Ndryshimet në kabinet/ Rama: Qasje e re, njësoj si me skuadrat e futbollit
Kryeministri Rama, në nisje të episodit të radhës të podka...

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në podcasting ‘Flasim’, u ndal edhe te situata që po vijon prej ditësh në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas.
Sipas Ramës, problemi qëndron te gjeologjia e vështirë që ka terreni malor, teksa formacionet argjilore dhe shpatet e paqendrueshme janë afektuar ndjeshëm.
Kryeministri u shpreh se ekipet inxhinierike janë në terren për t’i dhënë fund një herë e mirë problemit.
“Dua të ndalem këtu edhe një herë për të adresuar një zhurmë të jashtëzakonshme bombash artizanale që shpërthyen në të tëra 700 tenxheret politike-mediatike të Shqipërisë, lidhur me një fatkeqësi natyrore ose siç quhet në kontratat e infrastrukturës, një ndërhyrje e një force madhore pra që s'ka të bëjë me njeriun, po me natyrën, në aksin e Korridorit të 8, në kantierin e Korridorit të 8, ku po ndërtohet një nga veprat më kuptimplota të Shqipërisë së viteve pas rënies së regjimit dhe kjo zhurmë, kjo çmenduri, e cila përcolli në mënyrë këmbëngulëse në veshët e shqiptarëve, mesazhin se ajo rrëshqitje prej disa qindra metrash në një aks shumë kilometërsh ishte pasojë e korrupsionit, nuk është asgjë tjetër, përveçse pjesë e një zinxhiri të tërë histerie, që i vjen rrotull këmbëve të Shqipërisë, pikërisht në kohën kur Shqipëria është duke kryer misionin më historik të saj për të mbërritur më në fund në majën ku meritojnë të jetojnë shqiptarët, aty ku është shtëpia e përbashkët e Bashkimit Europian.
E pikërisht kur Shqipëria po e lufton korrupsionin më fort se asnjëherë dhe këto janë fakte, këtu flitet se korrupsioni është më i madh se asnjëherë. Po kaq e vërtetë është kjo, sa ç’është e vërtetë lidhja e korrupsionit me atë rrëshqitje. Zero, zero! Aty ka një gjeologji të vështirë dhe rrëshqitja ka afektuar, jo aksin e ri, asgjë që lidhet me kantierin dhe me të gjitha punimet që janë bërë me kantierin përgjatë segmentit të rrugës Elbasan-Qafë-Thanë, po rrugën e vjetër, në një vend ku terreni malor, formacionet argjilore dhe shpatet e paqendrueshme janë afektuar ndjeshëm, siç ka ndodhur në shumë vende, duke u nisur nga Greqia fqinje për shkak të reshjeve shumë intensive dhe këmbëngulëse të këtij dimri.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ndërhyrë menjëherë me masa adekuate emergjence.
Policia e Shtetit ka bërë të gjitha përpjekjet për të siguruar prani 24 orë në të gjitha ditët që kur ka ndodhur bllokimi, për të garantuar sigurinë. Puna intensive për hapjen e rrugëve alternative, nuk është ndalur asnjë minutë, po ashtu dhe puna për të stabilizuar gjeoteknikisht terrenin. Paralelisht, ekipet inxhinierike janë në terren për të shkuar përtej riparimit sipërfaqësor që nuk është i mjaftueshëm sepse duhet garantuar stabilizimi i thelluar që t’i japi fund një herë e mirë problemit që është shfaqur aty dhe që ta bëjë këtë në mënyrë të qëndrueshme dhe prandaj, paralelisht me menaxhimin e situatës aktuale po përshpejtohet zhvillimi i kësaj infrastrukture të re strategjike.
Edhe një herë, është shembulli tipik, më i freskët i diferencës midis realitetit dhe të vërtetat e një Shqipërie që ngjitet dhe dëshpërimit të atyre që përfaqësojnë Shqipërinë, që ne gjetëm në humnerë dhe që nga humnera ku ndodhen, duan ta tërheqin këtë vend poshtë, po nuk kanë për t’ia dalë sepse kjo Shqipëri nuk ndalet”,-u shpreh Rama./CNA
Kryeministri Rama, në nisje të episodit të radhës të podka...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën ‘X’ lidhur ...
Partia Demokratike ka reaguar pas vrasjes së konfirmuar ta...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, komentoi për qytetarët lidhur ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot...
Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar sot lidhur me sulmet...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me sulmet amerikan...
Opozita shqiptare, e drejtuar nga Partia Demokratike, si p...
*Editorial nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe pr...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar pas ndryshimeve të bë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar m...
Demokrati Ilir Alimehmeti tha se me mënyrën se si po vepro...
Pas një fitoreje historike të zgjedhjeve nga ana jonë rret...
Ditën e sotme, Komisioni i Jashtëm i PE-së ka diskutuar dr...
Kryeministri Edi Rama ndau sot para socialistëve në mbledh...
Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në mbledhjen e s...
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij gjatë mbledhjes së ...
Kryeministri Rama, duke folur për pezullimin e Belinda Bal...
Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e sotme të PS-së, ësht...
Kryeministri Edi Rama tha sot se akuzat e SPAK-ut për korr...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...