Rama: Këtë verë më shumë se kurrë turistë shqiptarë dhe të huaj, në bregdetin e Shëngjinit
Kryeministri Edi Rama thotë se bregdeti i Shëngjinit këtë vi...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur sërish akuza ndaj Qeverisë, teksa ka folur për sektorin e bujqësisë në një takim që po mban me fermerët në Kashar.
Për Berishën, ky sektor po vjen drejt rrudhjes, rënies dhe rrokullisjes. Ai pretendon se bujqësia është lënë pas dore, ndonëse e cilëson si një ndër sektorët më kryesorë të ekonomisë.
Sipas tij, Qeveria mban një qëndrim armiqësor ndaj fermerëve dhe bujqësisë.
“Ky sektor është në rrudhje, në rënie, në rrokullisje. Është jashtë çdo dyshimi sektori më i papërfillur nga qeveria, por mospërfillja është njëra anë, ndëshkimi është ana tjetër dhe ky është një nga sektorët më kryesorë të ekonomisë sonë, që jep mbi 20% të PBB, që punëson mbi 50% të forcës punëtore të grave dhe 35% të burrave në vend. Sektor që në vend se të zhvillohet, të fuqizohet, të mbështetet ka një rënie të madhe me pasoja shumë të rënda për vendin. Bujqësia është sektori i cili në të gjitha produktet e saj meriton dhe ka të domosdoshëm subvencionin. Subvencioni në bujqësi nuk është një humbje financiare, por është një histori fitimi për të gjitha palët, është histori fitimi sepse ai që merr subvencionin ndihmohet për një sukses më të madh, më të garantuar, mëkëmbja e tij është një interes direkt jo vetëm i familjes por i shoqërisë në tërësi.
Është në interes të mbarë shoqërisë sepse prodhimi, eksporti janë faktorë jashtëzakonisht të rëndësishëm në krijimin e balancave për një ekonomi të qëndrueshme. Kjo qeveri mban një qëndrim armiqësor ndaj fermerëve dhe bujqësisë. Mund t’ju duket i ashpër ky term, por jo nuk është, sepse nëse ai në sistemin fiskal ndëshkon fermerët, ai sillet si ta si një pushtues, jo si institucion i ligjit, nuk respekton ligjin, nuk respekton ato parime që janë të domosdoshme për një shtet ligjor. Ndërprerja e subvencioneve është njëra anë, por kjo vendos fermerët shqiptarë në kushte të pabarabarta me fermerët e vendeve përreth, për të mos thënë me fermerët e BE. Taksimi i njëanshëm me TVSH përbën një ndëshkim tjetër madhor për fermerët. Mungesa e stimulit për eksportet është një akt tjetër i papërgjegjshëm i kësaj qeverie”, theksoi kreu i PD-së./ B.A. - CNA.al
Kryeministri Edi Rama thotë se bregdeti i Shëngjinit këtë vi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reagu...
Deputetët e PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe Dhurata Çupi, janë...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është rikthyer ...
Deputeti i 362 votave, Petrit Vasili, është shfaqur i nerv...
Aktualisht 1 litër naftë shitet me pakicë për 221 lekë. Dep...
Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i kërkon qeverisë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, tha se mazh...
Një ditë më parë kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, refuz...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur për ...
Gjatë takimit me ekspertë të arsimit, kryetari i Parti...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është pyetur ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngrit...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të...
Kryeministri Edi Rama, ka publikuar pamje nga Palasë-Dhërm...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar lidh...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka reaguar ashpër n...
Deputeti Agron Gjekmarkaj, ka bërë sot avokatin e ish-...
Monika Kryemadhi, ish-kryetarja e partisë së incenerat...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...