SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...

Fatbardh Sallaku, rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, ndoshta nuk e kishte imagjinuar ndonjëherë se do ia përshtaste më mirë sesa sot, mbiemrin e tij forcës politike së cilës ai do t’i shërbejë.
Pas reprezaljes që SPAK bëri mes pedagogëve të këtij institucioni, ai pranoi urdhrin për të folur para grupit parlamentar të partisë në pushtet, që është ngërthyer në një proces shantazhi ndaj prokurorisë të posaçme. Me gojën që i thahej, me frymën që i merrej si një njeriu në hall, Sallaku u justifikua me argumente idiote se pse nuk kishte folur para mediave, por pikërisht në grupin e PS-së. “Po e bëj këtë që fjala ime të mos pritet dhe të dalë e plotë” tha ai, sikur e vetmja platformë moscensurimi në vend të ishte çerdhja e rilindasve.
Ai e shpuri absurdin edhe më tej, kur në një përpjekje për t’u çngjyrosur nga boja mavi, tha se qe i gatshëm të fliste edhe përpara auditorëve të tjerë, si për shembull përpara komisionit parlamentar për arsimin.
Me ngërçin e atij, që edhe është i detyruar të shërbejë për nënën parti, por edhe nuk do ta bëjë fytyrën baltë, rektori Sallaku filloi të broçkullisë jashtë temës së marrëdhënieve me drejtësinë për të cilën e kishin thirrur. Ai foli para deputetëve socialistë për lidhjen e universitetit të tij me atë Bocus të Vjenës, për diplomat duale, për vështirësinë që të binden studentët për të studiuar për agronomi apo veterinari. Me gjysmë zëri pranoi se SPAK-u i ka marrë telefonin dhe se ai qe i hapur për çdo hetim. Natyrisht sipas vijës politike të partisë nuk harroi shprehjen standarde sa për të larë gojën: “ne nuk e paragjykojmë drejtësinë”.
Pyetja që shtrohet pas dëgjimit të këtij belbëzimi të rrokjezuar dhe pa thelb është se ku ndryshon ky njeri që e konsideron veten akademik nga një patronazhist i rëndomtë? Çfarë diference ka midis Fatbardhit dhe atyre fatzezave si Çiljeta apo Luiza Gega, që shkonin protestonin para dyerve të SPAK-ut, për të mbrojtur njeriun që i kishte financuar garat apo koncertet?
Diferenca në përdorim ishte shumë e vogël. Por ama duhet thënë se partia di se kë zgjedh. Të njëjtin njeri e kanë futur më parë në xhep bosët e inceneratorëve. Universiteti Bujqësor pati nënshkruar kontratë me inceneratorin inekzistent të Tiranës, madje ka shumë artikuj dhe kronika televizive që dëshmojnë se sipas specialistëve të bujqësorit, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto e kanë transformuar zonën e Sharrës.
A mundet që njerëz të tillë të mos përdoren edhe nga pushteti që sot ka më tepër nevojë se kurrë? Fatbardh Sallakun e morën para grupit socialist për ta përdorur si kamikaz në betejën propagandistike, që Rama ka nisur gjoja për reformimin e drejtësisë. Ai u përdor thjesht si kukulla e radhës për t’i thënë SPAK-ut se partia nuk e lejon të kalohen disa limite. Prandaj duke e ditur këtë, ai doli live përpara gjithë shqiptarëve për të broçkullisur me frymën që i merrej dhe me gojën që i thahej, gjëra pa lidhje. Dhe pasi e kreu detyrën doli nga salla dhe nuk pati më guxim të fliste ndonjë fjalë para mediave./lapsi
Mjeku i njohur Erion Dasho ka njoftuar sot se ka vendosur ...
Në një kohë që PD zbuloi një tjetër skemë "5D" në Bashkinë e...
SPAK ka njoftuar sot se ka përfunduar hetimet ndaj ish-kry...
Sot janë shqyrtuar kërkesat e subjekteve politike për t'u ...
Zyrtarja e partisë “Demokratët Euroatlantikë”, Taulanda Ju...
Luli Basha ka reaguar mjaft i indinjuar për sulmet që ...
Kryeministri Edi Rama sot ka folur me gjuhën e ish krahut ...
Sot u mbajt mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demok...
Ish-prokurori i shkarkuar nga vetingu, Arjan Ndoja, që i s...
Këshilltarët e Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës k...
Kryetari i Forumit Rinor i PD-së, Besart Xhaferri, ka reag...
Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogd...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nderoi sot 22 in...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, i ka mbyllur gojën kryeminis...
KQZ do të mbajë sot një seancë publike ku do të shqyrtojë ...
Aktivistët e organizatës Qëndresa Qytetare u mbledhën sot ...
Dje shpërtheu në media një vendim i Strasburgut, vendi...
Erjon Bani, gjyqtari i Gjykatës së Posaçme (GJKKO), tha so...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, në tryezën e përbashkët ...
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në dëgjesën ku u mblodh...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...