Sesioni i ri parlamentar/ Alizoti: Një pjesë e deputetëve kanë shkuar të marrin rrogat dhe të rrinë
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti i ftuar në S...

Kryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Ulsi Manja ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale për seancën e sotme parlamentare dhe debatin mbi “Diellën”.
Manja shkruan se përmes ministres virtuale, e ardhmja foli sot në Parlament.
Më tej, Manja shkruan se ndërkohë që shfaqej teknologjia, opozita bërtiste dhe bllokonte foltoren.
Për këtë, thotë ish-ministri, nuk e ka fajin kryeministri Rama, por opozita që mbetet gjithmonë offline.
Debatin e sotëm, Manja e quan një debat mes së ardhmes dhe prapambetjes.
“E ardhmja flet AI, opozita bërtet offline!
E ardhmja foli sot në parlamentin shqiptar përmes një ministreje virtuale të pajisur me inteligjencë artificiale. Ishte një moment historik, një hap që e lidh Shqipërinë me teknologjitë e kohës dhe me transformimet që po ndodhin në gjithë botën. Por ndërkohë që e ardhmja u shfaq në sallë, opozita bërtiste kundër, bllokonte foltoren dhe shpallte “mëkat” futjen e AI-së në jetën e institucioneve. Një skenë tipike shqiptare: inovacioni hyn nga dera, zhurma e prapambetjes shpërthen nga korridori.
Nuk është faji i Edi Ramës që përqafon i pari teknologjinë dhe e sjell AI-në në qeverisje. Faji është i opozitës që ka mbetur gjithmonë offline, e fundit në çdo gjë. E fundit në vizion, e fundit në ide, e fundit edhe në mandate – të rrudhur në 50 ulëse. Kur qeveria ecën me kohën, opozita ngelet pas, e lidhur pas parullave të vjetra dhe një politike që nuk komunikon dot me realitetin e sotëm.
Ironia është e dukshme: deputetët që shfrytëzojnë çdo ditë Facebook-un, Instagram-in dhe TikTok-un për të bërë politikë të ditës, sot u skandalizuan nga një ministre virtuale. Ata që bëjnë “live” me telefon, sot protestuan kundër një teknologjie që në fakt do t’u shkurtojë burokracinë dhe do t’u japë qytetarëve më shumë transparencë. Është e njëjta mendësi që dikur tallej me llambën elektrike, që dikur e quante televizorin “armë të huaj”, dhe që sot trembet nga AI – sepse nuk di të përshtatet.
Në histori, çdo shpikje e madhe ka pasur naivët e vet teknologjikë. Vaksinat u quajtën blasfemi para se të shpëtonin miliona jetë. Elektrifikimi u përjetua me frikë para se të ndriçonte çdo fshat. Sot është radha e AI-së: e ardhmja është këtu, por opozita vazhdon të mbetet peng i së shkuarës.
Prandaj, debati i sotëm nuk ishte mes Ramës dhe opozitës. Ishte mes së ardhmes dhe prapambetjes. Dhe kur historia të shkruhet, nuk do të mbahet mend zëri i atyre që bërtisnin “offline”, por fakti që Shqipëria guxoi të thotë “po” ndaj inteligjencës artificiale në qeverisje.
E ardhmja foli sot. Opozita bërtiti. Dhe humbi përsëri”, shkruan Manja./CNA
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti i ftuar në S...
Partia Demokratike ka dërguar një kërkesë drejtuar Kuvendi...
Gazetari Klodian Tomorri i ftuar në emisionin “Tast Force”...
Ish-deputeti, Lefter Maliqi komentoi sot lidhur me disa em...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Mall...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi ka reaguar këtë të enjte lidh...
Ish-deputeti, Dashnor Sula tha sot në një dalje televizive...
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj u shpreh sot lid...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka ndarë këtë pasdi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Blendi Himçi tha seanca e ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të enjte një pjesë nga...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga aksi Bilçë-Dr...
Në kuadër të përkujtimit të Ditës së Kushtetutës, e Ngarku...
Opozita ka bërë zhurmuesen në Parlament. Gjatë kohës kur p...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, e ka quajtur një akt të ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazm...
Deputetët e mazhorancës firmosin kërkesën për masë disipli...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, i është përgjigjur dhëmbë për ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas situatës tensi...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...