web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama në konferencë me Von der Leyen: Diskutuam për integrimin, Planin e Rritjes për BP dhe Ukrainën

13 Tetor 2025, 11:06, Politikë CNA

Rama në konferencë me Von der Leyen: Diskutuam për integrimin,

Kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen po zhvillojnë konferencën e përbashkët për mediat. Ai tha se Von der Leyen dhe Komisioni Europian po i japin një vëmendje të veçantë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe integrimit të tyre europian. 

Rama tha se në takimin me presidenten e KE-së kanë diskutuar për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe luftën në Ukrainë. Ai theksoi se mbështetja për Ukrainën do të vijojë pa rezerva. 

"Presidentja dhe Komisioni Europian aktual i japin një vemendje të veçantë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë aspekt kemi folur për procesin e integrimit, që po ecën me shumë shpejtësi dhe shumë mbarësi. Folëm edhe për Planin e ri të Rritjes që KE i kanë vënë në dispozicion Ballkanit Perëndimor. Më vjen shumë mirë që edhe në këtë pikë morëm vlerësim pozitiv nga ana e presidentes dhe do të vazhdojmë të kryejmë me përpikmëri dhe këmbëngulje detyrat që kemi marrë përsipër. Kemi folur për bashkëpunimin dhe forcimin e sigurisë në rajon. Kemi prekur dhe çështjen e rezistencës së Ukrainës ndaj agresionit rus dhe edhe në këtë pikë jemi dakord që duhet të vazhdojmë të mbështesim pa rezervë Ukrainën. Kjo ishte një përmbledhje e shkurtër duke shprehur një falenderim për KE-në për faktin se po puna që po bëjmë për të çuar para procesin e negociatave nuk do të ishte siç është tani pa mbështetjen e Komisionit. Sigurisht falenderoj Von der Leyen për jo vetëm faktin që rikthehet në Shqipëri, por rikthehet e palëkundur në mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE.", u shpreh Rama.

Duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Rama tha se me ritmin që po ecet, brenda 2027 Shqipëria do të ketë mbyllur të gjithë kapitujt për procesin e integrimit.

"Ne edhe unë personalisht jo vetëm që besojmë atë që themi por bazuar në këtë besim ne zhvilluam para pak kohësh një fushatë të tërë zgjedhore, ku kërkuam shqiptarëvë mbështetje për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian. Ndërkohë që për sa i përket çfarë kam thënë unë për BE, nuk ju heq asnjë presje, pasi në atë periudhë, KE i propozontë Këshillit të hapnin negociata dhe Këshilli i refuzonte për shkak të dy ose tri vendeve që bëhenin pengesë. Por sot kemi hapur 5 grup kapituj në vetëm 11 muaj, kohë kjo rekord dhe sigurisht i kemi bërë detyrat tona. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm në do t’ja dalim që në 2027 të bëjmë detyrën tonë. Dhe KE e ka bërë gjithmonë detyrën e vet.

Kur thuhet 2027 thuhet që brenda 2027 do të mbyllen kapitujt. Dhe ne nga ana jonë që tja dalim duhet të përmbushin detyrat tona këtu. Nëse sot në marrim një vlerësim pozitiv vjen si rezultat i detyrave të bëra deri tani. Ne nga ana jonë do t’ia dalim mbanë duhet të bëjmë të gjitha detyrat, që janë shumë mirë të përcaktuar, plus edhe në planin e rritjes. Nëse sot ne marrim një vlerësim kaq pozitiv, kjo vjen si rezultat i detyrave të bërë deri tani. Detyrat nuk i bëjmë se na i kërkojnë apo se duam të kënaqim ata që nesër do na miratojmë anëtarësimin në Paris Apo Berlin, se Londra ka ikur në drejtim të paditur. I bëjmë detyrat për veten tonë sepse na bën më funksional si shtet. Për në procesi i integrimit është proces shtetbërje demokratike. Në fund kur komisioni të thotë ne mbaruam punën tonë, do të thotë që Shqipëria merr një certifikatë se jemi një shtet funksional demokratik. Pastaj si i tillë mund të hyjmë në BE dhe vijon procesi i përmirësimit, që nuk mbaron kurrë, as Gjermania nuk e ka mbaruar. Jemi fat që jemi në mes të Europës dhe kemi BE-në", tha Rama. /CNA





Lajmet e fundit nga