
Një tjetër dështim i Ministrisë Arsimit dhe Sportit. Kështu e quan PD skandalin e diplomave false që lëshoheshin në Shqipëri nga Kolegji Universitar “Wisdom” dhe që shiteshin në Itali për shuma 8-10 mijë euro.
Drejtuesja e departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula, në deklaratë për media është shprehur se Ministria e Arsimit dhe Sportit nuk mund të fshihet pas moscertifikimit të kuotave për vitin akademik 2024-2025!
Sula ka ngritur edhe pyetjen se sa kuota për studime universitare i janë dhënë “Wisdom”-it dhe sa diploma janë lëshuar për vitet 2023-2024, 2022-2023.
Sula ndër të tjera theksoi se piramida e korrupsionit në arsim në Shqipëri po zbulohet falë dosjeve hetimore të shteteve të tjera dhe se tashmë qeveria Rama e ka ngritur nivelin e narko-shtetit edhe në trafik të diplomave universitare!
Deklarata e plotë:
‘Trafikimi i diplomave’ është skandali i radhës që kap majën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
8000 diploma false të lëshuara nga kolegji universitar 'Wisdom' në Tiranë për shtetasit italianë tërhoqi vëmendjen e medias dhe të drejtësisë italiane.
Diplomimi i shtetasve italianë në Shqipëri shpreh agoninë e thellë që ka kapur majën institucionale të arsimit në vendin tonë – trafik diplomash edhe kur italianët nuk gjendeshin këtu e nuk merrnin pjesë në testime. Sipas të dhënave, rezulton se mijëra italianë kanë dhënë e marrë provimet e fakultetit e janë pajisur me diploma të studimeve të larta universitare e tituj akademikë pa kaluar ndonjëherë përmes dyerve të universitetit.

Në dosjen e drejtësisë italiane për skandalin e diplomave përfshihen zyrtarë të lartë shqiptare, si znj. Shqiponja Telhaj që kishte për funksion vlerësimin e diplomave për jashtë vendit, e cila ka favorizuar kolegjin universitar Wisdom – shprehen hetuesit italianë.
Drejtuesja e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit, e emëruar drejtpërdrejt nga kryeministri Rama, u korruptua me një çantë ‘Louis Vuitton’.
Në dosjen hetimore flitet edhe për eprorët e Sh. Telhaj, për ish ministren Evis Kushi dhe zv. ministren Albana Tole, për të cilat pritet së shpejti të ketë hapa ligjorë konkretë.
Me ardhjen në pushtet më 2013, Edi Rama deklaroi mbylljen e institucioneve jopublike të arsimit të lartë në emër të cilësisë për të cilën u zotua me të madhe.
Zoti Rama u kujdes për shfaqje propaganduese dhe gjithë këtë ndërhyrje që e cilësonte ‘të thellë’, ai, e kreu me dy standarde: mbylli disa e të tjerave, me emërime politike drejuesesh bordesh, u krijoi hapësirë për t’u marrë me trafik diplomash nga Shqipëria në Itali.
Ministria e Arsimit ka dështuar në të qenit garante e ligjshmërisë dhe e cilësisë!!! MAS nuk mund të fshihet pas moscertifikimit të kuotave për vitin akademik 2024-2025! Po për vitet 2023-‘24, 2022- ‘23 çfarë ka ndodhur? Sa kuota për studime universitare i janë dhënë Wisdom-it dhe sa diploma janë lëshuar?
Meqë shteti italian ka hetuar skandalin e diplomimit për shtetasit e vet – ngrihet çështja e diplomimit të shqiptarëve nga institucioni Wisdom-që me shumë gjasa e shumëfishon numrin e diplomave false.
Kush do t’i hetojë ato?
MAS duhet të bëjë publike raportet e inspektimit që ka zhvilluar në këto 10 vite në këtë institucion.
Piramida e korrupsionit në arsim- falë dosjeve hetimore të shteteve të tjera- po plotësohet.
Në ASCAL qenka AQUILA!
Në parauniversitar, Klea Rama!
Në Qendrën e Shërbimit Arsimor, quhet Aurora!
Tashmë qeveria Rama e ka ngritur nivelin e narko-shtetit: trafikon edhe diploma universitare!/ CNA
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një k...
Deputeti i PS-së, Vullnet Sinaj, ka përgënjeshtruar akuzat...
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka folur për skan...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, në një dek...
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Fjoralba Dizda...
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ka deklaru...
Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Korçës, Ivi Ka...
I ftuar në emisionin e Adi Krastës, ish-ministri i Dre...
Anëtarja e kryesisë së PD-së, Edith Harxhi, ka bërë nj...
Kryedemokrati Sali Berisha hodhi akuza të rënda ndaj kryem...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mallkoi k...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Te...
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ka zbu...
Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Korçës, Ivi Kaso ka...
Agron Duka, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, ngre ...
Kryeministri Edi Rama ka përfunduar takimin me drejtue...
Debate të shumta ka pasur në mbledhjen e Konferencës s...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka zbuluar se çfarë e ndan...
Ditën e sotme është mbledhur Konferenca e Kryetarëve ku ka...
Pas Asamblesë Kombëtare dhe mbledhjeve informale me qeveri...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...