Tubimi i 45-të/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës me thirrje kundër qeverisë
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Grigles Muçollari ka folur për aplikacionin Aktivisti dhe patronazhistët.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Muçollari, shkruan se Partia Socialiste është kthyer si “Big Brother”, që vëzhgon gjithkënd dhe se i është qepur nga pas punonjësve të administratës duke i detyruar të bëjnë komente, pëlqime apo të shpërndajnë postime që publikon kryeministri apo ministrat e tij.
Ndër të tjera, Muçollari e ka cliësuar si një njësi terrori “Aktivistin” për punonjësit e shtetit .
“Kush është Aktivisti? Kur plasi skandali i patronazhistëve vërshuan mijëra komente në rrjete sociale. Unë kam memorizuar disa që i kam hasur më shpesh: Po patronazhisti a ka një patronazhist? Patronazhisti patronazhon dhe patronazhohet.Patronazhisti patronazhon patronazhistët.Këto mund të na duken lojëra fjalësh, por ja që ku ka zë s'është pa gjë.
Logjikisht patronazhisti diku raporton. E ka dikë mbi kokë që e mbikëqyr dhe kontrollon. Po, quhet Aktivisti dhe është aplikacion i Partisë Socialiste në shërbim të qeverisë.
Qeveria iu është qepur pas punonjësve të administratës publike dhe i detyron që rrjetet e tyre sociale t'i kalojnë në shërbim të saj, të bëjnë like, të komentojnë "bravo" kryeministrin, ministrat apo institucionin ku punojnë. Kështu e mat qeveria vigjilente performancën e administratës. Kështu vlerëson devotshmërinë ndaj partisë qeverisëse. Nuk ka rëndësi punojnë apo jo. Prioritet janë pëlqimet, komentet entuziaste dhe shpërndarjet masive të postimeve të shefave te partise.
Shqiptarët që punojnë në administratën publike trysnohen çdo ditë nga Aktivisti. Thënë ndryshe një Big Brother, ku partia-qeveri, porsi vëllai i madh, shikon gjithçka dhe gjithkënd.
I gjithë ky investim bëhet për të krijuar partinë shtet, një autoritet mbi autoritetet, mbi ligjet dhe të drejtat. Një Shqipëri e gënjeshtërt dhe paralele e realitetit.
Shumëkush mund të mendojë se shqiptarët që punojnë në shtet nuk e hanë bukën kot, u bëjnë like shefave dhe kthehen në shtëpi të lumtur. Mes tyre ka shumë drejtorë, shefa sektorësh e inspektorë të korruptuar, që janë aty për të bërë gola në fondet publike. Po mes tyre ka edhe qytetarë që, pavarësisht presionit nga PS-të, mundohen ta mbajnë vendin e punës pastër, mundohen me ndershmëri dhe profesionalizëm, duke i bërë bisht Aktivistit. Një shembull të tillë po e ilustroj me foto, ku punonjës të administratës publike nuk i përgjigjen udhëzimeve nga partia.
Ndoshta sepse janë taksapagues si ne, të vjedhur si ne, që meritojnë të vlerësohen, të trajtohen me respekt dhe dinjitet.
Me kërcënimet që marrin çdo ditë për vendin e punës duhet të gjejnë forma të tilla kundërvënieje dhe rezistence qytetare, si publikimi i kësaj bisede apo denoncimi anonim, për të moslejuar që partishteti t'i mbivendoset dinjitetit të tyre. Mund edhe të presin ditën e zgjedhjeve dhe të zbrazin aty të gjithë mllefin, për t'i dhënë mësim çdo force politike që do të qeverisë, të mësojë të respektojë e të mos luajë me dinjitetin njerëzor.
Për t'i dhënë përgjigje pyetjes në titull, Aktivisti është prova më domethënëse e instalimit të partisë-shtet. Një njësi terrori për punonjësit e shtetit dhe jo vetëm”, ka shkruar Grigels Muçollari./ CNA.al
Këshilli i legjislacionit është mbledhur për të shqyrtuar...
Deputetja Albana Voksgu e ka cilësuar si nul mbledhjen për...
Përplasje dhe debate të forta po ndodhin në mbledhjen ...
Deputetja e Lulzim Bashës, Flutura Açka , dje ka surprizua...
Komisioni i Votimit dhe Etikës do të mblidhet sot për të d...
Ish-kryeministri, Sali Berisha, gjatë një intervite me...
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reagua...
Ish-deputeti Myslim Murrizi është tallur me kryeminist...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzu...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka bërë një paralajmërim pë...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fo...
Sali Berisha gjatë një takimi të zhvilluar sot me të rinjt...
Kreu i PD-së zhvilloi sot një takim me të rinjtë e FRPD-së...
Pas skandalit McGonigal dhe përfshirjes së emrit të kryemi...
Pak ditë para protestës së 11 shkurtit, kryedemokrati Sali...
Deputeti dhe kandidati i PD-së në zgjedhjet vendore, L...
Kreu i Grupit të PD, Enkelejd Alibeaj pas mbledhjes së Kon...
Kërkesa e opozitës për të ngritur një komision hetimor për...
Në konferencën e kryetarëve, mazhoranca ka rrëzuar kërkesë...
Partia e Lirisë, ka vijuar edhe sot me akuzta ndaj kryemin...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...