Trump kërcënon Iranin: Do të godasim urat dhe termocentralet nëse nuk riktheheni në negociata
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...

Kryeministri Edi Rama ka nderuar rektorin e Universitetit të BOKU në Austri, Hubert Hasenauer, me Yllin për Mirënjohje Publike, për kontributin dhe përkushtimin e tij në transformimin e UBT-së.
Rama tha se tashmë Hasenauer i është bashkuar gjerdanit të austriakëve të tjerë që ndër shekuj kanë kontribuuar për Shqipërinë.
"Kjo e sotmja nuk është thjesht një ceremoni nderimi, por është edhe një moment simbolik që rinxjerr në pah lidhjen e dy traditave të vjetrave të lidhjes mes Shqipërisë dhe Austrisë. Nuk do të mjaftonte dot hapësira e një fjale të tillë për të përshkruar historinë që na lidhi së bashku. Ju profesor i bashkoheni një konstalacioni yjesh nga Austria që i bashkohen Shqipërisë.
Sot Houbert është i fundit i një zinxhiri të gjatë që shtrihet në shekuj dhe që zanafillën e ka në Vjenën që për herë të parë u dëgjua tingulli i shqipes në shek.XIX nga Gustav Meyer.
Ishin njerëz që e deshën Shqipërinë me shpirt dhe ata ishin shumë. Në fillim të shek.XX Theodor Anton Ippen, konsulli dhe diplomati austriak mori pjesë në konsolidimin e institucioneve shqiptare. Në ditarin e tij shkruhet se ai përsëriste një traditë që e kishte mësuar në Shkodër: më parë përshëndeten sytë pastaj duart.
Huberti nuk është i pari që dekorohet në këto vise, emri i tij do të mbetet këtu njëlloj si i paraardhësve.
Ajo që është mbresëlënëse është se Austria nuk e pa kurrë Shqipërinë si periferi, por si dritë që nuk duhet lënë të fiket dhe në takimet e mia e kam ndier se është filli i gjatë i marrëdhënieve. Ne e kemi shumë të stërvitur nuhatjen e të parit dikë nga lart-poshtë dhe kjo është frymë që vazhdon edhe në ditët tona.
Karl Gega tha se rrugët që bashkojnë njerëzit janë më të rëndësishme se ato që ndajnë shtetet, Aleksandër Moisiu i bëri njerëzit që të dridheshin me zërin e tij.
Në tërësi ishin 30 familje shqiptare që perandoria Austro-Hungareze i fisnikëroi".
Rama tha se ai ka mbjellë tashmë një pemë në një tokë shpirtërore dhe i dha trupës së UBT-së besimin e munguar dhe e ka rilindur këtë universitet.
"Ne erdhëm si miq të paftuar dhe ju imponuam një krushqi, ju besuat në forcën e dijes dhe mirësjelljes. Një njeri pa zhurmë dhe një drejtues i hekurt, një profesor që erdhi në Shqipëri jo për të dhënë mend, por për të mbjellë një frymë të re me delikatesë, respekt dhe durim, pa mbyllur hundët para shumëçkaje që mund ta bezdiste në realitetin tonë.
U soll me UBT-në si me një truall shpirtëror dhe mbolli një pemë të re.
Falë jush UBT-së i ka rilindur jo vetëm shpresa, por edhe besimi që mbështetet në një trupë akademike që individualisht i ka vlerat, por kolektivisht e kishte të vështirë të ndihej e bashkuar në një besim.
Ju profesor nuk jeni kurrsesi një i ditur për të thënë ato që di, por tani jeni pjesë e jona, me detyrim. Na ka dalë nami se jemi të dhunshëm, por ne duam pa kushte dhe me pahir, prandaj nuk ke nga lëviz sepse je xhevahir në vargun e gjatë të gjerdanit të miqësisë. Nesër ju do të përmendeni së bashku me emrat e tjerë në këtë komunitet shpirtrash që i vihen kësaj miqësie në të cilën ju po kontribuoni për ta bërë më të fortë. Ajo që i bashkon austriakët: asnjë nuk iu qas Shqipërisë për t’i marrë, por për t’i dhënë, mirënjohje".
Përveç dekoratës kryeministri Rama tha se Hasenauer-it do t’i jepet edhe pasaporta shqiptare.
"Së bashku me rektorin, kreun e Akademisë së Shkencave dhe ministren u jemi mirënjohës. Do të dëshiroja të vinit pranë meje për të marrë Yllin e Mirënjohjes dhe të përgatiteni për propozimin e prof. Skënderit sepse s’ka dy pa tre.
Nuk do të ikësh nga kjo botë si austriak, por si austriak dhe shqiptar pa lejen tuaj", deklaroi Rama./CNA
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturë...
Sot, në orën 10:00 do të mbahet seanca plenare, një seancë...
Ka përfunduar mbledhja e kryeministrit Edi Rama me deputet...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në selinë rozë ku ka ni...
Një sërë ndryshimesh janë bërë këtë të mërkurë në disa nga...
Këtë të mërkurë janë kryer dy ndryshime në prefekturat e v...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë deputetët e Qarkut Tir...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar sot lidhur me ndrys...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka bërë...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot lidhur me aksionin pë...
Ka nisur pak minuta më parë mbledhja e Konferencës së Krye...
Partia Demokratike ka propozuar emrat e anëtarëve të dy Ko...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dekla...
Ministria e Drejtësisë ka zhvilluar ditën e sotme një taki...
Kryeministri Edi Rama ka thirrur sot në një mbledhje kryet...
Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët me amba...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato,...
Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët me amba...
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot lidhur me publikimin e ...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzat...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...