Rama ndan pamje nga aksioni: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të martë pamje të reja...

Politikani Petrit Vasili ka ndarë sot një qëndrim kritik ndaj mazhorancës dhe opozitës për Reformën Zgjedhore.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili shprehet se kjo reformë është kthyer në një refren politik bosh.
Sipas Vasilit, roli i opozitës shqiptare në këtë reformë është thjesht një farsë, pasi, sipas tij, i shërben mazhorancës dhe zgjidhja më e mirë është të largohet nga tryeza e komisionit, për të mos e rënduar më shumë imazhin e vet para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve.
“Boll me tallavane të Reformës Zgjedhore, të kthehen tek 5 qershori, ose opozita të ikë nga ajo tavolinë!
Reforma zgjedhore është kthyer përfundimisht në një refren politik bosh dhe falimentar, ku palët ulen vazhdimisht në tavolinë, Gjiknuri dhe Bylykbashi janë gjithmonë aty, ndërsa zgjedhjet përfundojnë gjithmonë në greminë dhe rrëmbehen nga Rama.
Opozita shqiptare duhet ta kuptojë se pjesëmarrja në këtë Komision është thjesht një shërbim që i bëhet farsës zgjedhore dhe jo zgjidhje e saj.
Kjo farsë i shërben vetëm Ramës dhe askujt tjetër dhe tregon një opozitë me komplekse, që druhet se çfarë do thonë ca të huaj të korruptuar nga Rama.
Refreni i përsëritur për arritjen e drafteve konsensuale të ndryshimeve ligjore është një broçkull e dëgjuar dhe stërdëgjuar, që nuk ka dhënë as më të voglin rezultat në praktikë, por përkundrazi ka ricikluar zgjedhje më të neveritshme se ato të mëparshmet.
Shembulli emblematik mbetet marrëveshja e 5 qershorit 2020, që u shkelmua nga Rama.
Marrëveshja e 5 qershorit pati konsensualitet dhe u mbështet ndërkombëtarisht si asnjë marrëveshje tjetër.
U përgatit në ambasadën amerikane në Tiranë dhe dëshmitarë të firmosjes ishin tre ambasadorë: ai i SHBA-së, BE-së dhe i Britanisë së Madhe.
Sekretari i Shtetit Pompeo, Bashkimi Europian dhe OSBE përshëndetën botërisht marrëveshjen.
Realiteti tregoi se Edi Rama e shkeli marrëveshjen e 5 qershorit, si dhe ndryshoi edhe Kushtetutën brenda ditës.
Sot opozita ka realisht zero garanci ndërkombëtare krahasuar me 5 qershorin.
Atëherë lind pyetja: çfarë bën opozita në atë tryezë farsë, produkti i të cilës është i parathënë me fjalë të thjeshta: “pra të bëjmë sa për sy e faqe ca ndryshime për të thënë që bëmë reformë”.
Qejfin e kujt plotëson opozita në atë tryezë ku personazhet janë sërish Gjiknuri dhe Bylykbashi?
Dy reforma zgjedhore farsë që prodhuan dy palë zgjedhje në 2021 dhe 2025, njëra me faqe të zezë se tjetra.
Ku në 2025 dështimi më spektakolar ishte vota e emigrantëve, që përfundoi për faqe të zezë.
Ndaj zgjidhja është shumë e thjeshtë.
Nëse opozita beson se do të arrijë ndonjë rezultat në këtë Komision të Reformës Zgjedhore, le të vërë në tavolinë si propozim të panegociueshëm marrëveshjen e 5 qershorit, për të cilin Rama dhe rilindja kishin dhënë dakordësi me shkrim bile.
Nëse Gjiknuri dhe maxhoranca e refuzojnë 5 qershorin, opozita duhet të ikë me vrap nga ajo tavolinë për të mos u bërë qesharake dhe e pabesueshme në sytë e shqiptarëve.
P.S. Në foto është dakordësia me shkrim e Gjiknurit për 5 qershorin”,-shkruan Vasili./CNA
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të martë pamje të reja...
Ervin Salianji, i njohur ndryshe si "Babalja", i dënuari p...
Analisti Mentor Nazarko i ftuar në emisionin “Të Paekspozu...
Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe ndau detaje...
Ervin Salianji ishte sot i ftuar në emisionin “Të pakespoz...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi këtë të hënë ka zhvillua...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një komunikim me ambasa...
Kryedemokrati Sali Berisha ishte sot i pranishëm në tubimi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në foltoren e...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla u ndal s...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso në fjalën e mbajt...
Deputeti demokrat, Luan Baçi ndau sot një rast absurd për ...
Partia Socialiste do të mbledhë ditën e nesërme në orën 09...
Kryeministri Edi Rama i është rikthyer sërish sot çështjes...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën ‘X’ lidhur ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën ‘X’ lidhur ...
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në podcasting ‘...
Kryeministri Rama, në nisje të episodit të radhës të podka...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën ‘X’ lidhur ...
Partia Demokratike ka reaguar pas vrasjes së konfirmuar ta...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...