Akuzat nga opozita/ Sara Mila: E kishin mbushur mendjen top, duhet ta luaja dhe unë tangon
Sara Mila ka qenë një nga emrat më të lakuar në politkë gj...

Qeveria ka miratuar sot Programit Kombëtar të Lehtësirave në Aviacionin Civil dhe organizimin e funksionimin e Komitetit Kombëtar të Lehtësirave në Aviacionin Civil.
Përmes një VKM-je, përcatohen detaje nga mënyra sesi do të ndahet organigrama dhe so do të zhvillohen mbledhjet e Komitetit.
V E N D I M
PËR MIRATIMIN E PROGRAMIT KOMBËTAR TË LEHTËSIRAVE NË AVIACIONIN CIVIL DHE ORGANIZIMIN E FUNKSIONIMIN E KOMITETIT KOMBËTAR TË LEHTËSIRAVE NË AVIACIONIN CIVIL
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 3 e 4, të nenit 129, të ligjit nr.96/2020, “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e Programit Kombëtar të Lehtësirave në Aviacionin Civil, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Për zbatimin e këtij programi ngrihet Komiteti Kombëtar i Lehtësirave në Aviacionin Civil (në vijim, Komiteti), i cili përbëhet nga:
a) drejtori ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil – kryetar;
b) një përfaqësues i nivelit i mesëm ose të lartë drejtues nga ministria përgjegjëse për transportin – anëtar;
c) drejtori i drejtorisë përgjegjëse për migracionin nga ministria përgjegjëse për punët e brendshme – anëtar;
ç) drejtori i drejtorisë përgjegjëse për lëshimin e pasaportave nga ministria përgjegjëse për punët e brendshme – anëtar;
d) një përfaqësues i nivelit të mesëm ose të lartë drejtues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit – anëtar;
dh) drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave – anëtar;
e) një përfaqësues i nivelit të mesëm ose të lartë drejtues nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale – anëtar;
ë) një përfaqësues i nivelit të mesëm ose të lartë drejtues nga ministria përgjegjëse për turizmin – anëtar;
f) një përfaqësues i nivelit të mesëm ose të lartë drejtues nga ministria përgjegjëse për bujqësinë dhe zhvillimin rural – anëtar;
g) përfaqësuesi i përzgjedhur nga operatorët ajrorë, që operojnë në Shqipëri – anëtar;
gj) përfaqësuesi i përzgjedhur nga operatorët e shërbimeve të përpunimit në tokë në aeroportet ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë – anëtar;
h) drejtorët ekzekutivë të enteve menaxhuese të aeroporteve në Shqipëri.
3. Komiteti mblidhet dy herë në vit me njoftim të kryetarit. Komiteti mund të mbajë mbledhje ad-hoc kurdo që konsiderohet e nevojshme, me qëllim rishikimin e situatës së lehtësirave dhe gjetjen e zgjidhjeve për problemet që mund të hasen.
4. Në mbledhjet e Komitetit mund të ftohen të marrin pjesë ekspertë me njohuri specifike dhe që mund të përbëjnë një interes të veçantë për të.
5. Komiteti ka një sekretar, i cili është punonjës i Autoritetit të Aviacionit Civil dhe është përgjegjës për kryerjen e të gjitha përgatitjeve administrative për mbledhjet e Komitetit në bashkëpunim me kryetarin.
6. Data, ora dhe rendi i ditës së mbledhjes u njoftohen me shkrim anëtarëve të Komitetit të paktën 10 (dhjetë) ditë përpara mbledhjes.
7. Për çdo mbledhje, sekretari i Komitetit mban procesverbal dhe e shpërndan tek anëtarët e Komitetit brenda 15 ditëve nga përfundimi i mbledhjes.
8. Ngarkohen Autoriteti i Aviacionit Civil dhe Komiteti Kombëtar i Lehtësirave në Aviacionin Civil për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”./CNA
Sara Mila ka qenë një nga emrat më të lakuar në politkë gj...
Emërohet prefektja e re e Qarkut të Vlorës. Sipas një Vend...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka dalë...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka është shpreh...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa e ka cilësu...
Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidatin për Bashkinë ...
Ish-deputeti, Dashnor Sula e cilësoi sot vrasjen e gjyqtar...
Ka përfunduar mbledhja e sotme e Grupit parlamentar të Par...
Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike,...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në mbledhjen me grupin par...
Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Og...
Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se në zgjedhjet e pjes...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen...
Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me kryeb...
Kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams, në ditën e dytë t...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen...
Të dielën e 9 nëntorit 2025 do të zhvillohen zgjedhjet e p...
Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend projektligjet pë...
Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord për shtyrjen e ngr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...