Protesta e 46 kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Ka nisur protesta e 46 kundër qeverisë. Protestuesit janë...
Ka nisur protesta e 46 kundër qeverisë. Protestuesit janë...

Kryeministri Edi Rama, në episodin e sotëm të podcastit të tij “Flasim” ka folur edhe lidhur me vizitën e tij në Doha, Katar. Rama tha se në takimin me Kryeministrin e Katarit, Sheikun Muhamed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani kanë folur për shumë tema, ndërsa shtoi se ai do të vijë në Shqipëri në muajt e parë të vitit 2026.
Kreu i qeverisë tha se do të sjellin në vend një ndër ekselencat më prestigjioze të shërbimit spitalor, që sipas tij do të ndikojë pozitivisht në rritjen e standardeve të shërbimit publik spitalor.
“Para pak ditësh vizitova Dohën dhe kalova disa orë intensive diskutimesh me mikun tim të shtrenjtë, Kryeministrin e Katarit, Sheikun Muhamed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, një ndër udhëheqësit më të talentuar e më të respektuar të botës së sotme, i cili do të vijë me shumë dëshirë në Shqipëri në muajt e parë të vitit të ri. Prekëm shumë tema me Kryeministrin dhe do të përgatisim një agjendë ambicioze bashkëpunimi, që do ta bëjmë publike gjatë vizitës së tij në Shqipëri, por mund të them qysh sot se do të sjellim në vendin tonë një ndër ekselencat më prestigjioze të shërbimit spitalor, qoftë si praktikë private e qoftë si praktikë partneriteti publik–privat, çka do të ndikojë shumë pozitivisht në rritjen e standardeve të shërbimit tonë publik spitalor”, tha kryeministri.
Rama foli edhe lidhur me samitin europian për Planin e ri të Rritjes ku tha se u ndanë pikëpamje të vlefshme për integrimin e mëtejshëm ekonomik në rajon dhe integrimin tonë si rajon në Tregun e Përbashkët Europian.
“Edhe këtë javë Shqipëria u bë mikpritëse e një samiti europian, këtë herë mes vendeve të rajonit dhe Komisionit Europian, për Planin e ri të Rritjes, ku së bashku me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneren Europiane për Zgjerimin, miken e paçmuar të Shqipërisë, Marta Kos dhe skuadrën e saj të ekspertëve, bëmë një bilanc të ecurisë së planit të ri të rritjes, ndamë pikëpamje të vlefshme për integrimin e mëtejshëm ekonomik në rajon dhe integrimin tonë si rajon në Tregun e Përbashkët Europian. Shqipëria tanimë nuk ndalet dot nga askush dhe për asnjë arsye, ndërkohë që kuotat e saj ndërkombëtarisht vazhdojnë të rriten, me shumë punë këtu në Shqipëri e me shumë krenari e dinjitet në përfaqësimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”, u shpreh Rama. /CNA
Kryeministri Edi Rama në episodin e sotëm të podcastit “Fl...
Kryeministri Edi Rama ka folur në episodin e sotëm të podk...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaron se bashkimi i Partisë...
Në 81-vjetorin e Çlirimit të vendit, kryetari i Kuvendit, ...
PD ka nisur aksionin e saj opozitar, duke protestuar para ...
Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Ge...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi është shprehur përmes një...
Kryedemokrati Sali Berisha ka ndarë sot mesazhe të shumta ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kujtuar p...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar 113-vjetorin...
Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet soc...
Deputetja e Partisë Socialiste Zegjine Çaushi ka reaguar p...
Deputeti demokrat Flamur Noka deklaroi sot se opozita syno...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median e...
Në mjediset e Dhomës së Lordëve, dhoma e ulët e Parlamenti...
Deputeti demokrat, Luçiano Boçi deklaroi sot se Partia Dem...
Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar sot lidhur me ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar me...
Ditën e sotme në Ministrinë e Drejtësisë është zhvilluar t...
Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi i ftuar në Syri T...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...