web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Luli i Vlorës” ankohet për Berishën

11 Tetor 2025, 11:55, Politikë CNA

“Luli i Vlorës” ankohet për Berishën

“Luli i Vlorës”, Gjergj Nika, është ankuar për kreun e PD-së, Sali Berisha.

Ushtari i Lulit, i cili është zhdukur nga politika dhe nuk është shfaqur më që pas humbjes së radhës në zgjedhjet e 11 majit, ku u shfaq duke i kënduar Ramës gjatë fushatës, nuk është i kënaqur me zgjedhjen e PD-së për të mbështetur kandidatët e pavarur që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale dhe si rrjedhojë nuk e mbështet dhe kandidatin për Vlorën, Dionis Sotën.

Sipas tij duhet të ketë kandidat me peshë reale politike dhe kontribute qytetare të prekshme, jo produkt kompromisesh, eksperimentesh apo mungesë emrash e alternativash.

Mbase, Gjergj Nika i referohet modelit të kryetarit të tij që është zhdukur pa nam e nishan, Luli Basha, që ka hyrë në histori si njeriu që ka humbur të gjitha zgjedhjet që janë bërë pas vitit 2013. 

Ja se çfarë thotë Luli i Vlorës 

Rrënimi i Partisë Demokratike

Nuk është e lehtë, madje është e dhimbshme të shohësh qytetin tënd të rrëshqasë nga një periudhë ku kandidaturat kishin qytetari, peshë, integritet, pasion dhe vizion, në një realitet ku gjithçka është kthyer në një lojë interesash, tallje dhe degradim moral.

Vlora ka pasur njerëz që kanë kontribuar me vlera të qarta qytetare dhe politike, por ndër vite, përfaqësimi lokal është dobësuar ndjeshëm.

Kryetarët dhe kandidatët për Bashkinë Vlorë ndër vite:

1992 – Kryetar: Elham Sharra

1996 – Kryetar: Gezim Zilja

1997 – Kryetar i komanduar: Agron Shehu

1999 – Esat Hasani

2003 – Kristaq Bisholla

2007 – Kreshnik Alimerko

2011 – Ardian Kollozi

2015 – Genc Deromemaj

2019 – Opozita nuk mori pjesë – asnjë kandidat

2023 – Hysni Sharra

2025 - (09 Nëntor) – Zgjedhje të parakohshme – kandidati?.... No comment

Kjo listë tregon qartë degradimin e procesit politik në qytet: nga gara reale dhe përfaqësim i peshës politike, në periudha ku mungon alternativa e vërtetë.

Kandidati i opozitës në Vlorë për zgjedhjet e pjesshme duhet të kishte peshë reale politike dhe kontribute qytetare të prekshme, jo produkt kompromisesh, eksperimenteve apo mungesë emrash apo alternativash.

Mbështetja e opozitës për kandidatë "jashtë politikës" nuk e zhvendos përgjegjësinë politike, sepse drejtimi i qytetit është përgjegjësi politike dhe institucionale.

Sot, në vend të pasionit dhe vlerave, kemi vetëm interes dhe degradim moral.

Kandidatura me integritet nuk është luks moral, por kusht minimal për përfaqësim real.

Por integriteti nuk është slogan. Nuk ka nevojë për deklarime, sepse njerëzit me integritet njihen nga jeta e tyre, nga mënyra si kanë jetuar e punuar, nga aftësia për të thënë “Jo”. Një njeri që ka heshtur përballë padrejtësisë, që ka përfituar nga pushteti apo që ka ndryshuar qëndrime sipas erës politike, nuk mund të bëhet papritur simbol i moralit publik.

Vlora ka nevojë për një kthesë të vërtetë, për njerëz me integritet, vizion dhe lidhje reale me qytetin.

Vlora nuk ka nevojë për kandidatë të opozitës dhe që janë dhuratë për pushtetin!/ CNA





Lajmet e fundit nga