Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...

Kandidati i PD-së së Alibeajt për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit, të cilëve u prezantoi programin e tij, nga ku premtoi më shumë mbështetje për këtë sektor nëse e votëbesojnë më 14 maj.
Bejko tha se do të heqin taksën e infrastrukturës arsimore dhe sportive, si edhe do të përgjysmojnë taksën e pastrimit për bizneset. Po ashtu, Bejko ka premtuar edhe përgjysim të të gjitha taksave vendore.
Kandidati për Tiranën, u ndal edhe në qeverisjen e Erion Veliajt, për të cilin tha se kanë mbytur me gjoba bizneset dhe tha se programi i tij parashikon një marrëdhënie më të mirë mes këtyre dy palëve.
“Çfarë i duhet ekonomisë. Më pak gjoba, më pak presion nga ana e punonjësve të bashkisë dhe më shumë komunikim për të krijuar një lloj relaksi, për të kuptuar që bashkia dhe biznesi nuk janë armiq, nuk janë macja dhe miu, por janë partnerë. Bashkia që ne do të drejtojmë, nëse qytetarët na japin besimin, do të jetë në dispozicion për të trajnuar falas të punësuarit që merren me pagesat e taksave vendore të çdo biznesi në mënyrë të tillë që gjobat të mos jenë normalitet për bizneset, por raste përjashtimore. Qëllimi është jo ta ndjekim biznesin dhe ta gjobisim, por ta ndihmojmë që të mos gabojë. Nëse arrimë të krijojmë këtë lloj komunikimi edhe biznesi do ndihet më i relaksuar, do ketë më shumë besim dhe do kërkojë të bashkëpunojë me bashkinë.
Politikat tona dihen, nuk janë sekret, ne jemi për politika të tilla të zhvillimit me më pak taksa. Ne kemi menduar që të heqim taksën e infrastrukturës arsimore dhe sportive, përgjysmimin e taksës së pastrimit për bizneset, bashkia do të krijojë lehtësi fiskale dhe do të provojë financiarisht të gjitha masat që do të merren nga bizneset që synojnë prodhimin dhe kursimin e energjisë duke përdorur panele diellore, instalime cilësore nëpër godina, përdorimi i mjeteve hibride dhe elektronike dhe të gjitha format 'smart working'.
Bejko premton më shumë mbështetje për fermerët vendas dhe për këtë do të ndërtohen 5 qendra polifunksionale në hyrje dhe dalje të Tiranës, në të cilat do t'u jepet prioritet prodhimeve vendase. Këto qendra do të vendosen në Kamzë, Kashar, Vaqarr, Lundër dhe zona e Tufinës. Në këto qendra do të ketë edhe parking mbi dhe nëntokësor.
Ne do të jemi të parimit që prodhimet vendase, sidomos që vijnë nga Bashkia e Tiranës, të jenë prodhime që dominojnë tregun dhe për këtë do aplikojmë politikat e konceptit të konsumit me kilometrin zero.
Prodhimet vendase të fermerëve të Bashkisë së Tiranës edhe banorëve të fshatrave do jenë ato që do të marrin prioritet duke u krijuar lehtësira në treg. Do ngrihen 5 tregje publike në pesë pole multifunksionale. Do ndërtojmë 250 km rrugë rurale që i mungojnë kurorës së Tiranës, me qëllim që produktet familjare të fermave të dalin lehtësisht në Tiranë dhe të aksesojnë në këto tregje që ne kemi menduar në këto pesë hyrje të qytetit.
Bashkia do të ofrojë grante financiare për mbështetjen e aktiviteteve të biznesit të vogël e të mesëm, që veprojnë në fushat klasike dhe në ato inovative sipas mënyrës së përcaktuar në legjislacionin në fuqi, duke garantuar akses të balancuar gjinor”, tha Bejko.
Bejko tha se do të krijohen tri zona të lira ekonomike në zonën e Krrabës, Arbanës dhe Ndroqit.
Pikat për mbështetjen e biznesit
1- Përtej heqjes së taksës së infrastrukturës arsimore dhe përgjysmimit të taksës për pastrimin për bizneset, bashkia do të krijojë lehtësira fiskale dhe do të promovojë financiarisht të gjitha masat që do të merren nga bizneset që synojnë prodhimin dhe kursimin e energjisë (panele diellore, instalime cilësore në godina, përdorimi i mjeteve hibride dhe elektrike etj...) dhe të gjitha format e "smart working".
2- Bashkia do të jetë në dispozicion për të trajnuar falas të punësuarit që merren me pagesat e taksave vendore të çdo biznesi në mënyrë të tillë që midis biznesit dhe administratës vendore të krijohet një partneritet miqësor dhe i sinqertë në mënyrë të tillë që gjobat mos të jenë normalitet për bizneset, por raste përjashtimore.
3- Në Tiranë do të ngrihen dhe funksionojnë së paku 4 tregje publike të reja në të cilat do të promovohen produktet vendore tipike të shëndetshme dhe të sigurta. Biznesi i vogël, nëpërmjet veprimtarive nxitëse, të tilla si panaire e reklama në vende publike. Bashkia do te ofroje grante financiare për mbështetjen e aktiviteteve të biznesit të vogël e të mesëm, që veprojnë në fushat klasike dhe në ato inovative sipas mënyrës së përcaktuar në legjislacionin në fuqi, duke garantuar akses të balancuar gjinor.
4- Tri zona të lira ekonomike në zonën e Krrabës, Arbanës dhe Ndroqit për fuqizimin e ekonomisë së Tiranës. Inicim Ligj i ri i posaçëm për Tiranën./CNA.al
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka shpjeguar arsyen pse ...
Sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso, ka denoncu...
Kandidati i Enkelejd Alibeajt për Bashkinë e Tiranës, Rola...
Kandidati i PS-së për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci, ka ...
Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë ...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Sa...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka prezantuar rekom...
Deputeti i 362 votave Petrit Vasili ka deklaruar se kr...
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kë...
Ministrja Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë, ...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka deklaruar për med...
Ministiri i Brendshëm, Bledi Çuçi, pas mbledhjes së qe...
“Mandati i ardhshëm do të jetë një mandat i rritjes ek...
Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Elbasan, Luçia...
Kryetari i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha ...
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar rikthimin ...
Kandidati i Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt p...
Ndryshe nga kandidatët e tjerë, Belind Këlliçi ka zgjedhur...
Në vijim të turit të gjelbër në kryeqytet, kandidati i...
Kandidati i opozitës për Vorën, Indrit Hoxha, zhvilloi sot...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...