Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso, ka denoncuar korrupsionin në Bashkinë e Fushë-Arrëzit pas një auditimi të bërë nga KLSH në 2019-ën.
Korrupsioni është kryer nëpërmjet dy tenderave për rikontruksionin e shkollës së Iballës dhe rikontruksionin e shkollës së mesme në qytetin e Fushë-Arrëzit.
KLSH pas konstatimeve për shkelje ka kërkuar kallëzim penal për dy kompanitë që, në bashkpunim me zyrtarët të Bashkisë së Fushë-Arrëzit kanë shkelur ligjin.
“Bashkitë e Edi Ramës, të cilat ai i mori të gjitha pa garë para katër vitesh ose janë të falimentuara ose të korruptuara. Nga jugu në veri dhe nga lindja në perëndim, pushteti lokal i Rilindjes, edhe kur ushtrohet vetëm, pa pengesa dhe pa kontroll institucional të opozitës, dëshmon se nuk i shpëton dot oreksit të vjedhjes, madje i shtohet edhe më shumë babëzia.
Në një auditim të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Bashkinë Fushë-Arrëz në vitin 2019, me objekt aktivitetin përgjatë vitit 2017, dhe përputhshmërinë e prokurimeve me të ardhurat për periudhën 2017-2018, ka gjetur disa shkelje.
Dy më kryesoret janë një tender për rikontruksionin e shkollës së Iballës dhe rikontruksionin e shkollës së mesme në qytetin e Fushë-Arrëzit.
KLSH, pas konstatimeve për shkelje, ka kërkuar kallëzim penal për dy kompanitë që, në bashkëpunim me zyrtarë të Bashkisë së Fushë-Arrëzit kanë shkelur ligjin.
Shkeljet e evidentuara nga KLSH-ja janë konsumim i veprave penale të falsifikimit të dokumenteve, dhe e gjitha është bërë me qëllim paraqitjen e të dhënave të rreme për të fituar tenderat.
Shkelja e bashkisë, sipas KLSH-së, është se nuk ka bërë verifikimet e duhura. Më saktë nuk ka dashur të bëjë verifikimet e rastit, sepse për tenderat, të cilët i ka fituar bashkimi i dy kompanive, ka pasur dakordësi që më parë.
Pra, kemi të bëjmë, jo me shkelje nga pakujdesia, por me shkelje me dashje, me qëllime favorizimi dhe korrupsioni.
Kontrolli i Lartë i Shtetit për këto shkelje ka bërë kallëzim në Prokurorinë e Shkodrës.
Dosja është rrotulluar në sirtarët e kësaj prokurorie për tri vjet dhe vetëm para katër muajsh kjo Prokurori ka vendosur t’ia kthejë mbrapsht dosjen Prokurorisë së Pukës.
Skema është e qartë: kompanitë fituese me dokumentacion të rremë, për të mbrojtur veten dhe Bashkinë Fushë-Arrëz kanë ndërhyrë në prokurorinë e Shkodrës që ta 'mbyllin'çështjen, duke ia kaluar Pukës, një territori që ata e njohin dhe mund ta kontrollojnë më lehtë.
Gjasat janë që ky të jetë një tjetër krim pa ndëshkim i bashkive të Edi Ramës, një tjetër rast kur taksat e pukjanëve të shkojnë në xhepat e oligarkëve të zonës.
I bëjmë thirrje Prokurorisë së Pukës që të ndjekë germën e ligjit, jo ngjyrën e parave”, tha ai./CNA.al
Kandidati i Enkelejd Alibeajt për Bashkinë e Tiranës, Rola...
Kandidati i PS-së për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci, ka ...
Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë ...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Sa...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka prezantuar rekom...
Deputeti i 362 votave Petrit Vasili ka deklaruar se kr...
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kë...
Ministrja Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë, ...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka deklaruar për med...
Ministiri i Brendshëm, Bledi Çuçi, pas mbledhjes së qe...
“Mandati i ardhshëm do të jetë një mandat i rritjes ek...
Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Elbasan, Luçia...
Kryetari i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha ...
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar rikthimin ...
Kandidati i Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt p...
Ndryshe nga kandidatët e tjerë, Belind Këlliçi ka zgjedhur...
Në vijim të turit të gjelbër në kryeqytet, kandidati i...
Kandidati i opozitës për Vorën, Indrit Hoxha, zhvilloi sot...
Kandidati i Enkelejd Alibeajt për Tiranën, Roland Bejk...
Kandidati i opozitës për kryeqytetin, Belind Këlliçi d...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...