua nga marrëveshja e prillit 2008 mes Ramës dhe Berishës, është: lista 100% të hapura dhe Shqipëria një zonë e vetme zgjedhore.
Diskutimet për financimin e partive apo propozimet për 30% lista të mbyllura janë përpjekje për të ruajtur karrigen në Kuvend pa votë reale dhe për t’u shërbyer kryetarëve të partive.
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi u shpreh sot se qytetarë...
Një tryeza e rrumbullakët e zhvilluar këtë të mërkurë mblo...
Ka përfunduar mbledhja e zhvilluar për rreth një orë këtë ...
Gazetari Bledian Koka në një dalje televizive ka folur për...
Kryedemokrati Sali Berisha theksoi sot gjatë një takimi pë...
Analisti Lutfi Dervishi tha sot se problemi më i madh i ma...
Drejtuesi politik i PS për qarkun e Kukësit, Eduard Shalsi...
Drejtuesi politik i PS për qarkun e Kukësit, Eduard Shalsi...
Ekspertja e integrimit, Ilda Zhulali komentoi sot situatën...
Kryedemokrati Sali Berisha mbajti fjalën e tij pasditen e ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e m...
Deputeti dhe drejtuesi politik i PD-së në Durrës, Oerd Byl...
Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato theksoi sot se Bashkimi...
Është zbardhur drafti i Partisë Socialiste në lidhje me nd...
Politikani Petrit Vasili ka ndarë sot një qëndrim kritik n...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të martë pamje të reja...
Ervin Salianji, i njohur ndryshe si "Babalja", i dënuari p...
Analisti Mentor Nazarko i ftuar në emisionin “Të Paekspozu...
Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe ndau detaje...
Ervin Salianji ishte sot i ftuar në emisionin “Të pakespoz...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...