Ngjela zbulon "sekretin"/ Pse DEA amerikane ka ardhur në Tiranë
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar njoftimin e ambasadës ...

Kandidati i PD për Bashkisë Kurbin, Behar Haxhiu ka shënjestruar kryeministrin Edi Rama pas vendimit të tij për t'i ardhur në ndihmë Turqisë me një shumë prej 1 milionë eurosh, pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin.
Në një reagim të tij në rrjete sociale ai ka denoncuar këtè veprim të kryeministrit i cili për instalacionet që ndërton para kryeministrisë harxhon 4 milionë euro dhe për fluturimet me chartera miliona euro të tjera.
Haxhiu ka akuzuar gjithashtu edhe kryetarin e bashkisë Kurbin se duhet të miratonte një fond financiar për Turqinë, pasi ajo ka qenë përfutuese e drejtëpërdrejtë e ndihmë nga Turqia pas tërmetit në Shqipëri.
"Tërmeti shkatërrimtar i 6 shkurtit që preku Turqinë ishte në kufijtë e një apokalipsi, ku numri i viktimave të identifikuara ka shkuar në mbi 49 mijë, më mijëra kanë mbetur të plagosur e miliona të pastrehë.
Kjo tragjedi që preku popullin turk, më solli ndërmend mëngjesin e trishtë të 26 nëntorit, kur tërmeti gjunjëzoi Shqipërinë, ku Kurbini ishte në hartën e zonave më të prekura, ndaj së bashku me banorët e kësaj treve më shumë se kurrë, sot solidarizohemi me dhimbjen e popullit turk.
Ishte qeveria turke, që mori përsipër ti gjendej pranë qytetarëve të Kurbinit, ku mori përsipër ndërtimin e 500 apartamenteve, premtim i mbajtur, pasi ndryshe nga objektet që mori përsipër të ndërtonte apo rikonstruktonte qeveria shqiptare, që janë ende në proces, në kompleksin e pallateve të ndërtuara nga qeveria turke në Kurbin banorët janë strehuar.
Mirënjohja është tipar dallues i popullit shqiptar, por sot ata që janë në krye të këtij populli nuk mishërojnë vlerat e tij.
U ndjeva i keq-ardhur kur kryeministri Rama në një program televiziv mori përsipër të dhuronte në emër të popullit shqiptar një shumë prej 1 milionë eurosh për qeverinë turke që po përballet me tragjedinë post-tërmet.
Të dhurosh 1 milionë euro për popullin turk, e të firmosësh tender 4 milionë euro për një instalacion vazosh në sheshpushimin e Kryeministrisë, tregon se më së paku nuk ke lidhje me mirënjohjen, por babëzia është I vetmi tipar që të karakterizon.
Ky kryeministër që vetëm për fluturime ka harxhuar së paku 22 milionë euro, meriton përçmim, pasi një ndihmë dinjitoze e shtetit shqiptar karshi qeverisë turke është plotësisht e mundshme, mjafton ti vihet fre korrupsionit galopant që ka bashkëshoqëruar qeverisjen.
Qeveria shqiptare është ende në kohë të rikuperojë këtë gabim, e ti gjendet pranë qeverisë turke me ato kapacitete financiare që shteti ynë ka.
Gjithashtu Bashkia Kurbin, përfituese drejtpërdrejtë e ndihmës së qeverisë turke në kuadër të projektit të Rindërtimit, përmes një vendimi të Këshillit Bashkiak, duhet të kishte miratuar një fond financiar si ndihmë për popullin turk, brenda atyre kapaciteteve financiare të këtij institucioni.
Ndërkohë sa i përket Bashkisë Kurbin shumë shpejt do vijë dita kur ky institucion do të japë llogari, pasi në krye do ketë një titullar të votëbesuar të qytetarëve të Kurbinit dhe jo të emëruar", shkruan ai./CNA.al
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar njoftimin e ambasadës ...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar pas akuzave të ngritu...
Kandidati për Tiranën Belind Këlliçi ka shenjështruar krye...
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi ka shpërthyer në aku...
Kur jemi rreth dy muaj larg nga zgjedhjet lokale të 14...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu ka zbuluar pl...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reagua...
Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ë...
Kreu i Partisë Demokrtaike Sali Berisha ka numëruar disa n...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e nisi takimin në...
Këshilli i Ministrave ka spostuar Besart Kadian si zëv...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh në një takim ...
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar ...
Ambasada Amerikane ka zbardhur takimin e diplomates së...
Lulzim Basha, kryetari i dorëhequr i Partisë Demokrati...
Gazetari Hysni Gurra ka reaguar pas daljes së ministrit të...
Deputeti Gazment Bardhi e cilëson si çështje të mbyllur do...
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka qëndruar për rreth 40 mi...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentu...
Endri Shabani i Nismës Thurje ka publikuar në rrjetet soci...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...