Tensionet në Kuvend/ PS i kërkon Kuvendit masa disiplinore për deputetët e opozitës
Deputetët e mazhorancës firmosin kërkesën për masë disipli...

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, përmes një prononcimi të gjatë në rrjetet sociale, ka analizuar situatën e krijuar sot në Kuvend ku qeveria dhe programi i saj u miratuan pa debat.
Bardhi e krahason situatën me veprën e Orwell “Ferma e kafshëve”, duke e krahasuar mazhorancën me derrat.
Bardhi shprehet se Rama kërkon një opozitë pa zë dhe u bën thirrje ndërkombëtarëve sepse demokracia po shkatërrohet.
Kreu i Grupit të PD-së shkruan se Diella është shërbëtore e korrupsionit dhe jo kundër tij dhe se çifti Rama në formën e Diellës nuk është teknologji, por propagandë 3D.
"Xhorxh Orwell na tregon se si në një fermë të shtypur, zgjedhjet nuk ishin më vota, por thjesht urdhra të derrave udhëheqës. Kjo që ndodhi sot në Parlament ndodh çdo ditë në Shqipëri: njerëzit drejtohen me arbitraritet, me arrogancë, me padrejtësi.
Edi Rama do një opozitë pa zë, dhe pa gojë. Edi Rama do një opozitë memece që të mos flasë për vjedhjet e tij monstruoze. Ky i sotmi është vizioni i tij për demokracinë: Parlament pa debat, opozitë pa zë, qytetarë pa shpresë. Ai duron vetëm Diellën, që e programon vetë dhe Belindën që e urdhëron po vetë.
Opozita nuk është as ksanaksi i Ramës. As Morfina e tij. Ne nuk ia lehtësojmë dot ankthin e tij që gjendet në dosjen e FBI-së për korrupsion ndërkombëtar.
Ne nuk jemi këtu për t’i dhënë qetësi, por për t’u thënë shqiptarëve të vërtetën.
E vërteta është se Diella e Edi Ramës është fantazi propagandistike. Korrupsioni dhe krimi i organizuar është realitet.
Diella nuk është vizion, por fasada virtuale për të fshehur vjedhjet e përditshme gjigande të kësaj qeverie. Edi Rama ka klonuar veten si grua, si një iluzion dixhital për të mbajtur pushtetin e korruptuar. Edi Rama, në fakt, çifti Rama në formën e Diellës nuk është teknologji.
Diella është propaganda e paketuar në 3D. Diella nuk është ministër kundër korrupsionit. Diella është shërbëtore e korrupsionit, në versionin virtual. Është një Edi Ramë, që shet Shqipërinë tek 2-3 oligarkë, është një Belinda Balluku që shet tenderat dhe pasuritë e vendit tek 2-3 kriminelë dhe klientë personalë, është një Linda Ramë që përcakton si fitues të qindra milionë eurove 2-3 kompani familjare me familjen dhe pushtetin e bashkëshortit të saj.
Sot kam një mesazh për partnerët e Shqipërisë. Aleksandër Solzhenicin thotë diku në një vepër të tij: Ne e dimë që ata po gënjejnë. Ata e dinë që po gënjejnë. Ata e dinë që ne e dimë se po gënjejnë dhe përsëri vazhdojnë të gënjejnë. Ne e dimë që në Shqipëri nuk ka një qeveri të zgjedhur nga vota reale e shqiptarëve. Rama e di. Europianët e dinë. Të gjithë e dimë. Por loja vazhdon. Dhe ky është shkatërrimi i vertetë i demokracisë.
Por ne nuk do të lodhemi kurrë së thëni të vërtetën në çdo formë: korrupsioni dhe shërbimi i kësaj qeverie për krimin e organizuar, pastrimi i parave me ligje strategjike nuk duhet të jetë e ardhmja jonë.
Shqipëria meriton drejtësi, jo mashtrim. Dinjitet, jo poshtërim. Meriton Europën e vërtetë, jo kompromiset gjysmake të burokratëve, që heshtin kur Parlamenti dhe Kushtetuta në Shqipëri përdhosen në mes të Europës. Ne do të jemi këtu, derisa të fitojë e vërteta dhe të humbasë korrupsioni me hajdutët e saj në qeveri", shkruan Bardhi./CNA
Deputetët e mazhorancës firmosin kërkesën për masë disipli...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, i është përgjigjur dhëmbë për ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas situatës tensi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen...
Në një prononcim për gazetarët ministri i Shtetit për Marrëd...
I dënuar si mashtrues, Ervin Salianji, i burgosur për ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, përmes nj...
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni G...
Diella mbajti fjalimin e saj si ministre e Shtetit për Int...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me situat...
Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklarat...
Kjo seancë, e cila parashikohej të zgjaste me orë të tëra,...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment ...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka kërk...
Pas debateve mes opozitës dhe mazhorancës, pasi kryeminist...
Opozita ka protestuar në sallën e Kuvendit teksa Diella mb...
Kryeministri Edi Rama, në nisje të seancës maratonë, nuk p...
Diella ka ndezur debate dhe protestë nga ana e opozitës në...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalimin e tij me një par...
Nis seanca plenare maratonë nën drejtimin e kryetarit të K...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...