"Më kanë kërcënuar që nuk do të shoh dritën e diellit"/ Habit kandidatja e Alibeajt: Nuk e ha presionin
Kandidatja e Enkelejd Alibeajt për Bashkinë e Vaut të Dejë...

Partia Demokratike u ka dërguar një shkresë zyrtare ministrit të Drejtësisë, z. Ulsi Manja dhe ministrit të Brendshëm, z. Bledi Çuçi, për filllimin e hetimit për shkeljet e kryera nga kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani dhe administratori i Ndërkomunales Bushat, Agron Ceka.
Kërkesa vjen pas një denoncimi të bërë nga PD-ja për një vjedhje në shumën e 685 milionë lekëve.
Sipas dokumenteve, që PD ka publikuar më 17 qershor 2022, koncesionari privat që administron landfillin e Bushatit, i është drejtuar Gjykatës së Shkodrës, me një kërkesë për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit për 12 fatura të periudhës gusht 2017–gusht 2018, me vlerë detyrimi 500 milionë dhe kamata ligjore 185 milionë lekë.
Gjyqtari, pa verifikuar vërtetësinë e faturave dhe ekzistencën reale të detyrimeve, në shkelje flagrante të ligjit, më 13 shtator 2022, e pranoi kërkesën, duke njohur detyrimin e shoqërisë koncesionare në shumën 685 milionë lekë.
Deklarata e plotë e Albana Vokshit për mediat:
Partia Demokratike e Shqipërisë, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, z. Flamur Noka, u është drejtuar me një kërkesë zyrtare ministrit të Drejtësisë, z. Ulsi Manja dhe të Brendshëm, z. Bledi Çuçi, për filllimin e hetimit për shkeljet e kryera nga kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani dhe administratori i Ndërkomunales Bushat, Agron Ceka.
Kërkesa vjen pas një denoncimi të bërë nga kjo foltore, nga Sekretari i Çështjeve Ligjore dhe Zgjedhore, z. Ivi Kaso, të dokumentuar gjerësisht, për një vjedhje në shumën e 685 milion lekëve.
Sipas dokumenteve, që disponojmë dhe ua kemi vënë në dispozocion medias dhe zotërinjve ministra, më 17 qershor 2022, koncesionari privat që administron landfillin e Bushatit, i është drejtuar Gjykatës së Shkodrës, me një kërkesë për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit për 12 fatura të periudhës gusht 2017–gusht 2018, me vlerë detyrimi 500 milionë dhe kamata ligjore 185 milionë lekë.
Gjyqtari, pa verifikuar vërtetësinë e faturave dhe ekzistencën reale të detyrimeve, në shkelje flagrante të ligjit, më 13 shtator 2022, e pranoi kërkesën, duke njohur detyrimin e shoqërisë koncesionare në shumën 685 milionë lekë.
(Prova nr. 1 – Vendimi gjyqësor).
Pas zbardhjes së vendimit, shoqëria koncesionare ka vendosur në ekzekutim vendimin gjyqësor, nëpërmjet zyrës përmbarimore, duke njoftuar shoqërinë Ndërkomunale Bushat sh.a., një shoqëri 100% në pronësi të Bashkisë së Vaut të Dejës, për detyrimin në shumën 685 milionë lekë. Veprimi i parë që administratori, Agron Ceka, duhet të kishte kryer është verifikimi i ekzistencës së detyrimit që pasqyrohej në vendimin gjyqësor.
Siç rezulton nga llogaritë bankare të Ndërkomunalja Bushat sh.a., të 12 faturat kanë qenë plotësisht të shlyera.
(Prova nr. 2 – Nxjerrjet e llogarisë bankare)
Në këto kushte, veprimi normal që duhet të kishte kryer administratori Ceka është t’i drejtohej gjykatës, duke kërkuar pavlefshmërinë absolute të urdhrit të ekzekutimit, pasi detyrimi 685 milionë lekë nuk ekzistonte. Por, më 21 mars 2023, administratori Ceka ka lidhur një marrëveshje me kryetarin e Bashkisë së Vau të Dejës, Mark Babani (Prova nr. 3 – Marrëveshja) nëpërmjet së cilës ky i fundit merr përsipër që të kalojë 100 milionë lekë për shlyerjen e borxheve ndaj shoqërisë koncesionare. Edhe kryetari i bashkisë ka vepruar në shkelje flagrante të ligjit, pasi neni 54, germa “dh”, e ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, detyron kryetarin e bashkisë që për cdo ndryshim në buxhet të marrë miratimin e Këshillit Bashkiak.
(Prova nr. 4 – Buxheti i bashkisë 2023).
Jo vetëm miratimin e Këshillit Bashkiak nuk e ka marrë, por pa kryer asnjë lloj verifikimi për ekzistencën e detyrimit, Mark Babani kalon 100 milionë lekë nga paratë e taksapaguesve të Vau të Dejës, për një detyrim që nuk ekzistonte.
(Prova nr. 5 – Urdhri).
E gjitha nuk është gjë tjetër, vecse një skemë e paligjshme me qëllim vjedhjen e 685 milionë lekëve të qytetarëve të Vaut të Dejës.
Partia Demokratike u kërkon Ministrisë së Drejtësisë dhe të Brendshme, në cilësinë e organeve të ngarkuara nga Kushtetuta dhe ligji, për hetimin e veprimtarive të paligjshme, me pasoja të rënda ekonomike për qytetarët, fillimin e menjëhershëm të hetimit të shkeljeve të kryera nga administratori i Ndërkomunales Bushat sh.a., shtetasi Agron Ceka dhe kryetari i Bashkisë Vau i Dejës, shtetasi Mark Babani./ CNA.al
Kandidatja e Enkelejd Alibeajt për Bashkinë e Vaut të Dejë...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, së bashk...
Kandidati i PD-së së Alibeajt për Bashkinë e Tiranës, Rola...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka shpjeguar arsyen pse ...
Sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso, ka denoncu...
Kandidati i Enkelejd Alibeajt për Bashkinë e Tiranës, Rola...
Kandidati i PS-së për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci, ka ...
Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë ...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Sa...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka prezantuar rekom...
Deputeti i 362 votave Petrit Vasili ka deklaruar se kr...
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kë...
Ministrja Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë, ...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka deklaruar për med...
Ministiri i Brendshëm, Bledi Çuçi, pas mbledhjes së qe...
“Mandati i ardhshëm do të jetë një mandat i rritjes ek...
Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Elbasan, Luçia...
Kryetari i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha ...
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar rikthimin ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...