Goditi protestuesin në Zvërnec/ Ndryshon masa e sigurisë për një nga punonjësit e sigurisë së kantierit
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim në SHkodër me anëtarë, simpatizant të PD-së dhe qytetarë të thjestë.
Ai e hapi fjalën e tij duke pohuar se ky ishte takimi, më i veçanti në 32 vite.
Berisha u shpreh se mesazhi që kishte për Shkodranët sot është tjetër dhe jo ai që ka dhënë gjithmonë.
“Vij sot në këtë takim, më i veçanti në 32 vite, pas takimit të parë që kemi bërë në sheshin “Isa Boletini’. Por, me ju do flas haptas. Pas 32 vitesh, Shkodra ra në duar të pushtuesve. E them këtë me bindjen më të thellë. Në rast se nuk do qe kjo sot, ju garantoj se ne së bashku sonte do diskutonim për defektet dhe të metat e Sali Berishës në fushatë, të Bardh Spahisë, Greta Bardelit dhe përfaqësuesve të tjerë. Sepse me rezultatin e 14 majit, në mënyrë të padiskutueshme kanë peshën e tyre gabimet, qëndrimet, defektet e këtyre që përmenda dhe të tjerëve që janë vetëkuptuar. Por sot, mesazhi im është tjetër. Mesazhi im është tjetër sepse kam ndjekur çdo ditë, dhe ua them pse, fushatën tuaj.”, tha Berisha.
Ai tregoi se ka ndjekur të gjitha proceset në zgjedhjet e fundit elektorale.
“Në një kohë kur të gjitha pollet tregonin se kandidati ynë kuotohej 8 përqind më shumë, 15 përqind më shumë, 3 përqind më shumë, lajmet vinin të sigurta se Edi Rama po bën gjithçka për të përmbysur rezultatin. Dhe ky lajm qarkullonte, dua të jem shumë i hapur me ju, te të gjithë diplomatët e huaj në Tiranë. Dhe unë e ndiqja se çfarë po ndodh dhe ku po ndodh. Ditën e zgjedhjeve, duke e ditur se bandat do ushtrojnë terror mbi qytetin, kam mbajtur gjatë gjithë ditës lidhje me përfaqësuesit tuaj, kam nisur bashkëpunëtorë të mi nga Tirana në Velipojë. Ditën e zgjedhjeve ne e kemi akt civiliteti, e kemi festival lirie, ne nuk dalim me pushkë, nuk dalim me çifte për t’u përleshur me të tjerët.”, u shpreh ai.
Berisha tregoi se si merrte raportet që ditën e zgjedhjeve vende të caktuara ishin nën pushtim të plotë.
“Ditën e zgjedhjeve, përfaqësuesi im nga Tirana, më raporton se Velipoja është në pushtim të plotë. Se bandat e Pëllumb Gjokës, çdo votues që vinte, ia kapnin kokën ia ofronin te veshi, e shoqëronin dhe kur dilte nga qendra, kur tentonin të filmoheshin, reagonin ndaj tyre. Të gjitha këto të organizuara nga qeveria. Mos mendoni se ka banditë të guximshëm, banditët bëhen të guximshëm kur kanë pushteti. Nuk ka më frikacakë se ata. Të njëjtën gjë me bandat e tjera. Çfarë ndodhi? Autokolonë! Po pse e them pushtim unë? Sepse na është dashur shumë kohë të marrim videot e autokolonës.”, tregoi ai.
Berisha dha dhe një serë argumentesh se në Shkodër u vendos sundimi i partisë së krimit.
“Si u vendos sundimi i partisë së krimit në Shkodër? Ky sundim u vendos së pari duke liruar njerëzit nga burgjet dhe duke aktivizuar të gjitha bandat. Së dyti, u vendos duke hequr nga fleta e votimit, emrin e PD dhe drejtuesit të saj. Së treti, u vendos duke shpërndarë sasi të pakontrolluara parash për të blerë të drejtën e votës dhe për të blerë votën. Së katërti, u vendos duke hequr të drejtën e komisionerëve në gjysmën e qendrave. Së pesti, u vendos duke përdorur patronazhistët dhe aktivistët si polici sekrete terroriste elektorale. Mund të numëroj një seri faktorësh.”, tha Berisha në Shkodër./ CNA
Gazment Bardhi ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese ende nu...
Qeveria ka miratuar një vendim që ka të bëjë me digjit...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë për me...
Zv.kryeministrja Belinda Balluku gjatë komunikimit të vend...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, pas mbledhjes s...
Sot, më 13 dhjetor, do të zhvillohet në Bruksel samiti i r...
Pasditen e së martës, u mblodh Grupi Parlamentar i Par...
Sekretari për çështjet ligjore pranë Rithemelimit, Ivi...
Argita Malltezi-Berisha ka bërë disa dalje publike gjatë j...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar me tone të ashp...
A do të jenë të frymëzuar demokratët pa prijësin e tyr...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë të zhv...
SPAK ka kërkuar autorizimin për "arrest shtëpie" për i...
Të martën, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitet...
Të martën, deputetja Monika Kryemadhi, firmosi "live" shte...
Këtë të martë, SPAK iu drejtua me një kërkesë Kuvendit...
Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur sërish nga ...
Të martën, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imun...
Asnjë fjalë jo vetëm për aferën e inceneratorëve ku ja...
Pas kërkesës së SPAK-ut drejtuar Kuvendit për zëvendës...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...