“Filloi numërimi mbrapsht, kapitujt mbyllen brenda 2027-ës”/ Rama ndan videon nga Brukseli
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...

Gazment Bardhi ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë vendim për kalimin në seancë gjyqësore të kërkesës së deputetëve të opozitës lidhur me marrëveshjen e Shqipërisë për Italinë, për refugjatët.
Bardhi nënvizoi se Rama urdhëroi Kuvendin që të afrojë me një javë procedurën e miratimit nga Parlamenti, me qëllim që të kalojë sa më shpejt këtë marrëveshje.
"Në një akt të paprecedent, me heshtje dhe në shkelje flagrante të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë vendimin për kalimin në seancë gjyqësore të kërkesës së deputetëve të opozitës lidhur me Marrëveshjen me Italinë për emigrantët, akt që shoqërohet me pezullimin e procedurës parlamentare të ratifikimit të saj nga Kuvendi. Shqyrtimi paraprak i kërkesës është një proces formal, që nuk kërkon shqyrtimin në themel dhe as kohë për analizë të thelluar. Duke shfrytëzuar mosveprimin në kohë të Gjykatës Kushtetuese, nën dyshimin serioz të një koordinimi mes tyre, Edi Rama urdhëroi Kuvendin që të afrojë me një javë procedurën e miratimit nga Parlamenti, duke e përfshirë në Rendin e Ditës të seancës së nesërme, datë 14 dhjetor 2023", u shpreh Bardhi në një deklaratë për mediat.
Bardhi u bëri thirrje anëtarëve të Gjykatë Kushtetuese që t'i përmbahen betimit për t’ju nënshtruar vetëm Kushtetutes dhe jo interesave apo porosive politike të Edi Ramës.
"Edhe pse është njoftuar zyrtarisht për përshpejtimin e procedurave në Kuvend, mosveprimi në kohë i Gjykatës Kushtetuese për një çështje me natyrë urgjente, praktikisht asgjëson mundësinë e kontrollit kushtetues mbi përmbajtjen e marrëveshjes, që detyrimisht shqyrtohet përpara ratifikimit. Ky përbën aktin më të shëmtuar të dhunimit flagrant të Kushtetutës nga vetë Gjykata Kushtetuese, si një tjetër provë e kontrollit të plotë të saj nga Edi Rama. Asgjësimi i mundësisë së kontrollit kushtetues, si një e drejtë kushtetuese e deputetëve të opozitës, është atentat ndaj shtetit ligjor dhe rrënon besimin e publikut tek paanësia dhe pavarësia e Gjykatës Kushtetuese. Duke shprehur mospajtimin me mosveprimin në kohë të Gjykatës Kushtetuese dhe dhunimin flagrant të Kushtetutës prej saj, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike apelon anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që t'i përmbahen betimit për t’iu nënshtruar vetëm Kushtetutës dhe jo interesave apo porosive politike të Edi Ramës. Ata duhet të heqin dorë menjëherë nga bllokimi i shqyrtimit paraprak në kohë të kërkesës së deputetëve të opozitës, duke urdhëruar përpara ratifikimit të nesërm pezullimin e procedurës parlamentare. Zbatimi i Kushtetutës duhet të jetë i vetmi udhërrëfyes i veprimtarisë së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, dhe jo pengmarrja me projektligj apo premtimi korruptiv i Edi Ramës për rritje të shfrenuara të pagave të tyre, në këmbim të dhunimit flagrant të Kushtetutës dhe rolit që Gjykata Kushtetuese luan në një shoqëri demokratike", tha Bardhi./CNA
Qeveria ka miratuar një vendim që ka të bëjë me digjit...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë për me...
Zv.kryeministrja Belinda Balluku gjatë komunikimit të vend...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, pas mbledhjes s...
Sot, më 13 dhjetor, do të zhvillohet në Bruksel samiti i r...
Pasditen e së martës, u mblodh Grupi Parlamentar i Par...
Sekretari për çështjet ligjore pranë Rithemelimit, Ivi...
Argita Malltezi-Berisha ka bërë disa dalje publike gjatë j...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar me tone të ashp...
A do të jenë të frymëzuar demokratët pa prijësin e tyr...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë të zhv...
SPAK ka kërkuar autorizimin për "arrest shtëpie" për i...
Të martën, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitet...
Të martën, deputetja Monika Kryemadhi, firmosi "live" shte...
Këtë të martë, SPAK iu drejtua me një kërkesë Kuvendit...
Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur sërish nga ...
Të martën, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imun...
Asnjë fjalë jo vetëm për aferën e inceneratorëve ku ja...
Pas kërkesës së SPAK-ut drejtuar Kuvendit për zëvendës...
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur në deklar...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...