Vrasja e efektivit/ Klodiana Lala: Duhet hetim i thelluar, kemi një dëshmor por asnjë dorëheqje
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...

Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për progandën e tij në shëndetësi.
Në deklaratën nga selia blu, Alimehmeti tha se Rama mashtroi me "pagat si në Gjermani" në sektorin e shëndetësisë dhe theksoi se e vetmja zgjidhje është largimi i tij.
Sipas Alimehmetit, gjithçka që deklaron në media është për fushatë, pasi jemi në prag të zgjedhjeve të 14 majit.
Deklarata e plotë e Ilir Alimehmetit:
Nga Kongresi i parë politik i Shëndetësisë, që mund të quhet edhe “i vazhdimësisë së propagandës”, kryeministri Rama, tha se, më 30 prill, të gjithë mjekët specialistë do të marrin një shtesë prej 50 mijë lekë të reja bruto në rrogë.
Çfarë po ndodh: Rama nuk e mban mend apo nuk merakoset për atë që ka thënë një muaj, një vit apo katër më parë?
Pikërisht para katër vitesh, ai u taksi një bonus mrekullibërës mjekëve specialistë, duke ua deklaruar rrogat nga 2 deri në 2500 euro.
“Nuk kanë nevojë të shkojnë në Gjermani, sepse edhe taksat atje i kanë më të larta”, shprehej kryeministri, i cili nuk kuptohet më kur e ka seriozisht dhe kur bën shaka.
Shakaja e tij e fundit, rrogat sa në Gjermani, më 19 shkurt 2019, rikthehehet sot pas katër vjetësh, ne te njëjtën periudhe, para të njëjtës fushate zgjedhjesh vendore, por në një formë tjetër.
Ajo që duhet theksuar është se kryeministri e ka ulur stekën sivjet: para katër vitesh thoshte se do i bënte rrogat sa Gjermania, tani thotë se do të arrijë nivelin e Serbisë.
Fakti është një: Ai nuk arrin as nivelin e Kosovës. “Qeveria Kurti” i ka rritur me 601 euro rrogat e mjekëve specialistë. Ndërkohë pagat e mjekëve të përgjithshëm dhe infermierëve janë rritur me 37 përqind.
Kjo është si dita me natën me rritjen prej 7 përqind të “qeverisë Rama”, një shtesë që nuk arrin dot as indeksimin nga rritja e çmimeve.
Këto janë vendime qeverie në Kosovë, ndërsa në Shqipëri ende mbeten llafe boshe. Rama e ka në dorë që premtimin ta kthejë në vendim qeveri, por nuk e ka bërë dhe nuk do ta bëjë. Kjo sepse e ka premtim fushate, e ka shaka.
Shakaja, kur bëhet disa herë, nuk është më gazmore, por kthehet në tallje.
Me kë tallet kryeministri i Shqipërisë veçse me trupën e mjekëve dhe me qytetarë shqiptarë, të cilët çdo ditë përplasen dyerve të spitaleve?
Arsyeja e talljeve të kryeministrit, është se ai kujton se njerëzit harrojnë, dhe e dyta, sepse ka hyrë në fushatë. I duhet të përsërisë premtimet e vjetra në forma të reja.
Mjekët dhe infermierët e kanë kuptuar shakanë, dhe nuk ia kanë pranuar talljen kryeministrit. Për këtë arsye ata ikin çdo javë e çdo muaj, me dhjetëra, drejt Gjermanisë apo ku të munden. Hemorragjia e ekipeve shëndetësore është një plagë për sistemin dhe për qytetarin shqiptar, që sëmundja dhe halli e çon nga spitali në spital.
As qytetarët nuk ia pranojnë shakanë dhe talljen sepse, edhe ata si mjekët, po ikin nga sytë këmbët, në vende ku mund t’i vizitojnë spitalet si pacientë, dhe jo si klientë.
Por ikja, të dashur kolegë mjekë, dhe të respektuar shqiptarë, nuk është zgjidhja. Një i ikur është përgjithmonë një i sëmurë për të afërmit dhe vendin e vet.
Zgjidhja është një: të largojmë të sëmurin politik që qytetarët i sheh si pacientë, të cilët mund të shërohen me propagandë boshe, dhe burimet ekonomike të vendit si një minierë për klientët e tij dhe të qeverisë.
Partia Demokratike, siç ka qenë edhe vazhdon të jetë pro rritjes së rrogave të mjekëve dhe infermierëve, gjë që e ka bërë fakt gjatë qeverisjes së saj.
Por, ne jemi që rrogat të rriten për të gjitha profesionet dhe sektoret në letër, jo në televizion. Në realitet, jo në fushatë, dhe për propagandë.
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, teksa shqyrton kërkesat ...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, po shqyrton dy kërkesat ...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka miratuar kërkesën...
Kryeministri Edi Rama ka folur rreth ligjit për profes...
Kryeministri Edi Rama ka ironziuar opozitën dhe akuzat...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar i PD-së, Edvin Kullur...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Kryesinë e Partisë S...
Sot KQZ do të vendosë mbi fatin e Partisë Demokratike,...
Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur për ...
Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu është shprehur...
Sekretari i PD për çështjet zgjedhore, Ivi Kaso, u pye...
Sekretari i PD-së për çështjet zgjedhore, Ivi Kaso, ka...
Deputeti i Partisë Demokratike,Oerd Bylykbashi është shpre...
Kandidati për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka takuar...
Kristaq Kume, ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ...
Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti ka folur në lidhje m...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e ka konsideruar n...
Kandidati i PD për Bashkisë Kurbin, Behar Haxhiu ka shënje...
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar njoftimin e ambasadës ...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar pas akuzave të ngritu...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...