Kush do ta votojë Flor Binajn?
Aktori i “Portokallisë”, prezantuesi i “Piranjave”, Flor B...

Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka inspektuar punimet në kantierin e aksit të ri rrugor, Elbasan-Rrogozhinë, loti 5. Balluku u shpreh se ky ishte kantieri ku po punohej më mirë në korridorin e 8-të, ndërsa bëri me dije se ecuria e punimeve ishte 60%.
Ministrja ka bërë po ashtu me dije se brenda 1 korrikut të vitit të ardhshëm, do t’u jepet zgjidhje edhe 3 kilometrave të para të bypass-it të Elbasanit, pra pjesës së rrethrrotullimit të Bradasheshit, ku trafiku vijon të jetë makthi i qytetarëve dhe turistëve jo vetëm në sezonin veror, por gjatë gjithë vitit.
"Jemi në një nga kantieret që po ecën më mirë në korridorin e 8-të. Sidomos në këtë pjesë që nis nga rrethrrotullimi i Bradasheshit aty ku do të zgjidhim dhe problematikën e trafikut dhe më pas deri në Lekaj. Jemi tek Ura e Grykshit. I gjithë projekti ka 6 ura të mëdha. Ecuria e këtij kantieri është në 60%, krahasuar me fazat e tjera këtu është ecuria më e mirë. Në qershor të 2026 dëshirojmë të përfundojmë 18 km e parë të këtij segmenti shumë të rëndësishëm. Shpejtësia e projektimit në këtë segment është 140 km/orë, ndërsa e realizimit në 130 km/orë.
Kemi dy korsi nga secili krah, me 3.75 metra gjerësi dhe një korsi plus nga secili krah, që është korsia e emergjencës me 3 metra gjerësi. Pra, kemi tri korsi në të dy krahët duke na dhënë një autostradë të tipit A, e cila do të ketë një shpejtësi 130 kilometra në orë.
Duhet thënë që gjatë zbatimit të projekteve ka edhe ndryshime që konfirmohen dhe aprovohen në Këshillin Teknik të ARRSH dhe secila ka të bëjë me sistemimin e lëvizshmërisë në zonat e banuara në të dy krahët e autostradës.
330 metra të urës ndërtohen në shtratin e lumit Shkumbin dhe nuk ka asnjë problematikë teknike. Kjo është dhe koha më e mirë për të punuar sepse më vonë do të rritet niveli i ujit. 2025 ka qenë një vit i thatë dhe të gjitha kantieret e kanë shfrytëzuar këtë duke qenë se nuk ka pasur shira, ndonëse kjo nuk ka qenë situatë favorizuese për sektorin energjetik. Duhet të përshpejtoni se do të rritet niveli dhe do të krijohen problematika dhe komplekse.
Ndërkohë një tjetër pjesë e rëndësishme e projektit dhe që do të avancohet me shpejtësi është zgjidhja që do t'u japim 3 kilometrave të autostradës Tiranë-Elbasan, pjesa e rrethrrotullimit të Bradasheshit për t'u lidhur me fazën e parë të këtij projekti. Bypass-i i Elbasanit është një zgjidhje e shumëpritur. Edhe jashtë sezonit veror, trafiku mbetet i ngarkuar, veçanërisht të premten pasdite dhe të hënën në mëngjes. Qëllimi ynë është që deri më 1 korrik 2026 të përfundojmë 3 kilometrat e parë, përpara fillimit të sezonit veror", u shpreh ministrja Balluku.
CNA ka denoncuar disa herë radhët kilometrike të trafikut të krijuara në afërsi të rrethrrotullimit të Bradasheshit në aksin kombëtar Tiranë-Elbasan. Mungesa e Bypass-it të Elbasanit, por dhe një mosorganizim i forcave policore në rrethrrotullim, ka shkaktuar shumë herë fundjavave një trafik të rënduar duke u kthyer në një stres, lodhje apo humbje kohe për qindra e qindra turistë e qytetarë që vendosin të vizitojnë juglindjen e vendit./CNA
Aktori i “Portokallisë”, prezantuesi i “Piranjave”, Flor B...
Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, ka folur sot lidhur me mb...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, është shpreh...
“Luli i Vlorës”, Gjergj Nika, është ankuar për kreun e PD-...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, është shprehur...
Partia Demokratike ka miratuar 6 kandidaturat për zgjedhje...
Ditën e hënë Kuvendi do të shpallë vakancën për Avokatin e...
Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se, Prokuroria e Posaç...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Dorjan Teliti është shpre...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka shënjestruar Anxhela Papari...
Opozita i është drejtuar me një shkresë kryetarit të Kuven...
Kryeministri Edi Rama ka folur për anketimin për mësimdhën...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferenc...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dekla...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka ...
Kandidati i pavarur i mbështetur dhe nga opozita, Florjan ...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në datat 13 dhe 14 te...
Deputeti demokrat, Luçiano Boçi u shpreh sot se vendimi i ...
Florjan Binaj, kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës...
Florjan Binaj ka sfiduar Ogerta Manastirliun në një debat ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...